Urdhër i MSh për Sistemin e Referimit, Nr.559

Shiko Origjinalin në PDF

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E SHËNDETËSISË
MINISTRI

Bulevardi ”Bajram Curri”, Tiranë, Albania. Tel/Fax: 003554362937www.moh.gov.al

Nr.3715/2 Prot.Datë 26/10/2009

U R D H Ë R
Nr.559, Datë 26/10/2009

Mbështetur në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.527, datë 01.11.1993, ”Për përcaktimin e çmimeve në sistemin shëndetësor shtetëror”, si dhe në urdhrin nr.116, datë 30.03.1999, “Për krijimin dhe administrimin e të ardhurave dytësore në institucionet shëndetësore“:

U R D H Ë R O J

  1. Aplikimin e tarifave për shërbimet mjekësore që ofrohen ndaj pacientëve sipas listës bashkëlidhur këtij urdhri.
  2. Drejtoritë e institucioneve shëndetësore të afishojnë listën e tarifave në vende të dukshme në ambientet ku ofrohen shërbimet mjekësore si dhe të marrin masat për zbatimin e këtij urdhri.
  3. Urdhrat Nr.418, datë 23.12.2003 dhe Nr.10, datë 17.01.2005 shfuqizohen.

Ky Urdhër hyn në fuqi menjëherë.

M I N I S T R I

PETRIT VASILI