Pritshmëria e Pacientit

Ju falenderojmë që keni zgjedhur Spitalin Universitar “Nënë Tereza”.

Si një pacient i QSUT ju përfitoni nga përvoja dhe eksperienca e spitalit më të madh në vendin tonë, dhe një ndër kampuset spitalore më të mëdhenj në ballkan.

Stafi ynë impenjohet çdo ditë për të përmbushur misionin e spitalit, nevojat dhe pritshmëritë tuaja duke synuar ofrimin e kujdesit shëndetësor cilësor, edukimin e vazhdueshëm, kërkimet shkencore dhe shërbimin ndaj komunitetit.

Në ambjentet e spitalit, pacientët dhe familjaret e tyre do të gjejnë:

  • teknikat, proçedurat dhe teknologjitë më të fundit të provuara klinikisht;
  • kujdesin optimal, mundësuar në një ambient të rehatshëm  dhe të sigurt;
  • mjekë të vëmendshëm dhe profesionistë  të përkushtuar për shëndetin dhe sigurinë tuaj;
  • shërbim falas sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi;
  • shërbim të koordinuar të kujdesit shëndetësor për të siguruar trajtimin sa më efektiv.

Ne punojmë në ekip, për të ofruar programe të kujdesit shëndetësor, për të plotësuar nevojat unike të çdo pacienti dhe familjarëve të tyre.

Një Filozofi – Pacienti në qendër

Qasja të cilës QSUT synon t’i qëndrojë është ajo e pacientit në qendër të vemendjes të të gjitha shërbimeve tona.

Ne besojmë se respekti reciprok, shkëmbimi i informacionit,  bashkëpunimi mes pacientëve, familjarëve, partnerëve dhe ofruesve të kujdesit shëndetësor është i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit dhe arritjen e rezultateve sa më të mira.

QSUT ka profesionistët e kujdesit shëndetësor më të aftë të vendit. Kjo do të thotë një ekip ndryshe, me përvojë, anëtarë të fakultetit, pedagogë, mjekë, infermierë të diplomuar në shkollat ​​më të mira mjekësore në Shqipëri dhe në botë. Përvoja jonë shërben për të diskutuar gjendjen tuaj, të japë një diagnozë dhe plan trajtimi të projektuar sipas nevojave tuaja individuale.

Çdo mjek në fushën e vet, është i angazhuar në kërkime klinike, gjithmonë përballë teknologjisë mjekësore, përballë teknikave, risive për t’ju ofruar cilësi dhe kujdesit sa më të efektshëm.

Ju ftojmë të merrni pjesë si anëtarë të barabartë të ekipit tonë.