Shërbimi i Kardiokirurgjisë

Rreth Nesh

Shërbimi i Kardiokirurgjisë në QSU “Nënë Tereza” kryen operacione për të trajtuar ndërlikimet e sëmundjeve ishemike të zemrës, sëmundjet e lindura të zemrës apo trajtim të sëmundjeve valvulare nga shkaqe të ndryshme si endokarditi, sëmundje reumatike të zemrës dhe arteriosklerozës. Zhvillimi i kardiokirurgjisë dhe teknikat kardiopulmonare kanë ulur normat e vdekshmërisë së këtyre operacioneve.

Shërbimi i Kardiokirurgjisë ofron shërbime konsultative dhe terapeutike për trajtimin kirurgjik kardiak. Ne ofrojmë shërbime për sëmundje kardiake të fituara të zemrës dhe sëmundje të lindura të zemrës.

Trajtimi për sëmundje të fituara të zemrës përfshin “bypass” (bajpas) të arterieve koronare, riparimin dhe zëvendësimin e valvulave, trajtimin e aneurizmave torakale, futjen e stimuluesve kardiakë. Mjekët tanë gjithashtu kanë përvojë të gjerë edhe në trajtimin sëmundjeve të lindura.

Shërbimi i Kardiokirurgjisë veç të tjerave, promovon shkencën dhe teknologjinë duke mësuar gjeneratën e ardhshme të studentëve të mjekësisë të cilët specializohen për kardiokirurgji.

Shërbimet e Ofruara

Pranë këtij shërbimi në QSU “Nënë Tereza” trajtohen këto sëmundje kardiake:

  • Sëmundje kardiake të fituara të zemrës
  • Sëmundje të lindura të zemrës
  • Bypass (bajpas) të arterieve koronare
  • Riparim dhe zëvendësim të valvulave
  • Trajtimi i aneurizmave torakale
  • Futje e stimuluesve kardiakë

Gjej shërbimin në hartë: