Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kodi i Etikës dhe Deontologjisë për Farmacistët


Kreu > Rreth nesh > Kuadri Ligjor > Kodi i Etikës dhe Deontologjisë për Farmacistët

Kodi i Etikës dhe Deontologjisë për Farmacistët

 

KODI I ETIKËS DHE DEONTOLOGJISË FARMACEUTIKE

 

 

Kreu i Parë

 

PARIME KRYESORE

 

Neni 1

Përcaktimi

Deontologia farmaceutike ëshë një bashkësi parimesh dhe rregullash profesionale farmaceutike dhe mjekësore,te cilat duhet te zbatohen nga te gjithe farmacistet qe ushtrojne profesionin,ne Republiken e Shqiperise.Farmacistët janë të detyruar të njohin parimet dhe rregullat, që përmbahen në këtë Kod.

 

Neni 2

Njohja e Urdhrit të Farmacistëve

 

Farmacisti duhet të njohë Urdhrin e Farmacistëve si një ent publik, i cili përfaqësoninteresat e përbashkëta profesionale të farmacistëve dhe rregullon marrëdhëniet midis tyre në funksion të profesionit dhe shërbimit ndaj publikut.

 

Neni 3

Njohja e Kodit Deontologjik dhe Betimi i farmacistit

 

Çdo farmacist, kur regjistrohet në Urdhrin e Farmacistëve, duhet të njohe dhe te zbatoje kodin deontologjik farmaceutik,te beje betimin betimin e Hippokratit, duke u zotuar se do t’i zbatojë këto me përpikmëri,perkushtim paanesi dhe ndershmeri profesionin e farmacistit.Farmacisti me vullnet te lire ben kerkesen per rregjistrimin e tij ne Urdherin e Farmacistit.

 

Neni4

Njohja e ligjit te Urdhrit dhe legjislacionit farmaceutik

 

Farmacisti duhet te njohe Ligjin e Urdhrit dhe legjislacionin farmaceutik ne fuqi duke u zotuar se do ta zbatoje ate me perpikmeri dhe do te kontribuoje ne persosjen e tij.

 

Neni 5

Detyrat dhe misioni i Farmacistit

 

Per te ushtruar me dinjitet misionin e tij ne sherbim te komunitetit, farmacisti duhet:

Të zotërojë aftësi teorike dhe praktike profesionale, gjithnjë në rritje, për t’i vënë në shërbim të pacientit.

Të veprojë me pavarësi dhe ndërgjegje profesionale të plotë, në përputhje me principet etike, duke pasur si qellim kryesor mireqenijene te semurit dhe komunitetit.

Të njohe dhe te bashkepunoje me komunitetin per nevojat shendetesore dhe socialedhe te ndihmoje ne realizimin e tyre.

Të ketë një sjellje etike dhe profesionale në përputhje të plotë me detyrën e tij si punonjës i kualifikuar i mjekësisë dhe si përgjegjës i drejtpërdrejtë për shëndetin e njerëzve.

 

Farmacisti duhet ta ushtroje detyren e tije me dinjitetsi gjate ashtu edhe pas kohes se punes.Shkeljet ose mangësitë gjatë ushtrimit të profesionit te cilat njollosin figuren e farmacistit jane4 te denueshme

 

Farmacisti ka për detyrë te perditesoje njohurite e tije per te ruajtur nje nivel te larte koopetence prosfesionale gjate ushtrimit te profesionit.

Ai ka për detyrë të marrë pjesë në proceset e edukimit te vazhdueshemprofsional të organizuara ose të nxitura nga Urdhri i Farmacistëve,në bashkëpunim me Fakultetin e Farmacisë,QKEVdhe me institucionet shtetërore,si dhe në iniciativat e parashikuara nga aktet normativepërkatëse për të marrë, në rastet e parashikuara,akreditimet dhe çertifikimet.

Farmacistit i ndalohet mbajtja dhe dhënia, pa autorizimin përkatës të Ministrisë së Shëndetësisë, e lëndëve narkotike dhe psikotrope, natyrore, gjysmësintetike apo sintetike të këtij grupi, që përfshihen në listën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për kontrollin e drogave.

 

Neni 6

Shërbimi farmaceutik

 

Farmacisti duhet të ofrojë shërbim të njëjtë për të gjithë, pa dallim moshe, seksi, race, kombësie, feje, pikëpamjeje politike, gjendjeje ekonomike, pozitë shoqërore etj., duke respektuar në të njëjtën kohë të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo individi. Në rast lufte apo katastrofash ai duhet të angazhohet menjëherë për të ofruar ndihmën e tij, duke u vënë në dispozicion të autoriteteve kompetente.

 

 Neni 7

Prania e drejtuesit teknik ne farmaci

 

Prania e drejtuesit teknik ne farmaci eshte e detyrueshme. Dhenja e sherbimit farmaceutik ne raste te largimit te perkoheshemmund te jepet nga nje farmacist tjeter i punesuar ne kete farmaci i cili duhet te plotesoje kushtet e percaktuara me ligj ne lidhje me pervojen,provimin profesional dhe kushte te tjera te percaktuara me akte normative te UFSH.

Farmacisti nuk duhet ne asnje rast te lejoje qe te punojne ne farmaci persona te tjere qe nuk jane farmaciste.

 

Neni 8

Respektimi i traditës dhe sjellja etike

 

Farmacisti duhet të bëjë gjithçka që ka në dorë për të respektuar dhe mbrojtur traditat më të vyera të profesionit, duke zbatuar një standart të lartë profesional dhe një sjellje etike shembullore ndaj të sëmurit, familjarëve dhe ndaj çdo personi tjetër që i kërkon ndihmë.

 

Neni 9

Kufizime të aktivitetit profesional

 

Farmacisti në asnjë rast nuk duhet të përfitojë nga kushtet që i krijon profesioni. Ai nuk duhet të përdorë mundesite qe i jep vendi i punespër qëllime përfitimi personal moral dhe material.

Neni 10

Ndihma në raste urgjente

 

Farmacisti nuk duhet të shmangë dhënien e ndihmës urgjente për çdo njeri që ka nevojë, duke kërkuar njëkohësisht edhe asistencën e specializuar mjekësore.

 

Neni 11

Marrëdhëniet me kolegët dhe personelin

 

Gjatë punës së tij, farmacisti duhet të bëjë kujdes për të ruajtur emrin e mirë të profesionit dhe të ketë marrëdhënie të mira me kolegët dhe personelin tjetër mjekësor.

Kundërshtitë dhe mosmarrëveshjet midis kolegëve duhet të zgjidhen nëpërmjet ballafaqimeve të drejtpërdrejta dhe, në rast moszgjidhjeje, duhet t’u nënshtrohen vlerësimit të Urdhrit profesional.

 

Neni 12

Detyrimet profesionale

 

Farmacisti ka për detyrë te njihet me të rejat e shkencës, duke u njohur me literaturen bashkekohore vendase dhe te huaj si dhe pjesëmarrjen në veprimtaritë kualifikuese për perditesimin e njohurive profesionale të tij.Ai duhet të ndihmojë publikun dhe për të kuptuar çështjet shëndetësore dhe të ndihmojë në edukimin dhe aftësimin e farmacistëve të tjerë.

 

Kreu i Dytë

 

DETYRAT E FARMACISTIT NDAJ TË SËMURIT

Neni 13

Marrëdhëniet me të sëmurin

 

Farmacisti duhet të kujdeset për ruajtjen e mirëqënies së të sëmurit dhe të interesave shëndetësore të tij. Marrëdhëniet midis tyre duhet të mbështeten në mirëbesimin e ndërsjellë.

 

MARRËDHËNIET ME QYTETARËT

 

Neni 14

 

Farmacistit i ndalohet të kufizojë ose ndalojë të drejtën e qytetarit për zgjedhje të lirë të farmacisë ose farmacistit.Farmacisti vepron në përputhje me njohuriteshkencore,duke respektuar plotësisht ligjin në çdo veprim profesional,duke e orientuar sherbimin e tij drejte dhenjes sebarnave te sigurte dhe dhenjes se keshillave dhe informacionit.

Ai duhet të ofrojë gadishmerine per te dhene ndihmën e lejuar nga ligji per cdo persdon qe eshte ne nevoje

Neni 15

 

Vënia në dispozicion të pacientit e të gjitha të dhënave dhe sqarimeve që kanë të bëjnë me ruajtjen, përmbajtjen, veprimin terapeutik, përdorimin, mënyrat dhe kohët e marrjes së barnave, kundërindikacionet, veprimet anësore dhe papajtueshmërinë e barnave të dhëna, është detyrim profesional për farmacistin. Ai duhet të japë edhe këshilla e udhëzime higjienike, sanitare dhe dietike plotësuese në mbështetje të përsosjes dhe përshtatshmërisë së terapisë, duke pasur si qëllim rimëkëmbjen dhe ruajtjen e gjendjes shëndetësore të të sëmurit.

Ndërhyrjet këshillimore që shoqërojnë dhënien e barit duhet të kryhen duke ruajtur individualitetin e të sëmurit.

Farmacisti merr pjesë në përshtatshmërinë e terapisë nëpërmjet një shërbimi të përpiktë farmakovigjilence.

Farmacisti nxit dhe merr pjesë në fushatat e parandalimit te semundjeve dhe edukimit shëndetësor.

 

Neni 16

Kompetenca profesionale

 

Farmacisti duhet t’i garantojë të sëmurit përkushtim dhe aftësi profesionale.

Ai duhet të kryejë punën e tij pa mangësi profesionale dhe etike, në bashkëpunim të hapur me të sëmurin.Shkeljet në këtë drejtim,në vartësi të shkallës së rëndësisë ndëshkohen, sipas dispozitave në fuqi.

 

Neni 17

Dhënia e barnave pa recetë

 

Farmacisti duhet t’i propozojë te semureve dhe të japë pa recetë vetëm barna të nevojshme dhe që janë në pajtim me listat e miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.

 

Neni 18

Ruajtja e sekretit

 

Të dhënat që farmacisti mëson gjatë kryerjes së detyrës,vlerësohen si të fshehta profesionale.Me dëshirën e të sëmurit ai është i detyruar të mbajë të fshehtën edhe ndaj familjarëve e personave të tjerë edhe pas vdekjes se te semurit.Shkelja e ketij parimi behet vetem ne rastet kur moskallzimi i nje te fshehte te tille mun te perkeqesonte shendetin e te semurit dhe komunitetit si dhe ne rastet e kerkuara nga organet gjykuese.

 

Neni 19

Vazhdimësia e shërbimit

 

Kur farmacisti punon vetem dhe me kohe te plote dhe qe do te mungoje per nje periudhe te caktuar,ai është i detyruar të sigurojë vazhdimësinë e shërbimit,duke vendosur dukshëm, jashtë farmacisë,një shënim me adresat e farmacive më të afërta.

Neni 20

Dokumentimi i punës

 

Farmacisti ruan dhe mirëmban, për aq sa e detyron ligji,gjithë dokumentacionin e veprimtarisë së tij. Çdo abuzim, mashtrim apo falsifikim, me apo pa qëllim, dënohet me ligj.

 

Neni 21

Ankesat e të sëmurëve

 

Në qoftë se të sëmurët kanë ankesa lidhur me kujdesin apo për barnat e dhëna duhet t’u jepet një përgjigje e menjëherëshme dhe e përshtatshme. Në raste të veçanta, për këtë qëllim, farmacisti mund dhe duhet të këshillohet me mjekun për të respektuar gjithmonë marrëdhëniet etike, sipas këtij Kodi.

 

 

Kreu i Tretë

 

MARRËDHËNIET ME KOLEGËT DHE ME PUNONJËSIT E TJERË TË SHËNDETËSISË

 

Neni 22

Respekti reciprok

 

Marrëdhëniet midis kolegëve duhet të bazohen në parimet e respektit reciprok. Farmacisti duhet të sillet ndaj kolegëve të tij me ndershmëri,ashtu si ai do të dëshironte që ata të silleshin ndaj tij. Farmacisti nuk duhet të përgojojë kolegët e tij dhe të bëjë që i sëmuri të dyshojë për njohuritë dhe aftësitë e tyre.

Gjatë ushtrimit të profesionit të tij dhe në interes të pacientit,farmacisti duhet t’i përmbahet parimeve të respektit ndermjet tyre, të detyrave dhe të të drejtave profesionale të veçanta,në marrëdhënie me punonjësit e tjerë të shëndetësisë.

Farmacisti vë në dijeni kolegët me rezultatetepunesse tij tekniko-shkencore sidhe duhet të nxisë takimet e punonjësve të tjerë të shëndetësisë më qëllim shkëmbimin enjohurive dhe të dhënave shkencore të kohës.

Farmacisti, në rastet kur ka vërejtje në lidhje me një recetë,duhet t’i drejtohet mjekut që e ka lëshuar atë.

Farmacisti nuk mund të bëjë asnjë lloj publiciteti me qëllim përfitimi për punonjësit e tjerë të shëndetësisë dhe strukturave te tyre përkatëse.

Farmacisti nuk mund të pranojë dhe as të nxisë shfaqjen e çfarëdolloj reklamimi të farmacisë së tij në studio, poliklinika mjekesore dhe veterinarë,spitale sheteterore dhe private.

Marrëdhëniet me punonjesit ee tjerë të shëndetësisë nuk duhet të nxiten ose kushtëzohen nga interesa ekonomike.

 

Farmacisti nukduhet të promovojë, organizojë ose të marrë pjesë në nismat e bashkepunimit mjek farmacist për tërheqjen e recetave në farmacinë e tijnga mjeket e sektoreve publik apo privat.

 

 

Neni 23

Respekti ndaj mësuesve

 

Farmacisti duhet të tregojë nderim dhe mirenjohje ndaj mësuesve të tij për dijenitë, aftësitë profesionale dhe mjeshtërinë që ka fituar nga ata.

 

Neni 24

Solidariteti ndaj kolegëve

 

Në qoftë se një farmacisti i kërkohet këshillë ose ndihmë profesionale nga një koleg, ai duhet të jetë i gatshëm t’i japë ato me çiltërsi dhe në përputhje me njohuritë më të mira. Ai duhet të jetë solidar me kolegët, që iu nënshtrohen akuzave të padrejta.

 

Neni 25

Marrëdhëniet me praktikantët

 

Farmacisti duhet temirëprese praktikantë, per te ushtruar praktiken mesimore ose profesionale ,dhe duhet ti ndihmoje ata per tu bere farmaciste te afte dhe te devotshem per te ushtruar profesionin e farmacistit.

 

Neni 26

Marrëdheniet me autoritetet dhe institucionet e tjera te shëndetësisë

 

Farmacisti,në cilësinë e punonjësit të shëndetësisë,bashkëpunon me autoritetet duke i ndihmuar në arritjen e objektivave të tyre dhe merr pjesë në nismat e edukimit shëndetësor qe kane te bejne me sigurine dhe mireqenjen e komunitetit.(si të farmakovigjilencës,tëparandalimit të sëmundjeve, të ruajtjes së mjedisit dhe të mbrojtjes civile).

Farmacisti duhet të mbajë marrëdhenie bashkëpunimi me kolegët qe punojne ne institucionet shendetesore dhe që ushtrojnë profesionin në fushën e administrimit publik ne perputhje me respektin reciprokdhe ne te mire e publikut.

 

Neni 27

Qëndrimi ndaj sjelljes jo korrekte të kolegëve

 

Në rast se farmacisti vihet në dijeni të një sjelljeje të papërgjegjshme të kolegut,që mund të ketë lidhje me ndonjë parregullsi etike ose mjekësore, ai nuk duhet t’i diskutojë ato me të sëmurin, me familjarët ose kolegët e tjerë, por me kolegun dhedrejtuesit përkatës të Urdhrit të Farmacistëve.

 

Neni 28

Gabimet e bashkëpunëtorëve

 

Farmacisti është i detyruar të vërë në dukje gabimet, që mund të bëhen nga bashkëpunëtorët ose personeli tjetër ndihmës, duke i trajtuar ato me kujdes, pa cënuar dinjitetin e asnjërit dhe asnjëherë përpara të sëmurit, familjarëve apo miqve të tyre.

 

 

Kreu i Pestë

 

KUSHTET E USHTRIMIT TË PROFESIONIT

 

Neni 29

Sigurimi i mjedisit të punës

 

Në ushtrimin e profesionit farmacisti duhet të ketë një mjedis të përshtatshëm dhe mjetet e nevojshme teknike.

 

Neni 30

FARMACIA

 

Farmacisti që ushtron profesionin në farmaci duhet të mbajë veshur këmishën e bardhë mbi të cilën duhet të jetë dukshëm karta identifikuese profesionale e miratuar dhe e shpërndarë nga Urdhri i Farmacistit.

Karta identifikuese profesionale duhet të përdoret vetëm nga farmacistët e regjistruar në regjistrin profesional të Urdhrit të Farmacistëve, të cilët ushtrojnë profesionin në strukturat shtetërore ose private.

Titullari ose drejtori i farmacisë duhet të bëjë kujdes që paraqitja e jashtme dhe ushtrimi i profesionit të organizohet në përputhje me rolin e farmacisë si qendër shërbimesh shëndetësore.

Farmacisti duhet të te respektoje ne cdo rast ligjet dhe nuk duhet te jape barnapa recete ne kundershtim to.Bëhet përjashtim për rastet në të cilat, sipas ligjit në fuqi, lind nevoja për të shpëtuar këdo që kërcënohet nga një rrezik i papritur,që kërkon trajtim të menjëhershëm.

Farmacisti nuk mund të mbajë, shpërndajë, ose reklamojë barna industriale, që nuk janë autorizuar për tregti në Shqipëri, edhe në qoftë se kërkesa shoqërohet me recetë mjekësore.

Dorëzimi i barit në duart e klientit është e drejtë vetëm e Farmacistit.

Lejimi i blerjes,ruajtjes dhe shperndarjes se barnave nga persona qe nuk jane farmacistene cfardo lloji institucioni shendetesor perben nje shkelej te rende dhe eshte e denueshme sipas legjislacionit ne fuqi.

