Shërbimi i Kateringut

Ushqimi i shëndetshëm dhe i balancuar është pjesë e rëndësishme e trajtimit dhe shërimit tuaj.

Në QSUNT ushqimi përgatitet në bazë të kërkesave të shërbimeve sipas numrit të pacientëve të shtruar dhe dietave të kërkuara. Çdo javë përpilohet nga mjeku dietolog menuja javore sipas nozologjive të sëmundjes me raportin mes proteinave, karbohidrateve, yndyrnave dhe kalorazhit përkatës.

Mjeku dietolog ndërhyn në dieta të veçanta duke ndjekur tipet dhe stadet e sëmundjeve.

Në QSUNT përgatiten 17 dieta bazë për të rriturit dhe 20 dieta për shërbimet pediatrike.

QSUNT është e pajisur me kuzhinën qëndrore ku përpunohen produktet ushqimore për përgatitjen e dietave dhe me minikuzhina në çdo pavijon sipas standardeve.

Shërbimi i ushqimit ofrohet:

–   3 vakte për pavionet e të rriturve:

Mëngjesi 07:00 – 08:00
Dreka 11:30 – 12:30
Darka 18:00 – 19:30

–   5 vakte për shërbimet pediatrike:

Mëngjesi 07:00 – 08:00
Vakt i ndërmjetëm 10:00 – 10:30
Dreka 11:30 – 12:30
Vakt i ndërmjetëm 15:00 – 15:30
Darka 11:30 – 12:30

Shpërndarja e ushqimit bëhet me karroca termike sipas ligjeve higjeno-kulinare dhe i serviret pacientit në enët përkatëse me tabaka, ndërsa në shërbimet e sëmundjeve infektive bëhet me enë njëpërdorimshe.

Ushqimi konsumohet dhe pëlqehet nga pacientët.

Sektori i Shërbimeve të Hotelerisë në QSUNT vendos në dispozicion të pacientëve pyetësorin e pëlqyeshmërisë së ushqimit si një ndër mënyrat e vlerësimit të cilësisë dhe kënaqshmërisë të pacientit.

Për të ndihmuar në çdo kërkesë, vërejtje apo shqetësim lidhur me shërbimin e kateringut në dhomë kontaktoni këta numra:

Sektori i Shërbimeve të Hotelerisë
(E Hënë – E Enjte 08:00 – 16:30)
(E Premte 08:00 –  14:00)

Marrëdhëniet me Pacientët dhe Publikun
(E Hënë – E Enjte 08:00 – 16:30)
(E Premte 08:00 – 14:00)