REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E SHËNDETËSISË
MINISTRI
Nr.3715 Prot.Datë 12/10/2009
U R D H Ë R
Nr.526, Datë 12/10/2009
PËR
ZBATIMIN E SISTEMIT TË REFERIMIT TË PACIENTËVE
NË SHËRBIMIN SHËNDETËSOR
Bazuar në pikën 4 të nenit 102 të Kushtetutës, nenin 28 të Ligjit Nr.10107, datë 30.03.2009 “Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin Nr.7870, datë 13.10.1994 “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar me Ligjin Nr.8961, datë 24.10.2002 “Për disa shtesa e ndryshime në Ligjin Nr.7870, datë 13.10.2004″, Vendimeve të Këshillit të Ministrave: Nr.87, datë 13.02.2003 “Për ldentifikimin dhe detyrimet e personave që marrin shërbim shëndetësor në Republikën e Shqipërisë” dhe Nr. 86, datë 13.02.2003 “Për librezën e shëndetit”, ligjin Nr.8876, datë 04.04.2002 “Për shëndetin riprodhues” dhe udhëzimin përkatës Nr.146, datë 11.04.2003, pikën 1 të nenit 8, pikës 2-3 të nenit 37 dhe pikës 1 të nenit 38, të Ligjit Nr.9952, datë 14.07.2008 “Për Parandalimin dhe kontrollin e HIV/AlDS”, Ligjin Nr.7961, datë 12.07.1995, Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar dhe Kontratën Kolektive të Punës e ndryshuar, si dhe në aktet e tjera në fuqi, lidhur me rregullat e trajtimit të pacientëve që referohen për vizita dhe konsulta mjekësore tek specialisti apo në spital me qëllim përmirësimin e cilësisë së dhënies së kujdesit mjekësor:
U R D H Ë R O J
- Çdo person që ka nevojë të marrë shërbim në institucionet shëndetësore publike duhet të paraqitet fillimisht tek mjeku i familjes, tek i cili është i regjistruar. Në momentin e paraqitjes, ai duhet të jetë i pajisur me librezën shëndetësore dhe një dokument identifikimi.
- Çdo person i kryen ekzaminimet laboratorike dhe imazherike në institucionet shëndetësore publike nëpërmjet rekomandimit të mjekut të familjes ose të mjekut të përgjithshëm.
- Nëse mjeku i familjes e gjykon që diagnostikimi apo trajtimi i rastit kërkon konsultë më të specializuar, atëherë e rekomandon për te specialisti përkatës.
- Të gjithë pacientët që paraqiten tek mjeku specialist për konsulta mjekësore ose ekzaminime laboratorike apo imazherike duhet të kenë në mënyrë të detyrueshme rekomandimin e mjekut të familjes, librezën e shëndetit dhe një dokument të identifikimit. Pacientët që nuk kanë këto dokumenta paguajnë tarifën e parashikuar për aktin mjekësor që do të kryejnë.
- Mjeku specialist pranë poliklinikës së specialiteteve në rreth, shtron pacientin në spitalin e rrethit ose e referon atë për konsultë apo trajtim më të specializuar në poliklinikën e specialiteteve të rajonit përkatës duke e pajisur me rekomandimin përkatës.
- Pacienti që trajtohet në një spital rrethi dhe ka nevojë për diagnostikim, ekzaminime dhe trajtime që nuk sigurohen nga ky spital, të dërgohet me epikrizë shoqëruese në spitalin rajonal pas konsultës së firmosur nga mjeku kurues, shefi i shërbimit spitalor dhe drejtori ose personi i autorizuar prej tij. Vendimi i argumentuar për referimin e pacientit në një spital më të specializuar të dokumentohet në kartelën personale të pacientit. Të gjitha rastet e referuara për kurim ose ekzaminim në një spital tjetër, të dokumentohen në një regjistër të veçantë dhe të ruhen në arkivën e spitaljt dërgues.
- Mjeku specialist pranë poliklinikës së specialiteteve në rajon, shtron pacientin në spitalin e rajonit ose e referon atë për konsultë apo trajtim më të specializuar në vizitat ambulatore te Spitalet Universitare, të pajisur me rekomandimin përkatës.
- Pacienti që trajtohet në një spital rajonal dhe ka nevojë për diagnostikim, trajtim dhe ekzaminime më të specializuara, të pajiset me epikrizë dhe të dërgohet pranë Spitaleve Universitare, pas konsultës së firmosur nga mjeku kurues, shefi i shërbimit dhe drejtori i spitalit ose personi i autorizuar prej tij. Vendimi i argumentuar për referimin e pacientit në një spital më të specializuar të dokumentohet në kartelën personale të pacientit. Të gjitha rastet e referuara për kurim ose ekzaminim në një spital tjetër të dokumentohen në një regjistër të veçantë dhe të ruhen në arkivën e spitalit dërgues.
- Drejtoria e institucionit afishon në vende të dukshme mënyrën e organizimit të konsultës (vendin, ditën, orën) dhe tarifat për çdo konsultë apo ekzaminim mjekësor, për personat e pasiguruar apo të pa pajisur me dokumentacionin e lartpërmendur.
- Të gjitha rastet e përcaktuara si urgjenca mjekësore që referohen për trajtim spitalor nga shërbimi ambulator duhet të ketë rekomandimin nga mjeku i përgjithshëm dhe i familjes, ndërsa ata të dërguar nga spitali i rrethit për në spital rajonal ose spitalet universitare, duhet të kenë epikrizën përcjellëse të firmosur dhe vulosur nga mjeku i rojes dhe shefi i shërbimit përkatës.
- Nga ky rregull përjashtohen urgjencat mjekësore ekstreme kur pacienti shkon direkt në spital.
- Të gjjthë personat që nuk zbatojnë sistemin e referimit do të përfitojnë shërbime sipas tarifave të shërbimit shëndetësor të miratuara nga Ministri i Shëndetësisë dhe të afishuara në institucionet shëndetësore publike.
- Personat përfitojnë recetën me rimbursim vetëm kundrejt zbatimit të sistemit të referimit.
- Në rast mosrespektimi të sistemit të referimit nga personeli mjekësor në të gjitha nivelet e shërbimit do të penalizohet me kushtin penal në vlerën 10 000 Lekë; në rast përsëritjeje penalizohet në vlerën 30 000 lekë; më pas zgjidhje e kontratës së punës.
- Kundrejt sanksioneve të penalitetit të vendosura në pikën 14 të këtij urdhri, personi i penalizuar mund të ankimojë në Autoritetin që vendos penalitetin (Drejtorinë Spitalore, Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shëndetësore, DSHP, DSHPQ) brenda 5 ditëve nga dita e marrjes së njoftimit për sanksionin e vendosur ndaj tij. Autoriteti përkatës kthen përgjigje brenda 10 ditëve nga dita e depozitimit të ankesës. Ndaj vendimit të Autoritetit që vendos penalitetin, personi mund të ankimojë pranë institucioneve qendrore (Ministri të Shëndetësisë, ISKSH) brenda 5 ditëve nga marrja e përgjigjes. Institucioni përkatës kthen përgjigje brenda 30 ditësh.
- Në rastet e konstatimit të shkeljeve të përsëritura, për drejtuesin e institucionit shëndetësor do të zbatohen masa administrative sipas dispozitave të kodit të punës dhe Kontratës Kolektive, deri në shkarkim nga detyra.
- Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohen DRSKSH, Drejtoritë Rajonale të Shëndetësisë, Drejtoritë e Shëndetit Publik, Drejtoritë e Spitaleve në Rrethe, Drejtoritë e Spitaleve Rajonale dhe Spitaleve Universitare.
- Për monitorimin e këtij urdhri ngarkohen Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor/DRSKSH, Drejtoria e Shëndetit Publik, Drejtoria e Planifikimit Spitalor dhe Drejtoria e Auditit në Ministrinë e Shëndetësisë.
- Urdhri Nr.337, datë 02.12.2002 “Mbi funksionirnin e sistemit të referimit të pacientit në shërbimin shëndetësor”, shfuqizohet.
- Ky Urdhër hyn në fuqi menjëherë.
M I N I S T R I
PETRIT VASILI