Shërbimi i Onkologjisë

Rreth Nesh

Shërbimi Onkologjik është krijuar në Nëntor të vitit 1969 si Klinikë e Onkologjisë, me strukturën e një qendre gjithpërfshirëse, të luftës kundër kancerit.  Aktualisht ai operon me një ekip multi-disiplinar, i cili merret me diagnostikime, trajtime, analizime, kërkime, raportime, etj, rreth patologjive malinje.   Për një cilësi sa më të mirë shërbimi, ky shërbim ka një bashkëpunim shumë të ngushtë me Shërbimin e Anatomisë Patologjike dhe Radiologjisë duke siguruar kështu një diagnozë, stadifikim dhe trajtim sa më të mirë të të gjithë pacientëve që vuajnë nga kjo sëmundje.

Për të gjithë stafin e Shërbimit Onkologjik, mjek, fizikant, infermier, laborant të të gjithë sektorëve,  pacienti vjen i pari. Dhe është pikërisht kjo arsyeja që dhe sektori Psiko-Social në Onkologji tashmë ka marr një vend të veçantë dhe shumë të rëndësishëm, duke plotësuar kështu trajtimin shumë planësh të pacientëve tanë.

Risitë kanë ardhur dhe nga sistemi i referimit i cili ka përmirësuar punën e personelit mjekësor gjë që ka ndikuar direkt në cilësinë e shërbimit ndaj pacientëve të cilët presin më pak për kryerjen kryesisht të vizitave të para por pa neglizhuar edhe kontrollet periodike të pacientëve tashmë të diagnostikuar dhe trajtuar.

Parimet që udhëheqin praktikën mjekësore në Shërbimin Onkologjik kanë në qendër pacientin, dhe përfshijnë tre aspekte të gjera:

a) Kujdesin ndaj pacientit me patologji malinje

  1. Ofrimi i kujdesit të përshtatshëm, nga ana mjekësore dhe emocionale, dhe të individualizuar për çdo pacient.
  2. Ofrimi i kujdesit gjithëpërfshirës dhe të koordinuar në mjediset e Shërbimit dhe pranë vendbanimeve dhe banesës së pacientit, në bashkëpunim të ngushtë me Njesite Onkologjike ne rrethe, Shërbimin Onkologjik në Banesë (SOB) dhe organizata të tjera.
  3. Përfshirja në stafin tonë të mjekëve më të mirë dhe më të zotë.
  4. Njohja dhe mbështetja e rolit thelbësor që ka kërkimi shkencor në zhvillimet në fushën e kujdesit ndaj kësaj sëmundjeje.

b) Kultura

  1. Mundësimi i partneritetit kolegjial midis mjekëve.
  2. Respektimi individual dhe i vlerës së njohurive të grupit të profesionistëve që merren me kujdesin ndaj patologjive malinje.
  3. Të qënit të hapur për perspektiva të reja dhe të qënit të drejtë.

c) Menaxhimi profesional

  1. Promovimi i aksesit të përshtatshëm ndaj kujdesit që ofrohet në Spitalin Onkologjik.
  2. Lidership dhe udhëheqje në ofrimin e kujdesit efektiv dhe përmirësimi i të gjitha aspekteve të kujdesit ndaj sëmundjeve neoplazike.
  3. Shqyrtimi i mundësive për zgjerimin e shërbimeve që ofrohen për pacientin me patologji malinje.
  4. Të qënit konkurrues në të gjitha aspektet e kujdesit ndaj këtyre patologjive, në kontekstin kur ofrimi i kujdesit privat është një realitet i prekshëm edhe në vendin tonë.

Pacienti eshte në qendër të çdo shërbimi që ofrohet në Spitalin Onkologjik. Stafi i Spitali eshte i përkushtuar për të ofruar kujdesin mjekësor më të mirë të mundshëm dhe përpiqet për përmirësimin e vazhdueshëm të këtij kujdesi për çdo pacient, pavarësisht moshës, gjinisë, besimit fetar, paaftësisë, etnisë dhe orientimit seksual, duke bërë ç’është e mundur që kjo strukture të jetë i aksesueshëm dhe i përshtatur për nevojat e çdo pacienti të veçantë.

Shërbimi Onkologjik ka në përbërje të tij 4 Njësi mjekësore kryesore :

  1. Njesinë e Gjinekologjisë Onkologjike
  2. Njësinë e Kirurgjisë Onkologjike
  3. Njësinë e Kimioterapisë
  4. Njësinë e Radioterapisë

Gjithashtu në Shërbimin Onkologjik në ndihmë të përcaktimit sa më të saktë të diagnozës, kryhen një sërë ekzaminimesh si:

  1. ECHO
  2. Mamografi
  3. CT
  4. Biopsi / Tru Cut/ Citologji

Njësia e Gjinekologjisë – Onkologjike

Njësia e Gjinekologjisë – Onkologjike është qëndër unike e shërbimit spitalor publik. Kjo strukturë është e atashuar pranë Shërbimit Onkologjik dhe ofron trajtim të specializuar për patologjinë malinje të organeve genitale femerore. Në këtë njësi trajtohen të gjitha sëmundjet genekologjike duke ju ofruar pacientëve standarte bashkëkohor të krahasuara edhe me qëndrat onkologjike europiane të këtyre lloj trajtimeve. Puna e kësaj njësie mbështetet në eksperiencën dhe përkushtimin e të gjithë stafit përbërës të saj duke pasur si qëllim zgjatjen dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës së pacienteve.

Gjithashtu kjo njësi punon fort, në bashkëpunim me njësitë e tjera kryesisht kimioterapinë dhe radioterapinë për zbatimin me rigorizitet të protokolleve të trajtimit të patologjive malinje. Përveç kësaj duhet përmendur dhe bashkëpunimi i ngushtë me shërbimin e anestezi- reanimacionit duke ulur  ndejshëm komplikacionet gjatë dhe post operatore.

Ekipi i Gjinekologjise Onkologjike ka nje bashkëpunim shumë të ngushtë me ekipin kirurgjikal të Shërbimit Onkologjik duke realizuar së bashku ndërhyrje kirurgjikale të kombinuara

Tipet bazë të nderhyrjeve kirurgjikale gjinekologjike :

  1. Trajtimi i tumoreve të organeve të jashtme genitale (Leucoplacia, Ca Vulve),

– Vulvektomi totale e thjeshtë

– Vulvektomi totale me linfadenektomi inguinale bilaterale

  1. Trajtimi i tumoreve të vaginës dhe qafës së mitrës.

-Tumorectomi të vaginës (primare ose metastaza)

-Amputacione dhe konizime të qafës së mitrës

-Hysterektomi totale e zgjeruar me ose pa adnekse a modo WERTHEIM me linfadenectomi pelvike bilaterale dhe paraaortale

  1. Trajtimi i tumoreve të mitrës.

-Hysterektomi totale me adnexse plus linfadnektomi pelvike dhe paraaortale

(në raste të veçanta të lidhura me gjëndjen e përgjithshme të pacientës realizohen dhe hysterectomi vaginale)

  1. Trajtimi i tumoreve të ovareve dhe tubave (tumour primare dhe metastatike).

-Hysterektomi totale dhe tuadnexectomi bilaterale, linfadnektomi pelvike dhe paraaortale, omentectomia totale, apendectomia tipica.

  1. Trajtimi i tumoreve placentare.

-Hysterectomi totale dhe adnexectomi bilateral.

Stafi yne

Silvana Çeliku – Shef Shërbimi

Euglent Hoxha – Mjek Onko-obseteter/gjinekolog

Urana Prendi – Mjek Onko-obseteter/gjinekolog

Konsultat Ambulatore

Konsultat ambulatore të Njesisë së Gjinekologjisë kryhen në kabinetin e vizitave ambulatore të Gjinekologjisë (Kati i parë i Shërbimit Onkologjik). Konsulatat / vizitat kryhen nga mjeket konsulentë sipas ditëve dhe orareve të përcaktuara si më poshtë:

Mjeku Ditët Orari
Dr. Silvana Çeliku E Hënë 08:30-12:00
Dr. Euglent Hoxha 11:30-13:30
Dr. Euglent Hoxha E Martë 08:30-12:00
Dr. Urana Prendi E Mërkurë 08:30-12:00
Dr. Euglent Hoxha E Enjte 08:30-12:00
Dr. Silvana Çeliku E Premte 08:30-12:00
Dr. Euglent Hoxha 08:30-12:00

Njësia e Kirurgjisë Onkologjike dhe Terapise Intensive

Kjo njesi eshte nje pike referimi per gjithe vendin ne sektorin publik ne aktivitetin professional qe ajo ofron, per patologji te caktuara ne lidhje me gjirin, melanomat, indet e buta dhe sistemin limfatik, gjithashtu kryhen edhe kirurgji te traktit digjesiv, sistemit kockor, palliative etj. Njesia e Kirurgjise Onkologjike dhe Terapi Intensive realizon 3 aktivitete baze: Vizita ne Punktin e Kirurgjise; Aktiviteti mjekesor ne Repartin e Kirugjise ku realizohen shtrimet e pacienteve dhe ndjekja e tyre; Ativiteti ne Bllokun Operator, ku kryhen kirurgjite dhe ndjekja e menjehershme postoperatore.