Persa i përket tregtimit te artikujve parafarmaceutike,kozmetike,etj te cilet ndihmojne ne ruajtjen e shendetit,farmacisti duhet të veprojë në përputhje me rolin e tij dhe në interes të shëndetit të qytetarit si dhe në interes të figurës së profesionit të farmacistit duke ruajtur njeherazi edhe karakterin profesional te farmacise.

 

Neni 31

REKLAMAT

 

Publiciteti per sherbime profesionale lejohet te behet ne menyre te tilleqe te mos krijoje urrejtje midis farmacive dhe farmacisteve.Publiciteti duhet te jete dinjitoz dhe te mos shpjere ne njollosje te profesionit.Reklame e barnave ne mjetet e informimit publik eshte e ndauar.Ajo lejohet te behet vetem per barnat OTC,me miratim te ministrit te shendetesise.Titullari ose drejtori i farmacisë duhet të bëjë kujdes, në mënyrë që çdo reklamë që ndodhet në farmacinë e tij të jetë e ligjshme dhe në përputhje me ligjin, etikën profesionale dhe praktiken e mire te farmacise.

 

Neni 32

Mosshfrytëzimi i funksioneve administrative

 

Farmacisti që kryen funksione administrative ose është i zgjedhur në detyra publike,e ka të ndaluar të shfrytëzojë detyrën për të rritur numrin e klientelës dhe për përfitime të tjera.

 

AKTIVITETI PROFESIONAL NË INDUSTRINË FARMACEUTIKE

 

Neni 33

 

Farmacisti, si njohës shkencor i barnave, duhet të zbatojë rreptësisht dispozitat ligjore, që rregullojnë shpërndarjen falas të mostrave të barnave te mjekët, spitalet dhe çdo strukturë tjetër shëndetësore.

 

VEPRIMTARIA PROFESIONALE

NË FUSHËN E IMPORTIMIT DHETË SHPËRNDARJES

Neni 34

 

Farmacisti që ushtron profesionin e tij në shpërndarjen e ndërmjetme, duhet të respektojë kufijtë, që i janë vënë nga dispozitat ligjore dhe nga roli që ka. Në mënyrë të veçantë ai duhet të sigurohet që të gjitha barnat të ruhen dhe transportohen në kushtet e duhura, si dhe nuk duhet t’i shesë publikut e personave të paautorizuar për blerje me shumicë (qofshin këta mjekë, infermierë, mami ose ambulatorë) produkte, shitja e të cilave i rezervohet me ligj farmacistëve që ushtrojnë profesionin në farmaci.

 

Neni 35

Kontrata e punës

 

Ushtrimi i profesionit pranë një institucioni privat ose publik bëhet me kontratë me shkrim, ku përcaktohen detyrimet përkatëse të palëve. Çdo projekt kontratë i komunikohet Urdhrit të Farmacistëve, i cili mund të bëjë vërejtje brenda një afati të shkurtër kohor.

 

Neni 36

Punësimi i kolegëve

 

Farmacistit, që ka hapur një farmaci, i lejohet të punësojë farmacistë të tjerë për llogari të tij, sipas rregullave të liçensimit.

 

Neni 37

Respektimi i çmimeve të barnave

 

Farmacisti duhet të respektojë çmimet e barnave, siç janë në pullat e sigurisë. Përqindja e fitimit të tij s’duhet të kalojë masën e caktuar me ligj.

 

Kreu i Gjashtë

 

DISPOZITA PËRFUNDIMTARE

 

Neni 38

Respektimi i Kodit

 

Është detyrë e të gjithë farmacistëve,të regjistruar në Urdhrin e Farmacistëve, të respektojnë nenet e këtij Kodi.

 

Neni 39

Masat disiplinore

 

Mosnjohja e neneve të këtij Kodi nuk e përjashton farmacistin nga përgjegjësia që vjen nga moszbatimi i detyrave etike e deontologjike të përshkruara në këtë Kod.

Masat disiplinore, që rrjedhin nga moszbatimi i këtij Kodi përcaktohen sipas rregullores për Komisionet Disiplinoretë Urdhrit të Farmacistëve.

 

Neni 38

Njoftim i Urdhrit të Farmacistëve për shkeljet

 

Anëtarët e Urdhrit të Farmacistëve kanë të drejtë dhe detyrë të njoftojnë organet përkatëse të Urdhrit të Farmacistëve për të gjitha shkeljet e këtij Kodi.

 

Neni 40

Hyrja në fuqi

 

Ky Kod hyn në fuqi menjëherë.

 

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook