Kartela Klinike Elektronike

QSUT shumë shpejt do të vendosë në dispozicion kartelën klinike elektronike. Kjo kartelë do të shërbejë si një hap tjetër në informatizimin e aktivitetit të institucionit.

Duke plotësuar aktivitete të tilla, përveç furnizimit të përdoruesve të sistemit me një përfitim konkret në rutinën e përditshme, fitohen automatikisht dy avantazhe të tjera pa rritje të kostos apo të punës nga ana e përdoruesve të sistemit:

  1. krijimin e një arkivi të plotë me historinë klinike të pacientit, bazë kjo për administrimin e një kartele klinike të përhershme;
  2. regjistrimi automatik i të gjithë informacioneve lidhur me aktivitetin dhe me mjetet e përdorura për pacientin, të nevojshme këto për analizat e menaxhimit të situatës klinike.