Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Rreth Nesh

Shërbimi i Kirurgjisë Digjestive

Shërbimi i Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Digjestive Nr. 3 është një ndër shërbimet kirurgjikale historike të Mjekësisë Shqiptare, të Fakultetit të Mjekësisë dhe të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.


Ky shërbim përbëhet nga një trupë mjekësh të përkushtuar, të cilët punojnë me pasion në fushën e kirurgjisë digjestive duke ofruar trajtim të sigurt, etik dhe racional bazuar në prova dhe parime të shëndosha shkencore.


Stafi i shërbimit përkujdeset çdo ditë për të siguruar shërbim cilësor dhe të personalizuar duke i kushtuar rëndësi të veçantë krijimit të një mjedisi të ngrohtë dhe miqësor që i shërben lehtësimit të stresit që sjell operacioni për vet pacientin dhe familjarët e tij.


Në shërbim punojnë 11 kirurgë, Prof. Nikollaq Kacani, Prof.Ass. Arben Gjata, Prof.Ass. Arben Beqiri, Dr. Ibrahim Bruka, D.Sh.M. Gjergj Andrea, D.Sh.M. Endrit Shehi, D.Sh.M. Enton Bollano, Dr. David Bellalla, D.Sh.M. Dariel Thereska, Dr. Ervin Gjerazi dhe Dr. Dritan Reovica, 5 anestezistë, Dr. Sokol Agolli, Dr. Arben Kerciku, Dr. Pranvera Doko, D.Sh.M. Krenar Lilaj dhe Dr. Edi Llazo.


Tre fushat kryesore ku fokusohet aktiviteti i tij janë:


  • Diagnostikimi dhe trajtimi patologjive kirurgjikale
  • Proceset e transferimit të dijeve dhe formimit profesional e të vazhdueshëm
  • Kërkimi shkencor dhe aplikimi i teknikave bashkëkohore


Rritja e gamës së interventeve kirurgjikale dhe aplikimi i metodave kirurgjikale me të përparuara përbën një ndër qëllimet bazë, aktualisht në shërbim realizohen të gjitha llojet e interventeve që realizohen edhe në klinikat simotra europiane, që nga kirurgjia e ezofagut dhe stomakut, ajo hepato-pankreatike, kirurgjia endokrine, ku vlen të përmendet trajtimi i suksesshëm kirurgjikal i tumoreve të mbiveshkores dhe atyre retroperitoneale, si dhe kirurgjia intestinale e proktologjike. Në shërbim trajtohen në mënyrë profesionale një gamë e gjerë patologjish kanceroze me rezultate të afërta e të largëta të krahasueshme me ato europiane.


Të gjithë kirurgët e këtij shërbimi, krahas formimit në vend, kanë vazhduar formimin e tyre të mëtejshëm në spitale dhe shërbime të rëndësishme europiane, si në Itali e Gjermani, por edhe në SHBA.


Në shërbim vlerësohet puna dhe përkushtimi anestezistëve dhe reanimatorëve të shërbimit si Dr. Sokol Agolli, Dr. Arben Kerciku, Dr. Krenar Lilaj dhe Dr. Pranvera Doko.


Kërkimi shkencor është i orientuar nga nevojat dhe ritmet e zhvillimit. Studimet janë prezantuar në mjaft artikuj, konferenca e kongrese të karakterit kombëtar, rajonal, europian apo botëror.


Formimi i vazhdueshëm përbën një nga bazat për të përparuar më tej në rrugën e vështirë të kirurgjisë ndaj është përmirësuar procesi i mësimdhënies dhe formimit të studentëve të cikleve të ndryshme. Botimi i librit “Sëmundjet Kirurgjikale”, që përbën edhe tekstin bazë të Fakultetit të Mjekësisë, nën drejtimin dhe organizimin e Prof. Kacanit, përbën pa dyshim një hap të rëndësishëm. Në realizimin e tij kanë kontribuar Prof. Nikollaq Kacani, Prof.Ass. Arben Gjata, Prof.Ass. Arben Beqiri dhe D.Sh.M. Enton Bollano, ndërsa Dr. Sokol Agolli dhe Dr. Krenar Lilaj kanë kontribuar në tekstet e anestezisë dhe reanimacionit.


Në qendër të gjithë punës të këtij shërbimi janë pacientët. Vizioni i këtij shërbimi është dhe mbetet përkujdesja maksimale për çdo pacient.


Ndër objektivat kryesore të shërbimit janë:


  • Aplikimi i teknikave të reja kirurgjikale si në kirurgjinë e hapur ashtu edhe në atë endokopike, laparaskopike.


Rreth aktivitetit të shërbimit


  • Kapacitetit i shtretërve: 50 shtretër
  • Operacione në vit: mesatarisht 2500 raste
  • Ditë qëndrimi: 4,75 ditë
  • Xhiro e shtratit: 62,20
  • Ditë shfrytëzimi i shtratit: 88,37


Numrin më të madh të ndërhyrjeve kirurgjikale e mbajnë ndërhyrjet laparaskopike hepato-biliare, realizuar nga një pjesa më e madhe e mjekëve të klinikës. Trajtimi i pankreatitit akut ka pësuar evolucion të dukshëm të pranueshëm dhe të përqafuar. Futja e ERCP në pankreatitin biliar ka përmirësuar rezultatet e trajtimit të kësaj patologjie. Gama e ndërhyrjeve të kirurgjisë kolorektale përfshin realizimin e të gjitha llojeve të ndërhyrjeve kirurgjikale.


Mezorekectomia dhe kyrazhi ganglionar kanë përmirësuar ndjeshëm jetëgjatësinë dhe kanë ulur recidivat. Kombinimi i kimioterapisë dhe radioterapisë preoperatore ka çuar në realizimin e ndërhyrjeve kirurgjikale dhe në ato raste të vlerësuara si të pamundura.


Është shtuar në mënyrë të ndjeshme numri i rasteve me tumor të segmentit ezogastrik të tubit digjestiv. Mbizotërojnë ndërhyrjet radikale në kirurgjinë e ezofagut dhe stomakut, pa përjashtuar rastet paliative të përcaktuara nga stadi.

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook