Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Rreth Nesh

Shërbimi i HematologjisëShërbimi i Hematologjisë është një shërbim unikal për të gjithë vendin pasi është i vetmi shërbim ku përveç sëmundjeve të tjera hematologjike diagnostikohen dhe mjekohen hemopatitë malinje si Leuçemitë akute, Leuçemitë kronike, Limfomat malinje, Mieloma multiple, Mielodisplazitë.


Ky shërbim ka 34 shtretër dhe një staf të gjerë përkujdesës prej të cilëve 3 pedagogë të lëndës së hematologjisë, 3 mjekë ordinatorë, kryeinfermierja e shërbimit, stafi infermieror i përbërë prej 20 infermierësh, 9 sanitare dhe sekretarja e shërbimit.


Megjithëse në Shërbimin e Hematologjisë trajtohen të sëmurët më rëndë të gjithë patologjisë, punonjësit e këtij shërbimi janë vazhdimisht të mobilizuar për të realizuar të gjitha detyrat dhe objektivat. Kjo tregohet më së miri në realizimin e indekseve të efiçencës.


Për vitin 2013 shërbimi ka realizuar:


Ditëqëndrimi: 6.29

Xhiro e shtratit: 41.56

Shfrytëzimi i shtratit: 107%


I gjithë stafi përkujdesës i shërbimit angazhohet çdo ditë për përmbushjen e një objektivi madhor, ai i rritjes së jetëgjatësisë të të sëmurëve nga viti në vit si dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së tyre. Për përmbushjen e tij synohet diagnostikimi i shpejtë dhe i saktë, trajtimi adekuat bashkëkohor si dhe shërbimi cilësor.


Shërbimi i Hematologjisë bashkëpunon ngushtë me Laboratorin citologjik, Laboratorin biokimik, Laboratorin imunonologjik, Histopatologjinë, Gjenetikën dhe Laboratorin bakterologjik. Përzgjedhja e protokolleve të trajtimit është bërë duke u bazuar në zhvillimet e vrullshme të Hematologjisë botërore si dhe në të qenurit QSUT, qendër terciare diagnostikimi dhe trajtimi.


Shërbimi i Hematologjisë zhvillon gjithashtu përgatitjen e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë si dhe të specialistëve të hematologjisë. Mësimdhënia realizohet në mënyrë skrupuloze si në përgatitjen e leksioneve të azhornuara me të dhënat e fundit bashkëkohore ashtu dhe në kryerjen e praktikave mësimore sa më të kuptueshme.


Zhvillimi apo pjesëmarrja në aktivitete të ndryshme shkencore përbën një tjetër angazhim të ekipit të Shërbimit të Hematologjisë. Ndër to, organizimi i konferencave shkencore me pjesëmarrjen e mjekëve të huaj ndikon jo vetëm në ballafaqimin e arritjeve të shërbimit por sjell gjithashtu shkëmbimin e eksperiencave dhe përfitime të shumta prej diskutimeve rreth tyre.

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook