Rreth Nesh

Rreth Nesh

sherbimi-urgjenca-semundje-brendshme

Shërbimi i Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme është shërbim shëndetësor 24h dhe ofron kujdes cilësor për pacientët. Mjekësia e urgjencës është një specialitet që përfshin kujdesin për sëmundjet akute apo lëndime që kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor dhe diagnostikon një shumëllojshmëri të sëmundjeve, duke ndërmarrë ndërhyrje akute për të stabilizuar dhe shpëtuar jetën e pacientëve.

Shërbimi i Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme përmes shërbimeve emergjente mjekësore, siguron kujdesin intensiv për pacientët që paraqesin rrezik ndaj shëndetit e jetës ose kanë një problem të rëndësishëm të sëmundshmërisë. Mjekët e këtij shërbimi të QSU “Nënë Tereza” janë të pajisur me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për parandalimin, diagnostikimin dhe menaxhimin e aspekteve akute urgjente të sëmundjes për pacientët. Ata, si mjekë të emergjencës zotërojnë një fushë të gjerë të njohurive dhe aftësive të përparuara procedurale, shpesh duke përfshirë procedura të ringjalljes zemër-mushkëri, menaxhim i asfiksive, trajtimi i atakëve kardiake.