19/05/2020

Një test serologjik apo “antibody tests” janë teste laboratorike që përdoren për të përcaktuar praninë ose jo të antritrupave specifike, të cilat janë proteina specifike që lindin si pasojë e një infeksioni të caktuar. Antitrupat përgjithësisht gjenden në gjakun e njerëzve pas kalimit të infeksionit specifik dhe prania e tyre përgjithësisht tregon se sistemi imun i organizmit ka reaguar ndaj këtij infeksioni specifik. Testet serologjike janë shumë të rëndësishme për të zbuluar infeksionet e kaluara asimptomatike apo me shenja të lehta klinike josinjifikante.

Testi aktual që përdoret në QSUNT shfrytëzon teknologjinë MCLIA dhe është desinjuar për të zbuluar antitrupat që lindin në përgjigje të pranisë së SARS Cov 2 dhe shmang zbulimin e antitrupave që lindin nga koronaviruset e tjerë.

Ishte ideja e stafit të Laboratorit Mikrobiologjik futja e testimeve serologjike për survejancën serologjike të grupeve në risk për Covid-19. Njësia e diagnozës  serologjike është përgjegjëse për këtë process dhe po realizon këtë survejancë. Të dhënat e saj do të ndihmojnë në vendimarrjen e mëtejshme të reagimit të shoqërisë ndaj Covid- 19.

Si po realizohet testimi serologjik në Laboratorin Mikrobiologjik në QSUNT?

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUNT prej më se një muaji kanë filluar të aplikohen testet serologjike që shërbejnë për të përcaktuar praninë e antitrupave specifike ndaj virusit SARS Cov 2, shkaktarit të sëmundjes Covid 19.

Studimi është hartuar sipas një  protokolli të mirëpërcaktuar me pjesmarrje të shërbimeve të ndryshme të QSUNT-së si Shërbimi i Laboratorit të Mikrobiologjisë, Shërbimi Infektiv, Shërbimi i Pediatrisë Infektive etj., të koordinuar dhe drejtuar nga Drejtoria e QSUNT-së. Studimi do zhvillohet në disa faza dhe ka për qëllim të mbledhi sa më shumë informacion për përhapjen e Covid 19 në grupet në risk si Personelin Shëndetësor dhe Punonjësit e Rendit si dhe në popullatë .

Në fazën e parë të tij fokusi është drejtuar kah punonjësve të shëndetësisë si grupi më në risk pasi është në kontakt të vazhdueshëm më të sëmurët me Covid 19 pra dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë me virusin.

 

Prof. Dr. Andi Koraqi

Shef i Shërbimit të Laboratorit Mikrobiologjik

Posted in Lajme by admin qsut
30/01/2020

Një ndërhyrje e rrallë në tru në një paciente 54 vjeçare, u realizua në QSUNT nga ekipi mjekësor i udhëhequr nga prof. Mentor Petrela, me asistencën e neurokirurgut me famë botërore, prof. Henry Marsh.

Kjo është hera e dytë që ndërhyrja delikate e heqjes së masës tumorale në tru, me pacientin zgjuar realizohet nëQSUNT me prof. Henry Marsh.

Punë fantastike e ekipit të Neurokirurgjisë, me mbështetjen e pakursyer të neurokirurgut britanik, i cili rikthehet në Shqipëri edhe për leksionet mbi inteligjencën artificiale dhe komunikimin me
studentët e mjekësisë në Tiranë.

Posted in Lajme by admin qsut
18/01/2020
Posted in Lajme by admin qsut
18/01/2020

Foto nga ambjentet e reja të Bllokut Operator Kirurgjikal dhe nga Shërbimi i Kirurgjise së Prgjithshme I dhe Sherbimi i Kirurgjise së Përgjithshme  dhe Digjestive II.

Posted in Lajme by admin qsut
03/11/2019

Arbana u zbulua rastësisht nga një vizitë rutinë për problemin e madh që kishte në zemrën e saj.Menjëherë ka kryer ndërhyrjen e vështirë dhe sot mund t’i rikthehet jetës normale si të gjithë fëmijët e tjerë.

Por nuk është e vetmja, ekipi i kardiokirurgjisë në QSUNT ja ka dalë të kryejë ndërhyrje shumë delikate edhe tek fëmijë shumë të vegjël duke u shpëtuar jetën!

Posted in Lajme by admin qsut
31/10/2019

Për herë të parë në shërbimin publik ekipi i mjekëve të spitalit Onkologjik në QSUNT, drejtuar nga Prof. Ass.Helidon Nina, mbështetur nga mjekët italianë, kanë realizuar me sukses rikonstruksionin e gjirit përmes teknikave më inovatore që përdoren sot në botë, me aplikimin e teknikës së protezës prepektorale dhe linfonoduli sentinel në axille me lëndë radioactive, tek një 37 vjeçare e diagnostikuar me kancer gjiri.

Posted in Lajme by admin qsut
10/10/2019

Nga puna ne Bllokun e ri Kirurgjikal dhe nga Sherbimi i Kirurgjise I dhe III

Posted in Lajme by admin qsut
07/09/2019

Shërbimi i Djegie Plastikës në PAI Polivalent, finalizoi me sukses proçesin e Akreditimit. Një proçes shumë i rëndësishëm në standartizimin e proçedurave dhe mekanizmave që përmirësojnë ndjeshëm cilesinë e kujdesit ndaj pacientit.

Akreditimi nisi në Janar të vitit 2018. Një proçes i mbështetur maksimalisht nga Titullari i Institucionit, i koordinuar nga Drejtoria e Performancës Spitalore dhe i mbeshtetur nga strukturat e tjera administrative dhe mjekësore te Q.S.U.N.T. si Drejtoria e Burimeve Njerezore, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, stafi i Polit të Administrimit të Integruar te Spitalit Polivalent dhe stafi i Shërbimit të Djegie Plastikës, drejtuar nga Prof. Gjergji Belba.

Me shumë punë dhe përkushtim arritëm të plotësojmë standartet e Akreditimit, duke e çertifikuar këtë shërbim, për një periudhë 5 vjeçare. Puna do të vijojë me qëllim Akreditimin e të gjithë shërbimeve mjekësore të QSUNT.

Posted in Lajme by admin qsut
18/07/2019

Investimi i ri në Qendrën e Hemodializës QSNUT, tani pacientët e marrin këtë shërbim cilësor, në kohë dhe afër vendbanimit.
1302 pacientë e marrin shërbimin falas, me kushte dhe standarde bashkëkohore në gjithë vendin.

Posted in Lajme by admin qsut
02/07/2019

Për herë të parë aparatura me sensorë alarmi që sinjalizojnë gjendjen e pacientëve.Në QSUNT “Nënë Tereza” në kabinetin e Hemodializës trajtohen 110 pacientë kronikë, të cilët cilët vuajnë nga sëmundjet renale kronike të stadit të V dhe që duhen trajtuar me terapi renale zëvendësuese (Dializë), duke kryer rreth 1 mijë seanca dialize çdo muaj & afërsisht 12.500 seanca në vit së bashku me urgjencat.

Në këtë shërbim për herë të parë u realizua Procedura e Marrëveshjes Kuadër prej të cilës u arrit lidhja e një kontrate me afat kohor 3-vjeçar për përdorimin e aparaturave me teknologji bashkohore të vitit 2019 si dhe duke i kursyer rreth 800 mijë euro Buxhetit të Shtetit.

Nga kjo Marrëveshje u arrit kryerja e procesit të Dializës sipas standarteve dhe udhërrëfyesve internacionalë duke siguruar 22 aparatura të reja, të cilat bëjnë të mundur kryerjen e procedurave dialitike sipas karakteristikave klinike të pacientit dhe ulin në maksimum infeksionet virale pasi dezinfektimi në

sistemin e brendshëm dhe të jashtëm i këtyre aparaturave, është maksimal.

Dezifektimi i kombinuar me të ngrohtë dhe të ftohtë si dhe aplikimi i dezifektimit me “katrixhe” ul në maximum qarkullimin e elementeve toksike në sistem.

Nga ana tjetër, sistemi i aparaturave të reja bën të mundur edhe reduktimin e kohës së përgatitjes së aparateve, duke ulur kohën pritjes së pacientëve ndërmjet seancave të Dializës.Në këto kushte rritet cilësia e shërbimit dhe përfitimet shëndetësore të pacientëve që kryejnë proçesin e Hemodializës dhe rrisin cilësinë e tyre të jetesës.“Përveç rritjes së cilësisë të shërbimit që marrin pacientët edhe për personelin mjekësor që punon në këtë shërbimin, kushtet e reja të punës ndihmojnë në rutinën e përditshme.

Kjo shihet edhe në indeksin e punës së mirë, higjienës dhe kushteve teknike maksimale”, shprehet Dr. Merita Rroji.

 

 

Posted in Lajme by admin qsut