Rreth Nesh
Shërbimi i Neurokirurgjisë
Ky shërbim kirurgjikal ofron konsulta dhe hospitalizim për pacientët me sëmundje kirurgjikale të sistemit nervor qendror dhe periferik.
Pjesë integrale dhe me rëndësi të këtij shërbimi janë punkti i kimioterapisë, unik i llojit të tij për Shqipërinë dhe struktura e radioterapisë me akselerator linear ku ofrohen trajtime të specializuara dhe bashkëkohore kimioterapeutike dhe radioterapeutike për tumoret e trurit dhe tumoret e sistemit nervor.
Ndër figurat e rëndësishme të mjekësisë Shqiptare të cilët kanë punuar dhe kanë dhënë kontribut pranë këtij shërbimi kanë qenë Prof. Arian Xhumari, Prof. Adrian Osmanlliu etj.
Stafi mjekësor
Ekipi Kirurgjikal
|
Prof. Mentor Petrela PETRELA, PU-PH Paris |
Neurokirurgji e përgjithshme, kollonë, patologji e bazës kraniale, vaskulare |
|
Dr.Sh.M. Arsen Seferi |
Neurokirurgji e përgjithshme, kollonë, fiksime, epilepsi, vaskulare |
|
Dr.Sh.M. Artur Xhumari |
Neurokirurgji e përgjithshme, neuropediatri, neuroendoskopi, radiokirurgji |
|
Dr.Sh.M. Ridvan Alimehmeti |
Neurokirurgji e përgjithshme, nervat periferikë, funksional, stereotaksi, dhimbje |
|
Dr. Artid Lame |
Neurokirurgji e përgjithshme, kollonë, stabilizime |
Ekipi Neuroanestezise
|
Dr.Sh.M. Kliti Plika |
Neuroanestezi-reanimacion adult |
|
Dr. Mit’hat Demneri |
Neuroanestezi-reanimacion adult/pediatrik |
|
Dr. Myfit Saraçi |
Neuroanestezi-reanimacion adult |
|
Dr. Mishel Qirinxhi |
Neuroanestezi-reanimacion |
|
Dr. Toma Kalefi |
Neuroanestezi-reanimacion |
Teknologjia dhe infrastruktura
![]() |
Kati i parë: |
Sekretariati, zyrat e mjekëve, salla e tretë e bllokut operator “Lehman”, kabineti i neuroimazherisë (CT dhe MRI), radioterapia. |
|
Kati i dytë: |
Reanimacioni “Prof. Arian Xhumari” (6 shtretër kujdesi intensiv dhe 4 shtretër kujdesi i shkurtër postoperator), salla e parë dhe e dytë e bllokut operator “Lehman”, zyrat e mjekëve. |
|
|
Kati i tretë: |
Salla Adrian, 16 shtretër hospitalizimi (dhoma me dy shtretër e një tualet), zyrat e mjekëve. |
|
|
Kati i katërt: |
Salla Houdart, 16 shtretër hospitalizimi (dhoma me dy shtretër e një tualet), zyrat e mjekëve. |
Blloku i operacioneve “Lehman” përbëhet nga tre salla operacioni me fluks ajri laminar e standart ISO 200019. Këto salla janë të pajisura me:
- 2 mikroskopë operatorë;p
- neuronavigator i integruar me mikroskopin dhe skopine intraoperatore;
- bisturi me ultratinguj;
- neuroendoskopi;
- kaskë stereotaksie;
- 2 skopi intraoperatore;
- neurofiziologji intraoperatore Surpass;
- echodoppler transkranial;
- osteosintezë vertebrale;
- extempora-kriomikrotom.
Reanimacioni (ICU)
Salla e zgjimit është e pajisur me 4 shtretër reanimacioni të cilat ofrojnë mundësinë e peshimit të pacientit dhe pozicionimin sipas nevojave të pacientit në mënyrë elektromekanike. Shtretërit janë të lëvizshëm, të pajisur me rrota dhe me frena. Secili shtrat është i pajisur me dyshekun përkatës të veshur nga një shtresë mbrojtëse ndaj lagështisë dhe papastërtive që mund të lahet duke siguruar higjienën e dyshekëve.
Pranë çdo shtrati gjendet respiratori dhe një monitor që siguron monitorimin e PA, Fk, EKG, EEG, PVC, Sp O2, FR, T°, ART, ICP, pt CO2, PiCCo, BIS, fi O2, NMT, etj.
Salla e zgjimit është e pajisur me perfuzorë dhe shiringa elektrike portative që bëjnë të mundur dhënien e likideve dhe barnave I.V. me infuzione të vazhdueshme duke realizuar dhe llogaritjen e shpejtësisë së dhënies së perfuzionit nga vetë aparati në mënyrë elektronike.
Reanimacioni përbëhet nga 6 dhoma të sëmurësh. Çdo dhomë është e pajisur me nga një shtrat reanimacioni dhe respiratorë që ofrojnë të gjitha regjimet respiratore për të rriturit dhe fëmijët si dhe regjimin e veçantë për NIV; një monitor, hemopode të cilat ofrojnë matjen e ICP, PVC, ART, PiCCO.; një POD, ptCO2 i cili bën të mundur monitorimin CO2 të ekspiruar.; një burim oksigjeni të lirë, respirator dhe shiringë elektrike. Gjithashtu reanimacioni është i pajisur me një astrupogram që bën të mundur matjen e gazeve në gjakun arterial në cast kur paraqitet e nevojshme.
Eksplorimet:
- Rezonanca Magnetike (MRI);
- Skaner (CT);
- Elektromiografi (EMG) dhe Elektroencefalografi (EEG);
- Arteriografi e Mieloradikulografi;
- Doppler transkranial;
- Doppler kardiak transtorakal e transezofageal.
Trajtime te integruara:
- DSA embolizim endovaskular;
- Akselerator linear për radioterapi konvencionale dhe radiokirurgji.
Shërbimet e Ofruara
Në këtë shërbim realizohen të gjitha tipet e ndërhyrjeve neurokirurgjikale. Akset kryesorë të aktivitetit të shërbimit janë:
Kirurgjia vaskulare
|
Trajtimi i malformimeve vaskulare (aneurizma, malformacione arterio-venoze, fistula arterio-venoze, kavernoma, angioma, anomali zhvillimore venoze DVA) |
|
Kirurgji e arteries karotide dhe vertebrale |
|
Trajtim kirurgjikal i aksidenteve vaskulare cerebralë |
|
Trajtimi endovaskular – coiling |
Kirurgjia e bazës kraniale
|
Orbitë |
|
Fosa anteriore |
|
Piramida e klivusi |
Kirurgjia e tumoreve cerebralë
|
Biopsi stereotaktike |
|
Biopsi ekscizionale |
|
Heqje kirurgjikale |
|
Protokolle Neuro-onkologjie dhe kimioterapi |
|
Radioterapi konvencionale dhe radiokirurgji |
Kirurgjia e kolonës
|
Degjenerative: hernie diskale,mielopati artrozike. Patologji vaskulare, kirurgjia në raport me arterien vertebrale. |
|
Tumoret e palcës dhe të kolonës |
|
Malformacione të kollonës |
|
Traumë |
Dismorfia kraniale dhe spinale
Kirurgji pediatrike
|
Tumoret e moshës pediatrike |
|
Derivacione valvulare |
Kirurgjia e nervave periferikë
|
Pleksi brakial, pleksi distocik, nervat periferike, kanal karpal, nerv kubita |
|
Dëmtimi periferik i nervave i lindur ose i fituar, traumatik dhe jo traumatik |
|
Trajtim kirurgjikal i dhimbjes |
Kirurgjia e epilepsisë
|
Epilepsia lezionale |
|
Epilepsia temporale meziale nga skleroza hipokampale |
|
Epilepsia farmako-rezistente |
Kirurgjia funksionale
|
Stimulimi i bërthamave subtalamike për Sëmundjen e Parkinson |
|
Trajtimi i distonis, spasticitetit, tremorit dhe hyperhidrozes |
|
Konsultat ambulatore: |
|||
|
Ditët dhe orari i vizitave |
|||
|
Ditët |
Ora |
||
|
Prof. Mentor Petrela |
E Premte |
09:00-11:00 |
|
|
Dr. Maren Ruka |
E Premte |
09:00-11:00 |
|
|
Dr. Artid Lame |
E Marte; |
09:00-11:00 |
|
|
Prof. As. Arsen Seferi |
E Marte; |
09:00-11:00 |
|
|
Dr. Sc. Eugen Enesi; |
E Marte; |
09:00-11:00 |
|
|
Prof. As. Artur Xhumari; |
E Merkure; |
09:00-11:00 |
|
|
Dr. Gentian Kaloshi |
E Mërkurë, E premte |
09:00-15:00 |
|
|
Prof. As. Ridvan Alimehmeti |
E Enjte |
09:00-11:00 |
|
|
Dr. Sc. Edvin Dervishi |
E Enjte |
09:00-11:00 |
Pritja dhe Urgjencat
Shërbim urgjence me mundësinë e një konsulte neurokirurgjikale.
Kontakt:
+ 355 (4) 2349382 Reanimacioni neurokirurgjikal (24h/24)
+ 355 (4) 2349209 Sekretariati (çdo ditë 9h-16h)
+ 355 (4) 2349246 Konsultat (çdo ditë 9h-13h)
e-mail mentor.petrela@gmail.com Fax:+ 355 (4) 2362641
Gjej shërbimin në hartë:

Stafi yne
Shërbimi i Neurokirurgjisë
Prof.Mentor Petrela
Shef Shërbimi i Neurokirurgjisë
D.Sh.M.Arsen Seferi
Dr.Artid Lame
D.Sh.M.Artur Xhumari
Dr.Brunilda Xhaxho
Dr.Elvis Dervishi
Dr.Florian Dashi
D.Sh.M.Gentian Kaloshi
Dr.Ledio Bregu
Dr.Lulzime Daci
D.Sh.M.Ridvan Alimehmeti

