Sherbimi i Onkologjise

sherbimi-onkologjik  

Shërbimi i Onkologjsë në QSUT trajton sëmundjet onkogjene. Sëmundjet kancerogjene janë të tipeve të ndryshme, por të gjitha fillojnë si pasojë e rritjes jashtë kontrollit të qelizave jo normale.Mjekët e Shërbimit të Onkologjisë zhvillojnë role specifike. Ata ndihmojnë në diagnozën, në organizimin e terapisë, trajtimin e kancerit i cili varet nga mjetet diagnostikuese si biopsia ose heqja e indeve të tumorit dhe histopatologjia e tyre, mjete të tjera diagnostike si endoskopia, studime të imazhit të tilla si grafi, CT skaner, MRI dhe teknika të tjera radiologjike. Në Shërbimin e Onkologjisë së QSUT trajtohen mesatarisht 10000 pacientë të shtruar në vit.

Shërbimi funksionon nëpërmjet:

  • Repartit të Kirurgjisë
  • Repartit të Gjinekologjisë Onkologjike
  • Kimioterapisë
  • Kyriterapisë

Rreth aktivitetit të shërbimit:

Shfrytëzimi i shtratit në një vit është:

  • 67% për Kirurgjinë
  • 54% për Gjinekologjinë
  • 21% për Kyriterapinë
  • 144% për Kimiterapinë
  • 55% për Radioterapinë
  • 175% për Repartin ditor

 

Numri i vizitave në një vit është mesatarisht 10600 vizita, sipas reparteve:

  • 3800 në Kirurgji
  • 1800 në Gjinekologji
  • 3000 në Kimioterapi
  • 1800 në Radioterapi