Shërbimi i Kirurgjisë së Përgjithshme

Rreth Nesh

Shërbimi i Klinikës se parë të Kirurgjisë së Përgjithshme është ndër gurët e themelit të kirurgjisë shqiptare, të Fakultetit të Mjekësisë dhe të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ai është djepi nga ku lindën disa nënspecialitete kirurgjikale dhe që tashmë janë shërbime të veçanta me kontribut unik në shëndetësinë tonë.

Ky shërbim përbëhet nga një trupë mjekësh të përkushtuar, të cilët punojnë me pasion në fushën e kirurgjisë të përgjithshme, asaj digjestive me një fokus të veçantë në trajtimin e tumoreve duke ofruar një mjekim të sigurt, etik dhe racional bazuar në prova dhe parime të shëndosha shkencore.

Stafi i shërbimit përkujdeset çdo ditë për të siguruar shërbim cilësor dhe të personalizuar duke i kushtuar rëndësi të veçantë krijimit të një mjedisi të ngrohtë dhe miqësor që i shërben lehtësimit të stresit që sjell operacioni për vetë pacientin dhe familjarët e tij.

Fushat kryesore të shërbimit ku fokusohet aktiviteti i tij janë:

  1. Diagnostikimi dhe trajtimi patologjive kirurgjikale të sferave të:
  2. Kirurgji e onkologjike;
  3. Kirurgji e aparatit tretës;
  4. Kirurgji e gjendrrave endokrine;
  5. Kirurgji e paretit;
  6. Kirurgji e urgjencës;
  7. Kirurgji mini invazive laparoskopike dhe endoskopike.
  8. Formimi i brezave të rinj të mjekëvë të përgjithshëm;
  9. Formimi i brezave të rinj të mjekëve specialistë të kirurgjisë dhe specialiteteve të tjera;
  10. Formimi në vazhdim i personelit shëndetësor në të gjitha nivelet;
  11. Kërkimi shkencor dhe aplikimi i teknikave bashkëkohore kirurgjikale.

Në Klinikë e parë të Kirurgjisë tradicionalisht ndër parimet e punës së stafit ka qenë aplikimi i teknikave bashkëkohore kirurgjikale për një shërbim sa më të mirë dhe të plotë ndaj pacientit.

Duke u nisur nga këto principe, Klinika ka qenë në të shkuarën dhe vazhdon të jetë edhe sot një shërbim ku, për herë të parë, fillon aplikimi i teknikave të reja kirurgjikale bashkëkohore dhe ku më pas ato kthehen në pjesë të punës së përditëshme.

Konsiderohet si pikë referimi në kirurgjinë e vendit tonë dhe e trojeve shqiptare për Kirurgjinë e Tumoreve të Ezofagut, Mëlçisë, Rrugëve biliarë, Stomakut, Zorrës së hollë e të trashë, Pankreasit, Gjëndrrës tiroide, Gjendrrave mbiveshkore, Shpretkës etj. Gjithashtu klinka është pikë referimi i trajtimit të patologjive të komplikuara të paretit dhe kirurgjise të urgjencës.

Ndër vite Klinika e Parë, ka qenë shërbimi që për hërë të parë ka aplikuar në vënd tëknikat laparoskopike, teknika që në vitet e fundit kanë zgjeruar gamën e tyre duke realizuar tashmë me sukses kete Kirurgji Mini Invazive përveç trajtimit te Kolecistës edhe në trajtimin e Tumoreve të Zorrës së trashë, trajtimin e Tumoreve kistike të Mëlçisë, trajtimin e Semundjeve Ezofago Gastrike si Hernia Hiatale, Akalazia, patologjite e Paretit abdominal etj.

Shërbimi ka shtrirë në dhjetëvjeçarin e fundit mundësinë për trajtim, përveçse laparoskopik, të sëmundjeve të aparatit tretës edhe në atë endoskopik, ku aplikohen tashmë në routinë: heqja e tumoreve polipoide të stomakut dhe zorrës së trashë, ndalimi i hemorragisë të aparatit tretës etj.

Në qendër të gjithë punës të këtij shërbimi janë pacientët. Vizioni i këtij shërbimi është dhe mbetet përkujdesja maksimale për çdo pacient dhe kujdesi maksimal në formimin e brezit të ri mjekësor. Synimi i stafit është përditësimi i njohurive dhe teknikave kirurgjikale në mënyrë që sa më sipër të jetë gjithnjë më e mira e mundshme.

 

Shërbimet e Ofruara

Ndër procedurat kirurgjikale më të shpeshta që aplikohen janë:

  • Kirurgjia Ezofageale
  • Kirurgjia e Stomakut
  • Kirurgjia Hepato-Biliare
  • Kirurgjia Pankreatike
  • Kirurgjia Endokrine.
  • Kirurgjia Kolorektale
  • Kirurgji e Paretit Abdominal
  • Kirurgjia e Urgjences

 

Për trajtimin e patologjive specifike në Shërbimin e Kirurgjisë së përgjithshme funksionojnë :

  • Laparoskopia
  • Endoskopia

Konsultat Kirurgjikale në Qendrën e Konsultave Ambulatore

Mjeku Ditët Orari
 
Dr. Arvit LLazani E Hënë
Dr. Drini Shehu
Dr. Shk. Myzafer Kaçi E Martë
Dr. Astrit Xhemali
Dr. Alma Llukacaj E Mërkurë
Dr. Inid Jorgoni
Dr. Rovena Bode E Enjte
Dr. Erjon Stojku
Dr. Henri Kolani E Premte
Dr. Ardjan Nelaj
Prof. Xheladin Dracini

Gjej shërbimin në hartë: