Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Lajme > QSUT, bashkëpunim me IAEA – Mbi forcimin e kapaciteve diagnostikuese dhe trajtuese të qendrës spitalore për sëmundjet tumorale

QSUT, bashkëpunim me IAEA – Mbi forcimin e kapaciteve diagnostikuese dhe trajtuese të qendrës spitalore për sëmundjet tumorale

Drejtoresha e Përgjithshme e QSUT “Nënë Tereza”, znj. Ogerta Manastirliu priti në një takim pune, Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) për Divizionin e Europës Lindore, z. Manesa Peter Salema si dhe znj. Alesia Rodriugez, oficere e projekteve të IAEA me QSUT.

 

Në këtë takim ishin të pranishëm, Prof. Agim Sallaku, Shef i shërbimit të Onkologjisë, Prof. Agron Ylli, Shef i shërbimit të Endokrinologjisë dhe Mjekësisë Bërthamore dhe znj. Elida Bylyku, Drejtoresha e Institutit të Fizikës Bërthamore.

 

Gjatë takimit u diskutua vazhdimësia e projekteve të nisura, që QSUT ka me IAEA, një ndër të cilat është mbërritja gjatë vitit të ardhshëm e “SPECT”, pajisje e avancuar dhe unikale për vendin tonë, e cila kryen diagnostikime më cilësore dhe të avancuara për të gjitha llojet e sëmundjeve. Kjo pajisje pritet të vihet në punë në vitin 2015 dhe do të ndihmojë në rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj pacientëve, duke zbuluar sëmundjet tumorale në stade të hershme si dhe ndjekjen e tyre.

 

Theks i veçantë gjatë bisedimeve, u vu mbi rritjen e cilësisë së shërbimit të Radioterapisë dhe Mjekësisë Nukleare, ku përfshihet edhe trajnimi i stafit mjekësor dhe fizikanëve, të cilët merren me planet e trajtimit, sigurinë e rrezatimit si dhe kalibrimin e pajisjeve që prodhojnë rrezatim jonizues.

 

Gjithashtu, IAEA do të japë mbështetje nëpërmjet auditëve dhe ekspertëve për komisionimin e akseleratorit të dytë linear që do të montohet në QSUT gjatë vitit 2015.



Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook