Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Rreth Nesh

sherbimi-psikiatri-infantile

Mirësevini në Shërbimin e Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Adoleshentëve pranë QSUT“Nënë Tereza”


SHPFA është Shërbimi i vetëm me shtretër i cili siguron shërbim psikiatrik për fëmijët dhe adoleshentët për një spektër të gjerë diagnozash psikiatrike dhe për një diapazon moshor prej 2 deri 20 vjeç.


Stafi ynë, programet dhe puna kërkimore fokusohen në të kuptuarin e çdo aspekti të shëndetit mendor dhe të mirëqenies.


Qëllimi ynë është të zbulojmë sëmundjet psikiatrike sa më herët, t’i trajtojmë ato në mënyrë sa më të efektshme dhe t’i parandalojmë që të rikthehen ose të përkeqësohen. Ne gjithashtu kërkojmë të përmirësojmë mënyrën se si perceptohen sëmundjet mendore dhe t’u adresohemi personave që ato prekin, si dhe shoqërisë si e tërë.


Stafi klinik përbëhet nga mjekë psikiatër për fëmijë dhe adoleshentë, psikologë klinikë, mjekë të rinj që specializohen në Psikiatrinë e Përgjithshme dhe në Psikiatrinë e Fëmijëve dhe Adoleshentëve, stafi infermieror si dhe gjithë stafi ndihmës.


Misioni ynë është të sigurojmë drejtimin në fushën e shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve duke integruar punën studimore, praktikën klinike dhe mësimdhënien.


Ne jemi të dedikuar:


Të sigurojmë shërbim të specializuar për fëmijët dhe adoleshentët me probleme të ndryshme të zhvillimit dhe të shëndetit mendor.


Të sigurojmë konsulta në shërbimet e specialiteteve të ndryshme në QSUT “Nënë Tereza”.


Të sigurojmë konsulta vlerësuese, diagnostikuese, mendim shkencor bazuar në të dhënat dhe përcaktim / rishikim terapie për rastet e dërguara nga të gjitha zonat e Shqipërisë.


Të sigurojmë trajtim të integruar dhe rezultate optimale.


Të sigurojmë trajnim për profesionistët e ardhshëm të Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Adoleshentëve, Psikiatrisë së Përgjithshme, profesionistëve të ndryshëm të shëndetit dhe shëndetit mendor në veçanti.

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook