Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Lajme > Për herë të parë në Kardiokirurgjinë Shqiptare Interventi më i ri, implantimi i qelizave staminale autolog

Për herë të parë në Kardiokirurgjinë Shqiptare Interventi më i ri, implantimi i qelizave staminale autolog

Mjekët e shërbimit të Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kanë kryer për herë të parë në vendin tonë procedurën e implantimit të qelizave staminale autolog, procedurë e cila konsiston në ndërthurjen e terapive kirurgjikale, terapive qelizore dhe atyre gjenetike.

 

Përdorimi i qelizave staminale është fjala e fundit e shkencës në nivel botëror, e cila ka të bëjë me qeliza burimore dhe pluripotenciale, të cilat përdoren në organet e dëmtuara për të rigjeneruar pjesët e dëmtuara.

 

Ky intervent ka rëndësi jetike për të gjithë ata pacientë me funksion të ulur të zemrës për shkak të infarktit të miokardit. Ekipi kardiokirurgjikal kryesuar nga Prof. Edvin Prifti, Dr.Klodian Krakulli, Dr. Altin Veshti, Prof. Arben Baboçi, Dr. Ketjon Mekshi, ekipi kardioanestezist dhe perfuzionist Dr. Saimir Kuçi, Dr. Ervin Bejko së bashku me mjekun hematolog Prof. Polikron Pulluqi dhe Dr. Laureta Dibra, kardiologe, punën dhe studimet e shumë viteve i finalizuan me sukses gjatë interventit kirurgjikal të pacientit S. M. 68-vjeç, me diagnozë “Sëmundje Iskemike e Zemrës” me funksion të ulët të ventrikulit të majtë, infarkt i gjerë anterior i kaluar”.

 

Pas anestezisë së përgjithshme, Prof. Pulluqi realizoi eksplantin e qelizave staminale autologe të padiferencuara nga kresta iliake dhe më pas pacienti i’u nënshtrua interventit të revaskularizimit kirurgjikal, i cili konsistoi në tre bypase si dhe implantimit topik ekstrinsek të qelizave staminale autologe si dhe në rrugë anterograde nëpërmjet arterieve koronare dhe grafteve.

 

Për shkak të funksionit të ulët të zemrës, pacientit i’u implantua kontropulsatori aortik, i cili u mbajt në funksion në dy ditët në vazhdim. Pacienti u ekstubua ditën e tretë dhe aktualisht është në fazën e rehabilitimit të tij.



Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook