Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Të njohim trupin dhe të parandalojmë sëmundjet


Kreu > Shëndeti Juaj > Të njohim trupin dhe të parandalojmë sëmundjet

Të njohim trupin dhe të parandalojmë sëmundjet

Vizitat e rregullta shëndetësore, testet ekzaminuese mund të ndihmojnë për të zgjidhur probleme shëndetësore para se të fillojnë. Gjithashtu mund të ndihmojnë për të gjetur sëmundje në stade të hershme dhe shanset tuaja për trajtim dhe shërim janë shumë më të mira.

 

Ekzaminimet te mjeku varen nga mosha juaj, shëndeti, historia e familjes, zgjedhjet e jetesës të tilla si ushqimi, aktiviteti, veset.

 

Para se të shkoni te mjeku:

 

  • Rishikoni historinë e shëndetit tuaj familjar
  • Shkruani një listë të çështjeve dhe pyetjeve që do i bëni mjekut dhe merreni me vete.

Si mundet që mjeku t’ju ndihmojë të jeni i shëndetshëm?

 

Përveç trajtimit kur jeni sëmurë, ai ndjek një program të projektuar që i tregon shërbimet parandaluese në varësi të moshës tuaj, historisë mjekësore dhe historisë së familjes .

 

Çfarë është një “shërbim parandalues”?

 

Një shërbim parandalues ​​mund të jetë një test, mund të jetë këshillë.
Shërbimet parandaluese mund të zbulojnë sëmundjen apo të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes apo problemeve të tjera shëndetësore .

 

Shërbimet parandaluese mund të përfshijnë:

 

  • Testet për të kontrolluar shëndetin tuaj të përgjithshëm apo shëndetin e pjesëve të caktuara të trupit tuaj.
  • Matjet e rregullta të peshës dhe presionit të gjakut. Këshilla për dietën, stërvitjen, duhanin, alkoolin, përdorimet e drogës, stresin, parandalimi i aksidenteve.
  • Vaksinat për fëmijët dhe të rriturit.
  • Teste të veçanta në kohë të caktuara në jetën tuaj , të tilla si gjatë shtatzënisë dhe fillimit në moshën 50 vjeç.
  • Ndiqni këshillën e mjekut tuaj në lidhje checkup-et , për zgjedhje të shëndetshme të jetesës dhe në lidhje me ilaçet që zgjidhin problemet tuaja shëndetësore.

 

Çfarë shërbimesh parandaluese kanë nevojë femrat ?

 

  • Gratë e rritura duhet të kontrollojnë rregullisht peshën dhe presionin e gjakut.
  • Ato duhet të kryejne një Pap test të paktën çdo 3 vjet.
  • Gratë e moshës 65 vjeç dhe më të moshuara duhet të testohen për osteoporozën.
  • Midis moshës 50 dhe 74 vjeç , duhet të kryejne një mammografi çdo 2 vjet për të parandaluar kancerin e gjirit .

 

Çfarë shërbimesh parandaluese kanë nevojë meshkujt?

 

  • Burrat e rritur duhet të kontrollojnë rregullisht peshën dhe presionin e gjakut.
  • Burrat e moshës 35 vjeç dhe më të vjetër duhet të kontrollojnë nivelin e tyre të kolesterolit.
  • Duke filluar prej moshës 50 vjeç dhe duke vazhduar deri në moshën 75 vjeç, duhet të testohen për kancerin kolorektal .
  • Disa njerëz mund të kenë nevojë të vazhdojnë duke u testuar për kancerin e kolorectal deri në moshën 85 vjeç .
  • Doktori juaj mund të flasë me ju për rëndësinë e dietës, stërvitjes,si t’i shmangeni alkoolit, duhanit, drogave dhe infeksioneve seksualisht të transmetueshme.

 

Çfarë shërbimesh parandaluese kanë nevojë fëmijët ?

 

  • Vaksinat mbrojnë fëmijët nga sëmundje të tilla si të poliomelitit , fruthi, shytat.
  • Mjeku kontrollojn fëmijën tuaj për t’u siguruar për rritjen dhe zhvillimin normal fizik dhe mendor.
  • Mjeku i fëmijës tuaj mund t’ju japë këshilla se si të ushqeni femijën.
  • Mjeku mund t’i mësojë fëmijës rreziqet e drogës, alkoolit dhe duhanit .

 

Çfarë të bëni për të jetuar shëndetshëm?

 

  • Mos përdorni asnjë formë të duhanit.
  • Hani një dietë të shëndetshme.
  • Ushtrohuni rregullisht.
  • Pini pak ose aspak alkool.
  • Mos përdorni drogë.
  • Seks të sigurt.
  • Përdorni rripa sigurimi, kur hipni në një makinë.

 

Takoni mjekun tuaj rregullisht për kujdesin parandalues ​​.

 

Ekzaminimet periodike janë të rëndësishme.

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook