Të punosh me ne

Një mision i përbashkët

Të punosh në QSUNT do të thotë së pari të përmbushësh një mision, një përpjekjë të pakursyer për të bërë një ndryshim domethënës në jetën e dikujt duke shërbyer me profesionalizëm, mirësi dhe shumë përkushtim.

QSUNT i shërben këtij misioni duke ofruar mundësinë e përmirësimit dhe rritjes së aftësive të punonjësve të saj, mundësi të shumta të zhvillimit të karrierës dhe edukimit të vazhdueshëm profesional.

Është e rëndësishme që stafi ynë të jetë i motivuar për të arritur ato qëllime të cilat do të ndihmonin progresin e tyre individual dhe përmirësimin e shërbimit të spitalit.
Eshtë e rëndësishme për ne të nxisim dhe mbajmë gjallë dëshirën e fortë për arritje, frymën e punës në grup, të menduarit në mënyrë të pjekur dhe të sjellurit në respekt të etikës profesionale.
Është e rëndësishme për ne të nxisim dhe mbajmë gjallë dinamizmin, përgjegjshmërinë, mirësjelljen dhe integritetin.
Është e rëndësishme për ne të ndjehet se duke i shërbyer misionit tonë të madh, jemi në të njëjtën kohë,  duke ndihmuar dhe shpërblyer veten.