Cilat janë grupmoshat më të ndjeshme ndaj “të nxehtit”?
Në këto ditë të nxehta të verës subjektet më të ndjeshëm janë moshat pediatrike dhe grupmoshat e treta mbi 65-70 vjeç, por edhe moshat e reja kryesisht ata që vuajnë me patologji kronike si Diabet, HTA, kardioterapi dhe probleme neurologjike AVC, Demencia, etj.
Shenjat e gripit te fëmijët janë të ngjashme me ato te të rriturve, por mënyra se si shfaqen ndryshojnë nga një rast në tjetrin, në varësi të moshës. Në fëmijët e muajve të parë bie në sy grindja, të qarat pa shkak, prishja e gjumit, rënia e dëshirës për marrjen e gjirit ose të biberonit. Në mjaft raste temperatura nuk është shenjë shoqëruese në këtë grupmoshë. Në fëmijët deri në dy vjeç, bie në sy një gjendje e përgjithshme jo e mirë, hundë të zëna, prishje e humorit, ulje e oreksit. Krahas temperaturës së lartë, në shumë raste dalin në plan të parë edhe çrregullimet e aparatit tretës si të përziera, të vjella, diarre që mund të çojnë në humbje të lëngjeve.
Cilat janë simptomat që shfaqin pacientët e prekur nga i nxehti?
Dobësi trupore e shprehur, djersë profuse si rrjedhojë e dehidrimit (humbjes së lëngjeve trupore), humbjes së elektroliteve dhe ulje e presionit arterial tek kardiopatët (pacientët që vuajnë nga probleme kardiake) dhe ç’rregullimet metabolike. Gjithashtu pacientët që preken nga goditja nga dielli, siç thuhet në zhargonin e përditshëm shfaqin edhe mungesë përqendrimi dhe hiperpireksi deri hipertermi (temperaturë e lartë) tek personat me probleme neurologjike.
Si mund të parandalohet goditja nga i nxehti dhe disa këshilla lidhur mbi ushqimin, veshjen, dhe ekspozimin në diell.
-
Të evitohet qendrimi në ambiente me temperatura të larta mbi 30’celcius
-
Të evitohet ekspozimi në diell pas orës 10 paradite deri në orën 19 pasdite
-
Të konsumohen ujë dhe lëngje me shumicë, të pasura me elektrolite, çaji i ftohtë dhe lëngje frutash, të evitohen ushqimet e skuqura dhe ushqimet pikante.
-
Të konsumohen ushqime të lehta, jo të yndyrshme të pasura me fibra, kryesisht perime dhe fruta.
-
Këshillohet të veshim veshje sa më të lehta, pambuku me ngjyra të hapura, kryesisht të bardha. Gjatë ekspozimit në diell të përdoren kapele dhe çadra dielli.