Mendja e shëndoshë sjell një trup të shëndetshëm

Mendja e shëndoshë sjell një trup të shëndetshëm

DSHM. Irena Thoma,

Mjeke Psikiatre pranë Shwrbimit të Psikiatrisë, QSUNT

Kemi një shëndet të mirë mendor kur kemi aftësi për të shijuar jetën, për të krijuar ekuilibër midis aktiviteve të jetës, për të patur një ndjenjë mirëqënie  subjektive,një ndjenjë të brendshme se jemi efikas, se jemi autonomë, se jemi kompetente, se jemi të pavaruar, se ditë pas dite arrihet vetë-aktualizimi, arrin potencialin intelektual, përballemi me streset normale të jetës, të punës së përditshme, kur ndjehemi të dobishëm, të devotshëm dhe kur kontribuojmë në familje, shoqëri dhe më gjerë.

Por jo gjithmonë ndjehemi kështu. Stresi i përditshëm, konfliktet, marrëdhëniet problematike ndërpersonale, humbja e një të afërmi të dashur, psikotraumat e fuqishme, stresi post traumatik, stili jo i shëndetshëm i jetesës, abuzimi me alkolin, me drogërat dhe substancat e jashtëligjshme psikoaktive, ankthi, zemërimi, sëmundjet kronike, humbja e punës, divorci, martesa, ndjenjat e fajit, zija, vetëvlerësimi i ulët etj,. të githa këto bëhen shkak për vuajtjen e qelizës nervore, dëmtimin e fuksionimit normal të saj dhe rrjedhimisht shfaqjen e simptomave dhe sëmundjeve mendore.

Jeta paraqet para nesh një tërësi problemesh,e rëndësishme është të mos vajtojmë problemet por të vrapojmë ti zgjidhim ato. Po kështu vetë jeta, eksperienca na mëson edhe rrugën e zgjidhjes së këtyre problemeve.

Duhet të përballemi me problemet nëpërmjet disiplinimit tonë. Disiplina do na ndihmojë ti zgjidhim ato. Problemet zakonisht qëndrojnë në një vijë të drejtë midis suksesit dhe humbjes,. Zgjidhja e tyre na aftëson nga ana mendore dhe shpirtërore.

Por,disa njerëz frikësohen nga problemet dhe mundohen t’u largohen atyre apo tentojnë t’ju shmangen atyre. Kane tendencën t’i zvarrisin ato duke i lënë nëpër këmbët e tyre dhe duke shkaktuar stres të vazhdueshëm.

Ndonjëherë bëjmë sikur i harrojmë, shtiremi sikur nuk ekzistojnë, por ato janë atje. Disa të tjerë përdorin drogë, alkol, me mendimin se i kapërcejnë apo lehtësojnë dhimbjen por gjithsesi shkaktari i dhimbjes ngelet atje. Mundohen t’u largohen problemeve në vend që të përpiqen për zgjidhjen e tyre.

Pikërisht prirja për t’ju shmangur problemeve dhe vuajtja emocionale që ato shkaktojnë janë edhe baza kryesore e problemeve mendore.

Të gjithë e kemi këtë tendence dhe për rrjedhojë askush nuk është imun ndaj problemeve mendore. Por ndonjëri nga Ne mund të shkojë në kufi të çuditshëm,aq sa t’u shmanget gjithë problemeve dhe vuajtjeve që ato shkaktojnë duke humbur atë që është më pranë të vërtetës apo të mirës në jetën e tij.

Për të gjetur rrugëdalje këta njerëz rehatohen me botën e fantazive apo me mënyrën e të menduarit e cila nuk ka lidhje me realitetin. Kështu lindin psikozat, kështu lindin neurozat, kështu lindin shqetësimet emocionale që fatkeqësisht janë më të dhimbshme sesa problemet e vetë jetës.

Njerëzit që kanë guximin të marrin kontakt me specialistë, profesionistë të shëndetit mendor. Ata duhet të kerkojnë ndihmë, të ballafaqohen me neurozën apo çrregullimin e tyre, të njohin shkakun e shqetësimit të tyre dhe edukohen për zgjidhjen e shëndetshme të problemeve të tyre.

Sëmundjet mendore dëmtojnë zhvillimin tonë shpirtëror, pengojnë mirëqënien emocionale, pengojnë vetë-aktualizimin dhe sjellin plogështinë. Teknika për të përballuar dhe për të zgjidhur në mënyrë të sukseshme problemet, për të përjetuar në mënyrë konstruktive dhimbjen, janë ato që përfshihen brenda disiplinës. Këto teknika janë të ndryshme si:

Të zgjasës kënaqësinë duke përdorur procesin e planifikimit të vuajtjeve dhe kënaqësive në jetë, duke u peëballur dhe kapërcyer me parë vështirësitë dhe duke i krijuar më pas vetes më shumë kushte për kensqesi.

Një teknikë tjetër është pranimi i përgjegjësive, pasi problemi mund të zgjidhet kur themi: ”ky eshte problemi im dhe unë vetë duhet ta zgjidh”.

Një tjetër teknike është përkushtimi ndaj realitetit për përballimin e problemit apo të vuajtjes.

Sa më tepër kuptojmë realitetin aq më mirë ballafaqohemi me të. Vështrimi ynë për të vërtetën është si një hartë që na ndihmon në tejkalimin e vështirësive në jetë.

E vërteta dhe realiteti përballohen nëse i lejojmë të na shkaktojë dhimbje.

Shëndeti mendor është një proces evolutiv që do të thotë përkushtim ndaj të vërtetës me çdo kusht. Që të mund të funksionojë me sukses në botën tonë të ndërlikuar është e domosdoshme të zotërojmë një sistem të përpunuar dhe fleksibël të reagimit.

Kjo do të thotë që të kontrollojmë inatin, zemërimin, reagimet jo të përshtatshme dhe të përpiqemi që këto fenomene t’i udhëheqim Ne, me competence, pa dëmtuar marrëdhëniet ndërpersonale dhe mirëqënien emocionale.

Me gjithë përpjekjet për të gjetur teknika për ruajtjen e ekuilibrave emocionale mund të ndodhemi përballe fakteve. Të menduarit, emocionet, shqetësimet e brendshme mund të na pengojnë të jetojmë të qetë dhe në këto raste nuk duhet hezituar për të kërkuar ndihmë, për t’u hapur me të afërmit, për të shprehur shqetësimin. Është e nevojshme ta ndash shqetesimin ose problemin duke folur me te tjeret,duke treguar ndjesite shqetësuese me prindërit, miqtë dhe aq më mirë me profesionistë.

Është e nevojshme të fillosh të kujdesesh për veten, duke u ushqyer shëndetshëm, me ushqime të balancuara, duke shmangur alkolin, drogerat, duke alternuar punën me shplodhjen apo dhe duke u perqendruar me qëllimin për të kuptuar nëse nevojitet ndihmë e specializuar.

Por, që të arrijmë në një gjykim të tillë duhet të kemi njohuri për simptomat, pasi stresi dhe shqetësimet mund të shkaktojnë ankesa psikosomatike, pra shqetësime fizike me origjinë psikologjike si psh… dhimbje koke, dhimbje apo tension muskular, shqetësime apo probleme stomaku, dhimbje gjoksi apo takikardi, probleme seksuale, gjendje mërzitie apo mungesë lumturie, ankth, axhitim, zemërim, ndjesi vetmie apo të qënurit i izoluar. Stresi afekton trupin tonë, mendimet tona, ndjenjat tona, sjelljen tonë. Të qënurit të aftë për të njohur shenjat e stresit mund të na ndihmojnë t’i menaxhojmë ato.

Sëmundjet mendore janë gjithmonë komorbide me probleme të shëndetit fizik si probleme kardiake, obezitet, diabet, hipertension.

Por si mund ta menaxhojme stresin?

Ushtrimet fizike, aktiviteti, puna, të ecurit, yoga, ushqyerja e shëndetshme, të kalosh kohë të lumtur me miqtë dhe familjen, dhe shume e rëndësishme të marrësh kontakt me mjekun specialist i cili mund të rekomandojë medikamente që përmirësojnë gjumin, reduktojnë ankthin, përmirësojnë humorin, që reduktojnë simptomat fizike të stresit.

Mos hezito të kërkosh ndihmë!

Mendo për veten përpara se të mendosh se ç’farë mendojnë të tjerët për ty!

Mendja e shëndoshë sjell një trup të shëndetshëm!