Gastroenterohepatologjike dhe Neurologjike

Rreth Nesh

sherbim-pediatri-2

Shërbimi i Sëmundjeve Pediatrike Gastroenterohepatologjike dhe Neurologjike (Shërbimi i Specialiteteve të Pediatrisë Nr.2) përfshin tre specialitete: Neurologji, Endokrinologji, Gastrohepatologji dhe Sëmundje Metabolike.

Pranë këtij Shërbimi shtrohen fëmijë nga të gjitha këto specialitete dhe të tjerë dhe kryhen konsultat e ambulatorëve në bazë të sistemit të referimit sipas ditëve përkatëse për çdo mjek.

Shefi i Shërbimit është Prof. Paskal Cullufi.

Shërbimet e Ofruara

Endokrinologji dhe Diabetologji

Në këtë specialitet ofrohet shërbimi ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve që vuajnë nga patologjitë e mëposhtme:

Diabeti i Sheqerit Tip I dhe II, çrregullimet e rritjes dhe zhvillimit, sëmundjet e gjendrës tiroide, puberteti dhe çrregullimet e tij, sëmundjet e hypofizës dhe neurohypofizës, sëmundjet e gjendrës mbiveshkore, keqformimet seksuale, gjendjet interseksuale, sëmundjet e metabolizmit të kockës etj. Gjithashtu, në këtë specialitet diagnostikohen e ndiqen edhe sindroma gjenetike të ndryshme.

Në këtë specialitet është ngritur dhe funksionon edhe Kabineti i Edukimit të fëmijëve diabetikë dhe familjarëve të tyre për të përballuar sa më mirë këtë patologji.

Në këtë specialitet ushtrojnë veprimtarinë mjekët:

D.Sh.M. Petrit Hoxha; Dr.Sh.M. Lindita Grimci; Dr. Agim Gjikopulli; D.SH.M. Laurant Kollçaku.

Gastrohepatologjia dhe sëmundjet metabolike

Trajtohen gjithë fëmijët që paraqesin patologji:

1.Të aparatit tretës si colitis ulceroz, dhimbje barku, të vjella, hemoragji digjestive, konstipacion etj;

2.Të mëlçisë dhe rrugëve biliare si ikteri dhe kolestaza neonatale, Hepatitet B, C, Hepatitet autoimune, etj;

3.Sëmundje metabolike si S. Gaucher, Glikogjenozat, Mukopolisakaridozat etj.

Ky specialitet ofron mundësi per kryerjen e ekzaminimeve endoskopike të aparatit tretës.

Mjekët që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë specialitet janë: Prof. Paskal Cullufi, Prof. Behar Shehi, Dr. Virtut Velmishi, Dr. Ermira Dervishi.

Neuropediatria

Në këtë specialitet ofrohet shërbimi ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve që vuajnë nga patologjitë e mëposhtme: epilepsia, sëmundjet muskulare, probleme të shëndetit mendor, çrregullime cerebrovaskulare, tumore të trurit dhe sistemit nervor në përgjithësi.

Pranë këtij shërbimi funksionon edhe Punkti i Epilepsive në të cilin janë të regjistruar dhe ndiqen në kontrolle periodike rreth 2000 fëmijë në vit.

Në mbështetje të këtij specialiteti janë edhe kabinetet e mëposhtme:

  • Kabineti i Neurofiziologjisë.
  • Fizioterapi /Logopedi dhe Terapi zhvillimi.

Në këtë specialitet aktualisht punojnë:

D.Sh.M. Aida Bushati ; Dr. Aferdita Tako; Dr. Armand Shehu; Dr. Sonila Tomorri, Psikiatër infantil.

Në Shërbimin e Specialiteteve të Pediatrisë Nr. 2 ofrohet konsultë dhe mbështetje psikologjike nga psikologia klinike Alma Babo.

Shërbimi ambulator

Konsultat ambulatore kryhen çdo ditë gjatë orëve 10:00-13:00.

Mjekët Ditët Orari

Endokrinologji
D.Sh.M. Petrit Hoxha E Hënë, E Mërkurë, E Premte 10:00-13:00
D.Sh.M. Lindita Grimci E Martë, E Enjte 10:00-13:00

Gastroenterologji/Hepatologji/Sëmundje Metabolike
Prof. Paskal Cullufi E Hënë, E Martë, E Enjte 10:00-13:00
Prof. Behar Shehi E Mërkurë, E Premte 10:00-13:00

Neurologji
D.Sh.M. Aida Bushati E Hënë, E Mërkurë, E Premte 10:00-13:00
Dr. Afërdita Tako E Martë, E Enjte 10:00-13:00

Psikiatri
Dr. Sonila Tomorri (Psikiatër Infantil) E Martë, E Enjte 10:00-13:00
Alma Babo (Psikologe Klinike) E Hënë, E Mërkurë 10:00-13:00

Gjej shërbimin në hartë:

Stafi ynë

Shërbimi Sëmundjeve Pediatrike Gastroenterohepatologjike dhe Neurologjike

Prof.Paskal Cullufe

Shef Shërbimi i Sëmundjeve Pediatrike Gastroenterohepatologjike dhe Neurologjik

Dr.Aferdita Tako
Dr.Agim Gjikopulli
D.Sh.M.Aida Bushati
Dr.Armand Shehu
Prof.Behar Shehu
Dr.Ermira Dervishi
D.SH.M. Laurant Kollcaku
D.Sh.M.Lindita Grimci
D.Sh.M.Petrit Hoxha
Dr.Sonila Tomori
Dr.Virtut Velmishti