Këngëtari i njohur Christos Mastoras vizitë në QSUNT

 

 

 

 

 

 

Kengetari i njohur Christos Mastoras vizitoi onkopediatrinë për të shprehur mirënjohjen e tij për stafin i cili me përkushtim bëri gjithçka të mundur për t’u kujdesur për të, gjatë momenteve të vështira të trajtimit të tij në spital kur ai ka qenë 18 muajsh.

Këngëtari u prit nga stafi administrativ i QSUNT dhe zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme, znj. Dhurata Hysaj, e cila gjatë takimit shprehu mirënjohjen e saj për këtë gjest human.

Christos Mastoras dhe grupi “Melisses” vendosën të performojnë pa përfitim në një koncert në Himarë me kushtin e vetëm që gjithë shpërblimi i tyre të shkojë për qëllime bamirësie, dhe konkretisht në Shërbimin Pediatrik të QSUT dhe në shoqatën e bamirësisë «Estia Dropull».

Faleminderit Christos Mastoras! 🙏🏻

#QSUT
##sëbashkupërshëndetin #Pediatria
#ChristosMastoras #Mirënjohje
#KontributHuman
#Melisses