Drejtimi Mjekësor

Struktura e Shërbimit Mjekësor në QSU “Nënë Tereza”.

Polet e Administrimit të Integruar

QSU “Nënë tereza” është e ndarë në 8(tetë) pole të quajtur Polet e Administrimit të Integruar (PAI), qëllimi i të cilave është të optimizojë proceset e punës për të siguruar shërbime mjekësore të përshtatshme dhe cilësore për pacientët:

  1. Poli i Administrimit të Integruar të Sëmundjeve të Brendshme
  2. Poli i Administrimit të Integruar të Spitalit Polivalent
  3. Poli i Administrimit të Integruar të Spitalit të Neuroshkencës
  4. Poli i Administrimit të Integruar të Spitalit Pediatrisë
  5. Poli i Administrimit të Integruar të Spitalit Onkologjik
  6. Poli i Administrimit të Integruar të Spitalit Francez
  7. Poli i Administrimit të Integruar të Spitalit Infektiv
  8. Poli i Administrimit të Integruar të Konsultave

Funksionimi i PAI-eve:

Ogranizimi me pole ka në bazë të tij parimin e pjesëmarrjes së profesionistëve në procesin e vendimmarrjes dhe përfaqëson grupimin e specialiteteve të përafërta.

Çdo PAI ka në përbërjen e tij drejtuesin mjekësor, administratorin si dhe një strukturë ndihmëse, që ndjek planifikimin e shërbimeve për çdo spital për të zhvilluar, monitoruar dhe mbajtur përgjegjësi për çdo aktivitet spitalor dhe ambulator.

Çdo Pol i Administrimit të Integruar (PAI) ka Administratorin, i cili organizon punën në kuadër të koordinimit me pacientët, mjekët dhe familjarët. Administron ankesat dhe kërkesat e pacientëve duke koordinuar me shërbimet mjekësore dhe stafin administrativ.

Funksionimi dhe drejtimi i Polit të Administrimit të Integruar bëhet në bazë të rregulloreve të posaçme.

Shërbimet Mjekësore

QSU “Nënë Tereza” ofron shërbime mjekësore diagnostikimi e kurimi në njësi të specializuara.
Shërbimet janë njësi diagnostikuese trajtuese dhe shkencore themelore.
Shërbimi mjekësor ka personelin e vet me kohë të plotë e atë me kohë të pjesëshme.

Nën varësinë direkte funksionale të Shefit të Shërbimit janë të gjithë punonjësit e Shërbimit Mjekësor dhe nëse ka, edhe të atij mbështetës.

Çdo Shërbim ka një Kryeinfermier, i cili/e cila përzgjidhet nga rradhët e infermierëve të QSUNT me përvojë pune së paku 3- vjeçare dhe kualifikimin më të lartë. Kryeinfermieri emërohet nga Drejtori i Përgjithshëm. Numri i infermierëve, laborantëve apo i punonjësve të tjerë të Shërbimit caktohet sipas strukturës së miratuar nga Ministri i Shëndetësisë.

Në çdo shërbim atashohen edhe specializantë që janë efektiv në shërbim i QSU “Nënë Tereza”. Ata punojnë me kohë të plotë dhe me të njëjtën ngarkesë pune si mjekët e pavionit.

Drejtori merr masa për organizimin e shërbimeve mbështetëse, për të gjitha shërbimet në QSU “Nënë Tereza”, sipas përcaktimeve të bëra në legjislacionin në fuqi. Funksionimi i tyre realizohet mbi bazën e një rregulloreje të veçantë të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm.