Shërbimi i Neurokirurgjisë

Rreth Nesh

Shërbimi i Neurokirurgjisë

Ky shërbim kirurgjikal ofron konsulta dhe hospitalizim për pacientët me sëmundje kirurgjikale të sistemit nervor qendror dhe periferik.

Pjesë integrale dhe me rëndësi të këtij shërbimi janë punkti i kimioterapisë, unik i llojit të tij për Shqipërinë dhe struktura e radioterapisë me akselerator linear ku ofrohen trajtime të specializuara dhe bashkëkohore kimioterapeutike dhe radioterapeutike për tumoret e trurit dhe tumoret e sistemit nervor.

Ndër figurat e rëndësishme të mjekësisë Shqiptare të cilët kanë punuar dhe kanë dhënë kontribut pranë këtij shërbimi kanë qenë Prof. Arian Xhumari, Prof. Adrian Osmanlliu etj.

Stafi mjekësor

Ekipi Kirurgjikal

Prof. Mentor Petrela PETRELA, PU-PH ParisNeurokirurgji e përgjithshme, kollonë, patologji e bazës kraniale, vaskulare
Dr.Sh.M. Arsen SeferiNeurokirurgji e përgjithshme, kollonë, fiksime, epilepsi, vaskulare
Dr.Sh.M. Artur XhumariNeurokirurgji e përgjithshme, neuropediatri, neuroendoskopi, radiokirurgji
Dr.Sh.M. Ridvan AlimehmetiNeurokirurgji e përgjithshme, nervat periferikë, funksional, stereotaksi, dhimbje
Dr. Artid LameNeurokirurgji e përgjithshme, kollonë, stabilizime

Ekipi Neuroanestezise

Dr.Sh.M. Kliti PlikaNeuroanestezi-reanimacion adult
Dr. Mit’hat DemneriNeuroanestezi-reanimacion adult/pediatrik
Dr. Myfit SaraçiNeuroanestezi-reanimacion adult
Dr. Mishel QirinxhiNeuroanestezi-reanimacion
Dr. Toma KalefiNeuroanestezi-reanimacion

Teknologjia dhe infrastruktura

Kati i parë:Sekretariati, zyrat e mjekëve, salla e tretë e bllokut operator “Lehman”, kabineti i neuroimazherisë (CT dhe MRI), radioterapia.
Kati i dytë:Reanimacioni “Prof. Arian Xhumari” (6 shtretër kujdesi intensiv dhe 4 shtretër kujdesi i shkurtër postoperator), salla e parë dhe e dytë e bllokut operator “Lehman”, zyrat e mjekëve.
Kati i tretë:Salla Adrian, 16 shtretër hospitalizimi (dhoma me dy shtretër e një tualet), zyrat e mjekëve.
Kati i katërt:Salla Houdart, 16 shtretër hospitalizimi (dhoma me dy shtretër e një tualet), zyrat e mjekëve.

Blloku i operacioneve “Lehman” përbëhet nga tre salla operacioni me fluks ajri laminar e standart ISO 200019. Këto salla janë të pajisura me:

  • 2 mikroskopë operatorë;p
  • neuronavigator i integruar me mikroskopin dhe skopine intraoperatore;
  • bisturi me ultratinguj;
  • neuroendoskopi;
  • kaskë stereotaksie;
  • 2 skopi intraoperatore;
  • neurofiziologji intraoperatore Surpass;
  • echodoppler transkranial;
  • osteosintezë vertebrale;
  • extempora-kriomikrotom.

Reanimacioni (ICU)

Salla e zgjimit është e pajisur me 4 shtretër reanimacioni të cilat ofrojnë mundësinë e peshimit të pacientit dhe pozicionimin sipas nevojave të pacientit në mënyrë elektromekanike. Shtretërit janë të lëvizshëm, të pajisur me rrota dhe me frena. Secili shtrat është i pajisur me dyshekun përkatës të veshur nga një shtresë mbrojtëse ndaj lagështisë dhe papastërtive që mund të lahet duke siguruar higjienën e dyshekëve.

Pranë çdo shtrati gjendet respiratori dhe një monitor që siguron monitorimin e PA, Fk, EKG, EEG, PVC, Sp O2, FR, T°, ART, ICP, pt CO2, PiCCo, BIS, fi O2, NMT, etj.

Salla e zgjimit është e pajisur me perfuzorë dhe shiringa elektrike portative që bëjnë të mundur dhënien e likideve dhe barnave I.V. me infuzione të vazhdueshme duke realizuar dhe llogaritjen e shpejtësisë së dhënies së perfuzionit nga vetë aparati në mënyrë elektronike.

Reanimacioni përbëhet nga 6 dhoma të sëmurësh. Çdo dhomë është e pajisur me nga një shtrat reanimacioni dhe respiratorë që ofrojnë të gjitha regjimet respiratore për të rriturit dhe fëmijët si dhe regjimin e veçantë për NIV; një monitor, hemopode të cilat ofrojnë matjen e ICP, PVC, ART, PiCCO.; një POD, ptCO2 i cili bën të mundur monitorimin CO2 të ekspiruar.; një burim oksigjeni të lirë, respirator dhe shiringë elektrike. Gjithashtu reanimacioni është i pajisur me një astrupogram që bën të mundur matjen e gazeve në gjakun arterial në cast kur paraqitet e nevojshme.

Eksplorimet:

  • Rezonanca Magnetike (MRI);
  • Skaner (CT);
  • Elektromiografi (EMG) dhe Elektroencefalografi (EEG);
  • Arteriografi e Mieloradikulografi;
  • Doppler transkranial;
  • Doppler kardiak transtorakal e transezofageal.

Trajtime te integruara:

  • DSA embolizim endovaskular;
  • Akselerator linear për radioterapi konvencionale dhe radiokirurgji.

Shërbimet e Ofruara

Në këtë shërbim realizohen të gjitha tipet e ndërhyrjeve neurokirurgjikale. Akset kryesorë të aktivitetit të shërbimit janë:

Kirurgjia vaskulare

Trajtimi i malformimeve vaskulare (aneurizma, malformacione arterio-venoze, fistula arterio-venoze, kavernoma, angioma, anomali zhvillimore venoze DVA)
Kirurgji e arteries karotide dhe vertebrale
Trajtim kirurgjikal i aksidenteve vaskulare cerebralë
Trajtimi endovaskular – coiling

Kirurgjia e bazës kraniale

Orbitë
Fosa anteriore
Piramida e klivusi

Kirurgjia e tumoreve cerebralë

Biopsi stereotaktike
Biopsi ekscizionale
Heqje kirurgjikale
Protokolle Neuro-onkologjie dhe kimioterapi
Radioterapi konvencionale dhe radiokirurgji

Kirurgjia e kolonës

Degjenerative: hernie diskale,mielopati artrozike. Patologji vaskulare, kirurgjia në raport me arterien vertebrale.
Tumoret e palcës dhe të kolonës
Malformacione të kollonës
Traumë

Dismorfia kraniale dhe spinale

Kirurgji pediatrike

Tumoret e moshës pediatrike
Derivacione valvulare

Kirurgjia e nervave periferikë

Pleksi brakial, pleksi distocik, nervat periferike, kanal karpal, nerv kubita
Dëmtimi periferik i nervave i lindur ose i fituar, traumatik dhe jo traumatik
Trajtim kirurgjikal i dhimbjes

Kirurgjia e epilepsisë

Epilepsia lezionale
Epilepsia temporale meziale nga skleroza hipokampale
Epilepsia farmako-rezistente

Kirurgjia funksionale

Stimulimi i bërthamave subtalamike për Sëmundjen e Parkinson
Trajtimi i distonis, spasticitetit, tremorit dhe hyperhidrozes
Konsultat ambulatore:
Ditët dhe orari i vizitave
DitëtOra
Prof. Mentor PetrelaE Hënë, E Premte09:00-15:00
Dr. Artid LameE Hënë09:00-15:00
Dr.Sh.M. Arsen SeferiE Martë09:00-15:00
Dr. Eugen EnesiE Martë09:00-15:00
Dr.Sh.M. Artur XhumariE Mërkurë09:00-15:00
Dr. Gentian KaloshiE Mërkurë, E premte09:00-15:00
Dr.Sh.M. Ridvan AlimehmetiE Enjte09:00-15:00
Dr. Edvin DervishiE Enjte09:00-15:00

Pritja dhe Urgjencat

Shërbim urgjence me mundësinë e një konsulte neurokirurgjikale.

Gjej shërbimin në hartë: