Shërbimi i Laboratorit Imunologjik

Aktivitet pedagogjik dhe akademik

Lënda e Imunologjisë është një lëndë bazë e rëndësishme formuese për të gjithë studentët që edukohen në fushat e shëndetit. Në këtë fushë Shërbimi i Laboratorit Imunologjik realizon edukimin dhe formimin në disiplinën e Imunologjisë për studentët e Fakultetit të Mjekësisë, të Stomatologjisë, si dhe në të gjithë disiplinat e specializimeve pasuniversitare.

Aktivitet kërkimor

Ky shërbim kryen aktivitet të rëndësishëm kërkimor-shkencor në të gjitha fushat e Imunologjisë dhe Imunogjenetikës duke qenë pjesëmarrës në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare.