Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Shërbimet Mjekësore > Klinika Trajtuese e Varësisë Alkoologjike

Rreth Nesh

sherbimi-kinika-trajtuese-varesi-alkoologjike-01 sherbimi-kinika-trajtuese-varesi-alkoologjike-02


Klinika Trajtuese e Varësisë Alkoologjike nisi si projekt serioz midis Ministrisë së Shëndetësisë Shqiptare dhe Shkollës Europiane të Alkoologjisë dhe Psikiatrisë Ekologjike Itali (European School of Alcohology and Ecologycal Psychiatry Italy), dhe u përurua në 14 Qershor 2008, pikërisht për të zgjidhur problematikën madhore të Varësisë dhe Abuzimit Alkoolik. Nga data 2 Nëntor 2009 Klinika funksionon me Shërbim 24-orësh.


Prej rreth 18 muajsh Klinika ka të atashuar 2 Mjekë Gastrohepatologë, të cilët observojnë statusin hepatik (traktin tretës) të pacientëve dhe garantojnë efektivitetin e detoksifikimit farmakologjik.


Klinika Trajtuese e Varësisë Alkoologjike (Shërbimi Adiktiv i Alkoologjisë) me kapacitet prej 10 shtretërish funksionalë është pararoja e Shërbimit Adiktiv, Shërbim i cili kërkon pikërisht trajtimin klinik kombinativ. Kjo Klinikë është një risi në Shërbimet Spitalore Shqiptare, është i pari Shërbim terapeutik kombinativ midis Diagnostikës-Farmakoterapisë-Psikoterapisë-Rehabilitimit (pra një cikël ku përfshihet operatori Mjek, Operatori Infermier, Operatori Psikosocial-Familja e Subjektit).


Standardi i mirëfilltë Europian Profesional dhe Cilësia në dhënien e plotë të Trajtimit Kombinativ Klinik me teknikën “HUDOLIN” në fazën Klinike (2-3 javore) i aplikuar i kalon Pacientët në Abstinencë të Qendrueshme. Këta pacientë janë shembuj të parandalimit të abuzimit alkoolik dhe substancor.


Klinika Adiktive e Alkoologjisë në QSUT është kthyer në Qendër Referimi të rëndësishme për problemet e lidhura me alkoolin për rrjetin e marrëdhënieve ndërkombëtare.


Pranë kësaj klinike janë trajtuar në 4 vite rreth 500 pacientë të hospitalizuar dhe rreth 1300 këshillime.


Klinika nuk pranon Urgjenca dhe operon me Sistem Referimi:


Mjek familje (Parësor) – Neuropsikiatër (Sekondar) si dhe transferime brenda QSUT.


Klinika Trajtuese e Varësisë Alkoologjike ndodhet ne territorin e Psikiatrisë (ish Psikiatria Infantile).

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook