Shërbimi i Urgjencës dhe Pediatrisë së Përgjithshme

Rreth Nesh

Sherbimi Urgjencës dhe Pediatrise se Pergjithshme përbëhet nga dy njësi: pavion dhe urgjenc. 

Pavioni:

Në papvionet e shërbimit ndiqen pacientë me patologji kardiake, reumatologjike, intoksikacione si dhe të pediatrisë së përgjithshme kryesisht gjendje febrile të zgjatura pa vatër të njohur infeksioni, si dhe infeksione akute gastrointestinale, pulmonare, urinare,

Kardiologjia Pediatrike: është e vetmja qendër spitalore terciare në rang vendi e diagnostikimit dhe trajtimit të kardiopative të lindura dhe të fituara. Aty shtrohen pacientët kardiopatë pre dhe post-operatorë, si dhe me probleme të fituara: perikardite, kardiomiopati, endokardite, çrregullime të ritmit etj. Vihet re në vitet e fundit një rritje e ndjeshme e gamës së diagnozave dhe ulje e moshës së pacientëve kardiopatë që i nënshtrohen ndërhyrjes krahasuar me vite paraardhëse.

Kabineti i ekokardiografisë përballon konsultat nga të gjitha rrethet dhe numëron rreth 4800-5000 ekzaminime gjatë një viti, numër që ndryshon me tendencë rritjeje nga viti në vit, për shkak të pajisjes me një aparat të dytë ekografie prej dy vitesh. Një rol të ndjeshëm ka patur dhe bashkëpunimi me ekipin e mjekëve italiane (Prof.Vanini,), ardhja periodike e të cilëve ka ndihmuar në zgjidhjen e rasteve të vështira.

Reumatologjia pediatrike: është e vetmja qendër spitalore terciare në rang Republike për diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive reumatologjike akute e kronike me një volum prej rreth 1500 konsulta në vit. Prej disa vitesh është bërë e mundur përdorimi i preparateve biologjike si tocilizumabi, etanercept dhe adalimumab etj, ne trajtimin e pacienteve me patologji kronike si: arthriti reumatoid, që ka përmiresuar në mënyrë të ndjeshme cilësinë e jetës se tyre.

Pacientët e pediatrisë së përgjithshme janë kryesisht me probleme të gastroenteriteve akute,  probleme pulmonare akute, gjendje febrile të zgjatura, intoksikacione etj.

Njesia e Urgjencës Pediatrike

Urgjenca Pediatrike: është një strukturë filtër që i shërben gjithë shërbimeve të Pediatrisë. Përbëhet nga dy dhomat e vizitës ku çdo ditë paraqiten mesatarisht 300-330 fëmijë (në 1 muaj rreth 8500-9000 fëmijë) si dhe dhomat e spitalit ditor me 15 shtretër ku fëmijët vëzhgohen gjatë 24 orëshit dhe më pas në varësi të gjendjes shtrohen ose kthehen në shtëpi me mjekimin përkatës. Me rikonstruksionin e ambjenteve te urgjencës është bërë e mundur marrja e numrit të vizitës në hyrje si dhe një triazhim për te  përcaktuar fëmijën në gjendje më të rëndë dhe që kërkon një vlerësim më të shpejtë nga mjeku.

Objektivat

Shërbimi ka si synim për të ardhmen përditësimin e protokolleve dhe evidencave më të mira mjekësore në aktivitetin e përditshëm profesional. Po mundësohen binjakëzime me shërbime të pediatrisë dhe sipas specialiteteve në vendet fqinje për zhvillimin e video-konferencave, shkëmbimin e eksperiencës dhe specializimin e stafit. Do të vazhdojë pjesëmarrja aktive në konferenca dhe kongrese kombëtare e ndërkombëtare. Objektivi ynë është zhvillimi i hemodinamikës kardiopediatrike, si dhe mundësimi i shtimit te numrit  të preparateve të reja biologjike për trajtimin e sëmundjeve reumatizmale kronike.

Shërbimet e Ofruara

Patologjitë që trajtohen në këtë shërbim:

  • Kardiopati të lindura dhe të fituara
  • Patologji reumatologjike akute e kronike
  • Gastroenterite akute
  • Gjendjeve febrile të zgjatura
  • Intoksikacione
  • Probleme pulmonare akute
  • Bronkiolite
  • Bronkopneumoni

Për diagnostikimin dhe monitorimin e patologjive specifike në Shërbimin e Pediatrisë së Përgjithshme funksionojnë shërbimet dhe kabinetet e mëposhtme:

  • Kardiologjia pediatrike
  • Kabineti i ekokardiografisë
  • Reumatologjia pediatrike
  • Urgjenca pediatrike

Shërbimi ambulator

Kabineti i konsultave ambulatore funksionon me mjekët e shërbimeve të klinikës nga e Hëna në të Premte në orarin 10:00 – 14:00, pranë Kabinetit të Konsultave të Spitalit pediatrik, sipas grafikut më poshtë:

Kabinetet Ditët Mjeku
 
Kardiologji E Hënë
E Martë
E Mërkurë
E Enjte
E Premte
Dr.N.Kuneshka 

/A Koja

Pediatri 

e përgjithshme

Dr.Feride Imeraj
Reumatologji Dr.Aurel Vula

Gjej shërbimin në hartë: