Master-Plani i Zhvillimit të QSUNT

Mbi Master-Planin e Zhvillimit të QSUNT

Me qëllim modernizimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të cilësisë së shërbimit të kujdesit shëndetësor është parë si domosdoshmëri vlerësimi i kapacitetit të nevojave të spitalit për dhjetëvjeçarin e ardhshëm. Ky proces ka sjellë hartimin e master-planit të zhvillimit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” i cili përcakton shërbimet që do të ofrohen për qytetarët dhe vendndodhjen e tyre, cilat do të jenë burimet e nevojshme njerëzore dhe fizike për funksionimin e sistemit dhe si do të jenë ato.

Nëpërmjet projektit për master-planin e QSUNT është hartuar një kornizë strategjike dhe operacionale e cila udhëzon mbi shpërndarjen e këtyre burimeve.

Qëllimet e Master-Planit:

  1. Sigurimi i trajtimit të qëndrueshëm dhe me cilësi të lartë për pacientin;
  2. Ndërtimi i themeleve për optimalizimin e proceseve dhe strukturave organizative;
  3. Alokimi efikas i resurseve;
  4. Përcaktimi i prioriteteve që kanë të bëjnë me investimet e nevojshme;
  5. Të bazuarit e master-planit në strukturat e zhvilluara historikisht.

Çfarë do të përmirësohet?

  1. Implementimi i master-planit të zhvillimit do të hedhë bazat drejt krijimit të një spitali modern universitar.
  2. Përmirësimi i cilësisë nënkupton në rradhë të parë ndryshimin e organizimit.
  3. Do të përmirësohet cilësia e shërbimeve mjekësore përmes përmirësimit të strukturave administrative;
  4. Do të optimalizohen proceset;
  5. Do të krijohen shërbime të centralizuara;
  6. Do të rritet efikasiteti nëpërmjet optimalizimit të shfrytëzimit të burimeve, mirëshpërndarjes së tyre dhe shfrytëzimit efikas të pajisjeve mjekësore;
  7. Reduktimi i kostove të energjisë dhe mirëmbajtjes;
  8. Zhvillimi i strategjive unitare dhe strukturave vendimmarrëse;
  9. Krijimi i standardeve unitare për aktivitetet mjekësore.