Pajisje bashkëkohore në kabinetin e Hemodializës

02/07/2019

Për herë të parë aparatura me sensorë alarmi që sinjalizojnë gjendjen e pacientëve.Në QSUNT “Nënë Tereza” në kabinetin e Hemodializës trajtohen 110 pacientë kronikë, të cilët cilët vuajnë nga sëmundjet renale kronike të stadit të V dhe që duhen trajtuar me terapi renale zëvendësuese (Dializë), duke kryer rreth 1 mijë seanca dialize çdo muaj & afërsisht 12.500 seanca në vit së bashku me urgjencat.

Në këtë shërbim për herë të parë u realizua Procedura e Marrëveshjes Kuadër prej të cilës u arrit lidhja e një kontrate me afat kohor 3-vjeçar për përdorimin e aparaturave me teknologji bashkohore të vitit 2019 si dhe duke i kursyer rreth 800 mijë euro Buxhetit të Shtetit.

Nga kjo Marrëveshje u arrit kryerja e procesit të Dializës sipas standarteve dhe udhërrëfyesve internacionalë duke siguruar 22 aparatura të reja, të cilat bëjnë të mundur kryerjen e procedurave dialitike sipas karakteristikave klinike të pacientit dhe ulin në maksimum infeksionet virale pasi dezinfektimi në

sistemin e brendshëm dhe të jashtëm i këtyre aparaturave, është maksimal.

Dezifektimi i kombinuar me të ngrohtë dhe të ftohtë si dhe aplikimi i dezifektimit me “katrixhe” ul në maximum qarkullimin e elementeve toksike në sistem.

Nga ana tjetër, sistemi i aparaturave të reja bën të mundur edhe reduktimin e kohës së përgatitjes së aparateve, duke ulur kohën pritjes së pacientëve ndërmjet seancave të Dializës.Në këto kushte rritet cilësia e shërbimit dhe përfitimet shëndetësore të pacientëve që kryejnë proçesin e Hemodializës dhe rrisin cilësinë e tyre të jetesës.“Përveç rritjes së cilësisë të shërbimit që marrin pacientët edhe për personelin mjekësor që punon në këtë shërbimin, kushtet e reja të punës ndihmojnë në rutinën e përditshme.

Kjo shihet edhe në indeksin e punës së mirë, higjienës dhe kushteve teknike maksimale”, shprehet Dr. Merita Rroji.

 

 

Posted in Lajme by admin qsut