Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Proçedurat e marrjes në punë në QSUT


Kreu > Rreth nesh > Të punosh me ne > Proçedurat e marrjes në punë në QSUT

Proçedurat e marrjes në punë në QSUT

 

Në QSUT si rregull, personeli punësohet nëpërmjet konkursit. Vlerësimi për personelin e lartë mjekësor bëhet prej një komisioni të përbërë nga Drejtori i Përgjithshëm (kryetari), Zv/Drejtorët e Përgjithshëm, Shefi i Shërbimit përkatës dhe një përfaqësues nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Edukimit në Vazhdim, ndërsa për personelin e administratës dhe personelin tjetër ndihmës respektohen dispozitat e Kodit të Punës.

Përzgjedhja mund të bëhet edhe kur paraqitet një kërkesë e vetme, vetëm në rastet kur provohet se është bërë njoftim publik për tre ditë rresht në një prej gazetave me tirazh më të madh. Në këto raste, në dosjen e praktikës përkatëse duhet të gjendet në çdo kohë një kopje e gazetës që ka shpallur njoftimin. Nëse kjo nuk gjendet, personi përgjegjës mban përgjegjësi sipas ligjeve në fuqi.

Drejtori i Pergjithshëm, nëpërmjet Drejtorisë së Burimeve Njerezore dhe Edukimit ne Vazhdim, pas kërkesës së argumentuar të Shefit të Shërbimit, harton kërkesat specifike të çdo vendi pune në QSUT, para se të bëhet deklarimi i vendeve të punës.

Nga rregulli i mësipërm përjashtohen rastet kur merret në punë personel mjekësor me gradën profesor ose personel me kohë të pjesshme.

Pedagogët ushtrojnë aktivitetin e tyre në bazë të një kontrate me QSUT

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook