Rreth Nesh
Pranë Shërbimit të Urgjencës Kirurgjikale QSUT kryhet vlerësimi i plotë multidisiplinar dhe menaxhimi i pacientëve kirurgjikalë me sëmundje kritike. Ekipi i specialistëve të shërbimit menaxhon nevojat e këtyre pacientëve dhe mundëson kujdes të plotë për të gjitha grupmoshat mbi 16 vjeç. Ky shërbim funksionon si një specialitet i kirurgjisë për pacientët me kushte akute, të rrezikshme për jetën. Kujdesi kirurgjikal përfshin njohuritë, shkathtësitë e teknikave operative dhe procedurat kirurgjikale të cilat i shpëtojnë jetën pacientit dhe përfshijnë shumëllojshmëri të disiplinave mjekësore që ju përgjigjen situatave si dëmtimet e organeve, djegiet, infeksionet, inflamacionet akute ose ishemitë digjestive. Në Urgjencën Kirurgjikale ofrojnë shërbimin mjekë të klinikave kirurgjikale si Klinika e Sëmundjeve Digjestive, Urologji, Kirurgji e përgjithshme. Ky shërbim është i pajisur me dhoma operative dhe njësi të kujdesit intensiv.
Rreth aktivitetit vjetor të shërbimit:
- Pacientë të trajtuar në shërbim (pranim dhe mikrokirurgji): rreth 40 000
- Pacientë të trajtuar me procedura mikrokirurgjikale: rreth 11 000
- Vizita: rreth 30 000
- Shtrime urgjente: rreth 4000
Shërbimet e Ofruara
Patologjitë që trajton Urgjenca e Kirurgjisë:
- Apandesit akut
- Kolecistit akut
- Hernie të komplikura
- Ishemi Digjestive
- Ileus
- Melena
- Hemoragji gastrointenstinale
- Ulcera hemoragjike
- Kolika renale
- Adenoma të prostatës urgjente të komplikuara
- Abscese
Kontakt:
+ 355 (4) 2349336 shërbimi (24h/24)
Gjej shërbimin në hartë: