Klinika Trajtuese e Varësisë Alkoologjike

Rreth Nesh

sherbimi-kinika-trajtuese-varesi-alkoologjike-01 sherbimi-kinika-trajtuese-varesi-alkoologjike-02

Klinika Trajtuese e Varësisë Alkoologjike nisi si projekt serioz midis Ministrisë së Shëndetësisë Shqiptare dhe Shkollës Europiane të Alkoologjisë dhe Psikiatrisë Ekologjike Itali (European School of Alcohology and Ecologycal Psychiatry Italy), dhe u përurua në 14 Qershor 2008, pikërisht për të zgjidhur problematikën madhore të Varësisë dhe Abuzimit Alkoolik. Nga data 2 Nëntor 2009 Klinika funksionon me Shërbim 24-orësh.

Prej rreth 18 muajsh Klinika ka të atashuar 2 Mjekë Gastrohepatologë, të cilët observojnë statusin hepatik (traktin tretës) të pacientëve dhe garantojnë efektivitetin e detoksifikimit farmakologjik.

Klinika Trajtuese e Varësisë Alkoologjike (Shërbimi Adiktiv i Alkoologjisë) me kapacitet prej 10 shtretërish funksionalë është pararoja e Shërbimit Adiktiv, Shërbim i cili kërkon pikërisht trajtimin klinik kombinativ. Kjo Klinikë është një risi në Shërbimet Spitalore Shqiptare, është i pari Shërbim terapeutik kombinativ midis Diagnostikës-Farmakoterapisë-Psikoterapisë-Rehabilitimit (pra një cikël ku përfshihet operatori Mjek, Operatori Infermier, Operatori Psikosocial-Familja e Subjektit).

Standardi i mirëfilltë Europian Profesional dhe Cilësia në dhënien e plotë të Trajtimit Kombinativ Klinik me teknikën “HUDOLIN” në fazën Klinike (2-3 javore) i aplikuar i kalon Pacientët në Abstinencë të Qendrueshme. Këta pacientë janë shembuj të parandalimit të abuzimit alkoolik dhe substancor.

Klinika Adiktive e Alkoologjisë në QSUT është kthyer në Qendër Referimi të rëndësishme për problemet e lidhura me alkoolin për rrjetin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Pranë kësaj klinike janë trajtuar në 4 vite rreth 500 pacientë të hospitalizuar dhe rreth 1300 këshillime.

Klinika nuk pranon Urgjenca dhe operon me Sistem Referimi:

Mjek familje (Parësor) – Neuropsikiatër (Sekondar) si dhe transferime brenda QSUT.

Klinika Trajtuese e Varësisë Alkoologjike ndodhet ne territorin e Psikiatrisë (ish Psikiatria Infantile).

Shërbimet e Ofruara

Ky Shërbim operon me diagnozë primare “Dipendencë Alkoolike” në bazë të Protokollit Klinik ICD10 i Formatit HUDOLIN:

  • Diagnostikim
  • Detoksifikim të moderuar, nxjerrja në Abstinencë të Kondicionuar
  • Dominim i krizave të Abstinencës Alkoolike
  • Psikoterapia klinike
  • Ndjekje e psikoterapisë post-klinike për pacientët e trajtuar

Për diagnozat e dyfishta dhe diagnozat e asociuara janë koordinuar konsulta me shërbimet e Neurologjisë, Psikiatrisë, Gastrohepatologjisë, Kardiologjisë, Infektivit, Nefrologjisë, dhe Sektorin Psikosocial pranë QSUT.

Shërbimi ambulator

Konsultat ambulatore kryhen çdo të Hënë dhe të Premte në ambientet e klinikës.

Ditët Vendi Orari
E Hënë Në Klinikë 11:00-13:00
E Premte Në Klinikë 12:00-14:00

Kontakt:

+ 355 (4) 2349542 shërbimi (24h/24)

Klinika Trajtuese e Varësisë Alkoologjike ndodhet ne territorin e Psikiatrisë (ish Psikiatria Infantile).

Gjej shërbimin në hartë:

Stafi yne

Klinika Trajtuese e Varësisë Alkoologjike

Dr.Shpetim Doksani
Shef Klinika Trajtuese e Varësisë Alkoologjike