Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Lajme > QSUT mbledh Takimin e 4-t të Komisionit Mjekësor Spitalor (KMS)

QSUT mbledh Takimin e 4-t të Komisionit Mjekësor Spitalor (KMS)

Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, zj. Ogerta Manastirliu mblodhi sot “Komisionin Mjekësor Spitalor” (KMS) në takimin e tij të katërt.

 

Në këtë takim Drejtorja Manastirliu nënvizoi edhe një herë rëndësinë e punës së Komisionit në përpjekjet e Drejtorisë QSUT për më shumë progres lidhur me çështjet e shtruara për diskutim, puna për realizimin dhe suksesin e të cilave do të kërkojë përfshirjen dhe angazhimin e drejtpërdrejtë të anëtarëve të këtij Komisioni.

 

Me një axhendë të përcaktuar dhe bërë të ditur paraprakisht gjithë anëtarëve, Komisioni u njoh në mënyrë më specifike nëpërmjet prezantimeve dhe diskutoi mbi:

  • projektin e konsultave ambulatore nëpërmjet një prezantimi të situatës, draft-projektin e centralizimit të konsultave si dhe organizimin funksional;
  • prezantimin e matricës për hartimin e objektivave strategjikë të QSUT për vitet 2015-2017 si dhe
  • planin e nevojave të emergjencës për barna dhe materiale mjekësore per shërbimet mjekësore dhe planifikimin për vitin 2015.

Analiza e kujdesshme e situatës aktuale sa i takon konsultave ambulatore, hartimit të objektivave strategjikë afatmesëm të QSUT, përcaktimit të prioriteteve të duhura, apo planifikimit efiçent të nevojave për barna dhe materiale mjekësore dhe jo vetëm, të paraqitura para anëtarëve të KMS, u shoqërua me draftet e propozuara, për të marrë formën përfundimtare si projekte të mirëfillta me mendimin, shtjellimin e mëtejshëm dhe përcaktimin e gjithë ekzigjencave nga ana e Komisionit dhe grupeve të punës që do të burojnë prej tij.

 

Në mbështetje të rolit të tij, si një organ konsultativ pranë Drejtorisë, KMS, anëtarët e tij, bënë një analizë paraprake të problematikave që u diskutuan duke shprehur dhe shqetësimet për aspekte të veçanta, si dhe rikonfirmuan angazhimin e tyre për të punuar në vijim në ekipe të posaçme në drejtimet e nevojshme.



Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook