Drejtimi Institucional

Mirësevini në faqen tonë!

Ne shpresojmë që nëpërmjet kësaj faqe të keni mundësi të merrni informacionin e duhur për çdo shërbim mjekësor të ofruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Qëllimi i punës tonë të përditshme është që çdo pacienti dhe familjari t’i ofrohet shërbim profesional dhe kujdes cilësor. Ne synojmë të zhvillojmë kulturën e shërbimit dhe respektit ndaj pacientit në çdo shërbim. Ndaj, ju ftoj të gjithëve, si partnerë, të bëheni pjesë aktive e zhvillimit të mëtejshëm të kulturës për ofrimin e shërbimit cilësor. Ju ftoj gjithashtu për ta parë drejtimin spitalor, jo vetëm si një pozicion, por si një përgjegjësi për krijimin e një atmosfere që na frymezon për të vendosur gjithmonë pacientin të parin. Rezultatet pozitive të punës, në sajë të përkushtimit maksimal të stafit të mjekëve, infermierëve dhe punonjësve tanë, mbështeten në vizionin: “Kur njerëzit mendojnë për kujdes shëndetësor profesional, ata mendojnë për QSUNT”. Është një privilegj të jesh pjesë e këtij organizmi, i cili është një burim krenarie për komunitetin. Është një privilegj të jesh pjesë e kësaj strukture, e cila kujdeset për jetën e mijëra pacientëve çdo ditë. Ne shpresojmë me punën tonë të përmbushim pritshmëritë e çdo qytetari Kur ju të shfletoni këtë faqe, lutem, mos hezitoni të kontaktoni për çdo pyetje, koment apo sugjerim në rubrikën “Na kontaktoni”.

 

Prof. Asc. Alma Cani Drejtor i Përgjithshëm
Dr. Arber Aliu Zv. Drejtor i Përgjithshëm
Dr. Arjana Strakosha Zv. Drejtor i Përgjithshëm
Narvina Sinani
Zv. Drejtor i Përgjithshëm
Rigers Haxhiraj Drejtor i IT dhe Inxhinierisë Klinike
Briken Lala Drejtor Juridik
Liridon Cala Drejtor i Shërbimeve Mbështetëse
Anisa Vlashi Drejtor i Burimeve Njerëzore
Erida Buzi Drejtor Ekonomik dhe Planifikimit Financiar
Enisa Rexhepi Drejtor i Performancës Spitalore
Mirela Rexhepi Drejtor i Shërbimit Farmaceutik