Kontrata e punës

Të gjithë punonjësit në QSUNT janë të punësuar me kontratë pune individuale sipas rregullave të Kodit të Punës.

Kontrata individuale e punës lidhet në pajtim të plotë me ligjin dhe kontratën kolektive të punës, që lidhet ndërmjet Drejtorit dhe Sindikatës apo Sindikatave më të përfaqësuara.

Kontrata e punës së punonjësit të QSUNT përmban detyrimisht këto elementë:

  1. Objektin e Kontratës;
  2. Kohëzgjatjen, pavarësisht nga afati;
  3. Kohën e provës, kur kërkohet;
  4. Zgjidhja e kontratës së punës;
  5. Kohën e punës në QSUNT;
  6. Përshkrimin e vendit të punës dhe detyrat specifike (aneksi i kontratës së punës);
  7. Detyrimet e punëmarrësit dhe punëdhenësit;
  8. Pagesa dhe shpërblimet në punë;
  9. Procedura e zgjidhjes së mosmarrëveshjes.