Gjate trajtimit te pacientit ne repartin e kirurgjise vec trajtimit mjekesor per rikuperimin fizik dhe funksional sa me te shpejte, i kushtohet nje vemendje te vecante dhe anes psiko-emocionale te pacientit nga psikologet dhe punonjesit social.

Ne kete Njesi vlen te permendet qe kryesisht ne fushen e patologjive te gjirit e melanomave, vec kirurgjive standarte jane realizuar dhe tipet e kirurgjive innovative qe aplikohen ne qendrat e tjera referente onkologjike internacionale ku mund te permenden rikonstruksionet me perdorim proteze dhe meshe biologjike dhe linfonoduli sentinel.

Bashkepunim profesional dhe edukativ me qendra te tjera onkologjike internacionale ne kuader te ngritjes profesionale (specializime)  te punimeve mjekesore (studime te ndryshme) teknikave kirurgjikale, etj duke ofruar per pacientet tane trajtimin e nevojshem dhe me bashkekohorin.

 Njesia e Kirurgji Onkologjike dhe Terapi Intensive eshte e organizuar ne:

  • Punkti i Kirurgjise
  • Reparti i Kirurgjise
  • Blloku Operator

Stafi Ynë

Helidon Nina – Mjek Kirurg Onkolog dhe Drejtues Mjekësor I PAI Onkologjik

Fatmir Tahiri – Mjek Kirurg Onkolog

Ibrahim Avdi- Mjek Kirurg Onkolog

Artan Bodeci – Mjek Kirurg Onkolog

Ilirjan Naqellari – Mjek Kirurg Onkolog

Edmond Gashi – Mjek Kirurg Onkolog

Konsultat Ambulatore

Mjeku Ditët Orari
Dr. Ibrahim Avdi E Hënë 10:00-14:00
D.SH Artan Bodeci E Martë 10:00-14:00
Dr. Ilirjan Naqellari E Mërkurë 10:00-14:00
Dr. Fatmir Tahiri 12:00-14:00
Prof Ass Helidon Nina E Enjte 10:00-14:00
Dr. Edmond Gashi E Premte 10:00-14:00
Dr. Fatmir Tahiri 12:00-14:00

Njёsia e Kimioterapisë Onkologjike

Njësia e Kimioterapisë është një nga njësitë me një rëndësi të veçantë në Shërbimin e Onkologjisë. Kjo njësi mbulon dhe përballon një punë voluminoze si cilësisht dhe numerikisht një numër mjaft të lartë pacientësh me të gjitha llojet e patologjive që trajtohen në klëtë shërbim.

Njësia e Kimioterapisë, së bashku me njësitë e tjera të kirurgjisë dhe radioterapisë, është pjesë  e stafit multidisiplinar që në kohët e sotme është  pjesë e domosdoshme e çdo spitali që merret me trajtimin antitumoral. Nga viti në vit është shtuar numri i patologjive që mjekohen në këtë njësi. Janë shtuar gjithashtu protokollet bashkohore të trajtimit gjë që ka sjell dhe rritjen e përgjigjes ndaj mjekimit dhe mbijetesat e lira të sëmundjes.

Puna e stafit të Njësisë së Kimioterapisë është e lidhur ngushtë me përparimet e shkencës së Onkologjisë, risitë e të cilave janë sjellë në shërbim të pacientëve.

Njësia e Kimioterapisë i kushton një rëndësi mjaft të madhe dhe ngritjes profesionale të mjekëve ku ndër të cilat është pjesmarrja e tyre në konferenca të ndryshme për tu njohur me risitë e fushës së Onkologjisë.

Njesia e kimoterapisë në Shërbimin Onkologjik përballon numrin më të madh të ngarkesës përsa i përket  fazave të ndyshme të lidhura me menaxhimin e të sëmurit onkologjik siç janë diagnoza, trajtimi, monitorimi dhe kontrolli i efekteve anësore, ndjekja e të semurit pas përfundimit të  trajtimeve, dhënia e  trajtimeve paliative etj.

Futja e trajtimeve të reja sidomos në dekaden e fundit e ka bërë trajtimin me kimioterapi me kompleks dhe ka zgjeruar spektrin e trajtimit edhe për ato tumore që para pak vitesh konsideroheshin të patrajtueshëm për shkak të mungesës së agjenteve me efikasitet ndaj tyre. Për fat të mirë një pjesë këtyre trajtimeve sot nuk mungojnë edhe në shërbimin tonë dhe numri i tyre vjen gjithmonë në rritje.

Kjo njësi shërben si pikë referimi për protokollet e trajtimit si edhe për edukimin në vazhdimësi për të gjitha nivelet e stafit të përfshirë në trajtimin antitumoral. Prej disa vitesh, nën drejtimin e Njësisë së Kimioterapisë të Shërbimit Onkologjik, funksionojnë edhe njësitë e trajtimit me kimioterapi në rrethet kryesore.

Për sigurimin më të mirë të cilesisë së sherbimit ndaj pacientit, në Njësinë e Kimioteraisë janë ngritur grupet e veçanta për patologji të veçanta tumorale që bëjnë konsultimin dhe trajtimin e të sëmureve në koordinim me reparet e tjera të shërbimit Onkologjik .

Për sa i përket tumorit më të shpeshtë femëror, atij të gjirit, Njësia e Kimioterapisë krahas trajtimit kirurgjikal dhe radioterapisë që ofrohen me cilësinë më të mirë në vendin tonë, ka në dispozicion pothuaj gamën e plotë të të gjithë barnave si edhe terapive të tjera hormonale, dhe biologjiike që rekomandohen  nga shkenca mjeksore sot.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për trajtimin e tumoreve gastro – intestinale që kërkojnë një ekip të përgatitur dhe koordinuar mirë për shkak ëte vecantive dhe kompleksiteti  që vjen nga nevoja për trajtime të kombinuara të kirurgjisë, kimioterapisë dhe radioterapisë. Në bashkëpunim edhe me klinikat e tjera të Q.S.U.N.T si shërbimi i gastro-hepatologjisë dhe kirugjisë së përgjithshme kjo realizohet tek ne në nivelin më të mirë brenda mundësive të vendit tonë.

Për sa i përket tumorit me mortalitetin më të lart tek meshkujt, atij të mushkërive, Njësia e Kimioterapisë siguron koordimim të vazhdueshëm me Spitalin Universitar të Sëmundjeve të Mushkërive ku bëhet diagnoza për shumicën e pacientëve të cilet më pas, sipas rastit, e kanë të nevojshem trajtimin me kimioterapi të vetme ose të kombinuar me radioterapi. Për këtë qëllim, në këtë njësi, konsultat e stafit multidisiplinar realizohen në kohën dhe kualitetin e duhur.

Stafi Ynë

Dr. Bledi Kreka – Përgjegjës i Njësisë

Dr. Dhurata Tarifa, Mjek Onkolog

Dr. Alketa Pere(Ymeri), Mjek Onkolog

Dr. Anila Pema (Kristo), Mjek Onkolog

Dr. Enkelejda Çuedari, Mjek Onkolog

Dr. Flutura Proko, Mjek Onkolog

Dr. Sabo Ademi, Mjek Onkolog

Dr. Arjana Durbaku, Mjek Onko-Hematolog

Dr. Sotiraq Senjo, Mjek Onkolog

Dr. Romeo Bani, Mjek Onkolog

Konsultat Ambulatore

Konsultat ambulatore të Njësisë së Kimioterapisë kryhen në kabinetin e vizitave ambulatore të Kimioterapisë (Kati i parë i shërbimit Onkologjik), kurse rikontrollet kryhen në zyrat e mjekeve konsulentë. Konsulatat / vizitat kryhen nga mjekët konsulentë sipas ditëve dhe orareve të përcaktuara si më poshtë :

Rastet e para

Mjeku Data Orari
Dr. Anila  Kristo Nga data 01 deri ne daten 10 te cdo muaji 12:00-14:00
Dr. Bledi Kreka
Dr. Enkelejda Cuedari
Dr. Flutura Proko Nga data 11 deri ne daten 20 te cdo muaji 12:00-14:00
Dr. Sotiraq Senjo
Dr. Sabo Ademi
Dr. Alketa Pere Nga data 21 deri ne daten 31 te cdo muaji 12:00-14:00
Dr. Arjana Dubraku
Dr. Romeo Bani

Rikontrollet/Konsultat/Barnat e rimbursueshme

Mjeku Data Orari
Dr. Anila  Kristo Nga data 11 deri ne daten 31 te cdo muaji 10:30-12:30
Dr. Bledi Kreka
Dr. Enkelejda Cuedari
Dr. Flutura Proko *Nga data 01 deri ne daten 12 te cdo muaji 10:30-12:30
Dr. Sotiraq Senjo
Dr. Sabo Ademi *Nga data 21 deri ne daten 31 te cdo muaji
Dr. Alketa Pere Nga data 01 deri ne daten 20 te cdo muaji 10:30-12:30
Dr. Arjana Dubraku
Dr. Romeo Bani

Njёsia e Radioterapisё Onkologjike

Njёsia e Radioterapisё është qënder unike e shërbimit spitalor publiknë vend e pajisur me teknologji dhe ekspertizë mjaft të avancuar.

Kjo strukture është e atashuar pranë Shërbimit Onkologjik dhe ofron trajtim modern me Radioterapi në luftën kundër kancerit.

Aktualisht Njësia e Radioterapisë mbulon trajtimi në rreth 95% të pacienteve me tumore që kanë nevojë për këtë trajtim dhe është qendër ekselence e kujdesit shëndetësor në vend.

Trajtimi me radioterapi kryhet ne dy forma: trajtimin abulator dhe i hospitalizuar.

Tipet e Radioterapisë

  1. Teleterapia ose Rreztimi i jashtëm,

Përfaqëson mënyrën më të shpeshtë të trajtimit me radioterapi pasi përdoret për trajtimin e tumoreve të thella ku bëjnë pjesë shumica e patologjive malinje.

Trajtimi realizohet nëpërmjet goditjes së masës tumorale me anë të rrezatimit jonizues të prodhur nga pajsja “Akselerator Linear”. Tufa e rrezatimit përshtatet me formën dhe përmasat e masës tumorale duke goditur qelizat kanceroze ndërkohë që ruhen maksimalisht indet e shëndosha përreth tyre.

Trajtimi për çdo pacient projektohet nga mjeku Onco-radioterapeut,i cili përshtat parametrat e rrezatimit duke përfshirë numrin, dimensionet, formën, energjinë dhe intensitetin, duke mundësuar trajtime komplekse të personalizuara që fokusojnë rrezatimin në objektivin e synuar duke e kufizuar dozen në indet fqinje dhe duke zvogëluar efektet e mundëshme anësore.

Terapia me rrezatim sigurohet prej dy pajisjeve “Akseleratorë Linearë”, si tek pacientët e rritur ashtu edhe ata pediatrikë, duke ndjekur protokollet bashkëkohore të trajtimit.

  1. Ortovoltazhiosë

Radioterapia sipërfaqësore realizohet nëpërmjet aparatit të Ortovoltazhit (rrezeX). Shërben për trajtimin e tumoreve të lëkurës (si psh karcinomave me qeliza bazale dhe skuamoze, Lentigo malinje, Sarkoma Kaposi, Limfomat me qeliza T, Karcinoma me qeliza Merkel, Tumoret e gjendrave të djersës, kanceri i buzës etj)

Në Njësinë e Radioterapisë trajtohen rreth 400 raste me tumore sipërfaqësore në vit. Gjithashtu ky lloj trajtimi përdoret në trajtimin e rasteve palliative si psh. të metastazave kutane etj.

  1. Brakiterapia

Burimi rrezatues është i vendosur në kontakt me lezionin tumoral target (Cs 137, Co 60, ir 192, Ra, 226). Ky lloj rrezatimi përdoret kryesisht për tumoret gjinekologjike si trajtim komplementar me rrezatimin e jashëm. Gjithashtu përdoret dhe në raste të patologjive të tjera pavarësisht specifikave të vendodhjes së tumorit dhe faktoreve të tjerë që përjashtojnë tipologji alternative trajtimi.

Stafi ynë

Dr.Orges Spahiu – Përgjegjës i Njësisë së Radioterapisë

Dr. Elvisa Kozma, Mjeke Onko-Radioterapeut

Dr. Enes Hafizi, Mjek Onko-Radioteraput

Dr. Fatjona Kraja, Mjek Onko-Radioteraput

Dr. Erald Karaulli, Mjek Onko-Radioteraput

Dr. Bianka Shima, Mjek Onko-Radioteraput

Konsultat Ambulatore

Konsultat ambulatore të Njesisë së Radioterapisë kryhen në kabinetin e vizitave ambulatore të Radioterapisë (Kati i pare i sherbimit Onkologjik). Konsulatat / vizitat kryhen nga mjeket konsulente sipas diteve dhe orareve të përcaktuara si më poshtë :

Mjeku Ditët Orari
Dr. Orges Spahiu E Hënë 10:00-14:00
Dr. Bianka Shima E Martë 10:00-12:00
Dr. Erald Karaulli 12:00-14:00
Dr. Fatjona Kraja E Mërkurë 10:00-12:00
Dr. Erald Karaulli 12:00-14:00
Dr. Enes Hafizi E Enjte 10:00-14:00
Dr. Elvisa Kozma E Premte 10:00-14:00