Koronarografia: çfarë duhet të dimë për të?

Dr. Aurel Demiraj, mjek kardiolog pranë Kabinetit të Hemodinamikës, Shërbimi Kardiologji I, QSUNT

Koronarografia është një procedurë që përdor imazhe me rreze X për të parë enët e gjakut të zemrës tuaj. Koronarografia zakonisht bëhet për të parë nëse ka probleme në qarkullimin e gjakut në këto enë gjaku. Koronarografia është pjesë e një grupi të përgjithshëm procedurash që njihen me emrin“kateterizime të zemrës” (kateterizime kardiake).

Procedurat e kateterizimit kardiak mund të diagnostikojnë dhe trajtojnë problemet e zemrës dhe enëve të gjakut. Koronarografia, e cila mund të ndihmojë në diagnostikimin e problemeve të enëve të gjakut të zemrës, është lloji më i zakonshëm i proçedura vetë kateterizimit kardiak.

Gjatë një koronarografie, një lloj ngjyruesi që është i dukshëm nga një aparat me rreze X injektohet në enët e gjakut të zemrës tuaj. Aparatura me rreze X shpejt bën një sërë imazhesh (angiogramë), duke ofruar një vlerësim të enë vetë gjakut. Nëse është e nevojshme, mjeku juaj mund të hapë arteriet e bllokuara të zemrës (angioplastika) gjatë angiogramës tuaj koronare.

Mjeku juaj mund t’ju rekomandojë që të bëni koronarografinë nëse keni:

  • Simptomat e sëmundjes së arterieve koronare, të tilla si dhimbja në gjoks (angina pectoris).
  • Dhimbje në gjoks, nofull, qafë ose krah që nuk mund të shpjegohet me teste të tjera.
  • Dhimbje në gjoks për herë të  parë(angina e paqëndrueshme).
  • Një defekt në zemër me të cilin keni lindur (sëmundje kongjenitale e zemrës).
  • Rezultate anormale në një stres testi joinvaziv të zemrës (prova ushtrimore).
  • Një problem i valvulës së zemrës që kërkon kirurgji.

 

Meqenëse ekziston një rrezik i vogël i ndërlikimeve, koronarografia zakonisht bëhet vetëm pasi të jenë kryer testet jo-invazive të zemrës, të tilla si elektrokardiograma (EKG), ekokardiografia (EKO zemre) ose stres testi(prova ushtrimore).

Rreziqet

Ashtu si me shumicën e procedurave të bëra në zemrën dhe enët e gjakut, një koronarografi ka disa rreziqe, siç është ekspozimi i rrezatimit ndaj rrezeve X të përdorura. Ndërkaq, ndërlikimet e mëdha dhe jetë-kërcënuese janë të rralla. Rreziqet dhe ndërlikimet e mundshme përfshijnë: Atak në zemër (infarkt miokardi), goditje në tru (insult cerebral), dëmtimi i arteries së kateterizuar, çrregullimet e ritmit të zemrës (aritmitë), reaksionet alergjike ndaj kontrastit ose medikamenteve të përdorura gjatë procedures, dëmtimi i veshkave, gjakderdhje e tepërt në vendin e manipulimit (hemorragji), infeksion.

Si të përgatiteni për kryerjen e koronarografisë?

Në disa raste, koronarografia kryhet në kushte emergjence (p.sh. nqs shtroheni me urgjencë për infarkt miokardi). Në rastet e tjera koronarografia është procedurëe planifikuar paraprakisht, duke ju dhënë kohë të përgatiteni.

Koronarografia kryhet në laboratorin e kateterizimit të spitalit. Ekipi mjekësor do t’ju japë udhëzime specifike dhe do t’ju thotë paraprakisht për çdo medikament që duhet të merrni. Udhëzimet e përgjithshme përfshijnë:

  • Mos hani dhe mos pini asgjë pas mesnatës para koronarografisë tuaj.
  • Merrni të gjitha medikamentet tuaja në spital me vehte në paketimin e tyre origjinal. Pyesni mjekun tuaj nëse duhet të merrni medikamentetqë merrni zakonisht në mëngjes.
  • Nëse keni diabet, pyesni mjekun tuaj nëse duhet të merrni insulinë ose medikamentetë tjera nga goja para koronarografisë tuaj.

Çfarë mund të prisni?

Para procedurës:

Para se të fillojë procedura, ekipi mjekësor do të rishikojë kartelën tuaj mjekësore, përfshirë alergjitë dhe medikamentet që merrni. Ekipi mund të kryejë një ekzaminim fizik dhe të kontrollojë presionin e gjakut dhe pulsin. Ju gjithashtu do të zbrazni fshikëzën e urinës dhe do të vishni rroba spitali. Ju mund të duhet të hiqni lentet e kontaktit, syzet, bizhuteritë dhe kapset e flokëve.

Për procedurën, ju shtriheni në shpinë në një tavolinë me rreze X. Kamera me rreze X do të lëvizë mbi dhe rreth kokës dhe gjoksit tuaj për të marrë fotografi nga shumë kënde.Një vigon futet në një venë në krahun tuaj. Përmes tij mund t’ju medikamente dhe perfuzione të tjera. Ju do të jeni shumë të përgjumur dhe mund të largoheni për të fjetur gjatë procedurës, por përsëri do të jeni në gjendje të zgjoheni lehtë për të ndjekur udhëzimet. Elektroda në trupin tuaj monitorojnë zemrën tuaj gjatë gjithë procedurës.

Ju këshillohet të pastrohet paraprakisht (me brisk) rrëza e të dyja kofshëve, vendi ku do të futet një tub fleksibël (introduktor). Zona pastrohet dhe dezinfektohet dhe më pas mpihet me injeksion të anestetikut lokal (anestezia).Një një tub i shkurtër plastik (introduktor) futet në arterien tuaj. Kateteri futet përmes tij në enët tuaja të gjakut të zemrës(arteriet koronare). Kateteri nuk duhet të shkaktojë dhimbje dhe nuk duhet ta ndjeni atë duke lëvizur nëpër trupin tuaj. Tregoni mjekut ose infermierit nëse keni ndonjë shqetësim.Boja (lëngui kontrastit) injektohet përmes kateterit. Kur kjo të ndodhë, mund të keni një ndjesi të shkurtër të skuqjes së fytyrës ose ngrohtësi. Por përsëri, tregoni mjekut ose infermierit nëse ndjeni dhimbje ose shqetësim.

Në varësi të asaj që mjeku juaj zbulon gjatë koronarografisë tuaj, ju mund të keni procedura shtesë në të njëjtën kohë, të tilla si angioplastika me balon ose vendosja e stentit për të hapur një arterie të ngushtuar. Kryerja e koronarografisë zgjat 30 – 60 minuta, megjithëse mund të jetë më e gjatë, veçanërisht nëse kombinohet me procedurat e tjera të kateterizimit kardiak. Përgatitja dhe kujdesi pas procedurës mund të shtojnë më shumë kohë.

Pas procedurës:

Kur koronarografia ka mbaruar, kateteri hiqet nga krahu ose kofsha dhe vendi mbyllet me presion manual.Ju do të dërgoheni në një zonë të caktuar (reanimacion kardiak) për vëzhgim dhe monitorim. Kur gjendja juaj është e qëndrueshme, ju ktheheni në dhomën tuaj, ku edhe monitoroheni rregullisht.

Do të duhet të qëndroni shtrirë për disa orë për të shmangur gjakderdhjen nëse kateteri është futur në kofshë. Gjatë kësaj kohe, mund t’ju ushtrohet presion (shtypje) për të parandaluar gjakderdhjen dhe për të shpejtuarmbylljen e plagës.

Ju mund të jeni në gjendje të shkoni në shtëpi të njëjtën ditë, ose mund të duhet të qëndroni në spital brenda natës. Pini shumë lëngje për të ndihmuar në largimin e bojës (kontrastit) nga trupi juaj. Nëse ndiheni të aftë, hani diçka.

Pyesni mjekun ose infermierin kur të rifilloni marrjen e medikamente, larjen ose dushin, punën dhe kryerjen e aktiviteteve të tjera normale. Shmangni aktivitetet e mëdha fizike dhe ngritjen e peshave të rënda për disa ditë.Vendi i manipulimit mund të mbetet pak i enjtur për pak kohë, mund të jetë pak i mavijosur dhe të ketë një fryrje të vogël.

Kontaktoni mjekun tuaj nëse:

  • Vini re gjakderdhje, mavijosje të reja ose ënjtje në vendin e manipulimit.
  • Ju shfaqen ose ju shtohen dhimbjet në vendin e manipulimit.
  • Keni shenja të infeksionit, të tilla si skuqje, rrjedhjenga plaga ose temperaturë dhe ethe.
  • Ka një ndryshim në temperaturën ose ngjyrën e këmbës ose krahut që është përdorur për procedurën.
  • Dobësi ose mpirje në këmbë ose krah, ku është bërë manipulimi.
  • Ju shfaqen dhimbje gjoksi ose marrje fryme.

Nëse vendi i manipulimit ka gjakderdhje aktive dhe nuk ndalet pasi të keni aplikuarshtypje me dorë, kontaktoni shërbimin e urgjencës mjekësore. Nëse vendi i manipulimitpapritmas fillon të fryhet, kontaktoni shërbimin e urgjencës mjekësore.

Rezultatet:

Një koronarografi mund t’u tregojë mjekëve se çfarë nuk shkon me enët e gjakut. Mund të:

  • Shihet se në çfarë mase dhe sa nga arteriet tuaja koronare janë bllokuar ose ngushtuar nga pllakat yndyrore (ateroskleroza).
  • Vlerësohet saktësisht se ku ndodhen bllokimet në enët tuaja të gjakut të zemrës dhe jo vetëm.
  • Kontrollon rezultatet e operacionit të mëparshëm të bajpasit koronar.
  • Kontrollon rrjedhjen e gjakut nëpër zemrën tuaj dhe enët e gjakut.

 

Njohja e këtij informacioni mund të ndihmojë mjekun tuaj të përcaktojë se çfarë trajtimi është më i mirë për ju dhe sa rrezik paraqet gjendja juaj e zemrës për shëndetin tuaj. Bazuar në rezultatet tuaja, mjeku juaj mund të vendosë, për shembull, që ju mund të përfitoni nga angioplastika koronare ose stentimi për të ndihmuar në hapjen e arterieve të bllokuara, ose t’ju rekomandojë trajtimin me medikamente apo kirurgjinë kardiake (bajpasin koronar). Është gjithashtu e mundur që angioplastika ose stentimi mund të bëhet gjatë procedures tuaj të koronarografisë për të shmangur nevojën e një procedure tjetër.

Me rreth 5000 procedura të tilla vetëm gjatë vitit 2019, ekipi me eksperiencë i mjekëve dhe infermierëve të Laboratorit të Hemodinamikës dhe Kateterizimeve Kardiake në QSU “Nënë Tereza” ngelet i përkushtuar, 24 orë në 24, ndaj shëndetit dhe mirëqënies së pacientëve.