Aktiviteti psiko-diagnostik mbështetet në kontributin e instrumentave të vlerësimit si teste, bateri testesh specifikë dhe programeve të ri-testimit për të provuar efektivitetin e ndërhyrjes.
Kërkesa për dhënien e ndihmës psiko-sociale përgjatë periudhës së shtrimit në spital vjen nga mjeku kurues i klinikës, pacientit/familjarit ose me iniciativën e vetë psikologut apo punonjësit social.
Për pacientët ambulatorë, të cilët kurohen në reparte të ndryshme mjekësore të QSUT-së, ndihma psiko-sociale u ofrohet duke rezervuar vizitën pranë psikologut apo punonjësit social të shërbimit përkatës.