Rreth Nesh
Shërbimi i Nefrologjisë dhe Dializës Pediatrike funksionon si një shërbim i pavarur prej vitit 2010. Ky shërbim aktualisht u ofron një ndihmë të kualifikuar fëmijëve me sëmundje renale. Këtu përfshihen gjithë defektet e lindura të traktit urinar diagnoza e hershme e të cilave parandalon dëmtimet e parikthyeshme të veshkës që çojnë drejt insuficiencës renale kronike. Gjithashtu këtu trajtohen edhe patologji të tjera si ato glomerulare, tubulopatitë, sëmundjet cistike të veshkës.
Shërbim kryen një aktivitet të larmishëm shkencor me studime, tema dhe referime si brenda edhe jashtë vendit dhe shërben si pika e vetme e referimit ku bëhet trajnimi i mjekëve nga të gjithë rrethet që merren me nefrologji pediatrike.
Reparti i dializës Pediatrike
Ngritja e repartit të dializës pediatrike është një sukses dhe ngjarje e rëndësishme. Ky lloj shërbimi me rëndësi jetike si terapia renale zëvendësuese’i ofrohet tani edhe fëmijëve shqiptarë. Kjo jo vetëm jep një kontribut të jashtëzakonshëm në rastet ku është e domosdoshme aplikimi i terapisë renale zëvendësuese, qoftë akute apo kronike, por bën që shërbimi i nefrologjisë pediatrike të jetë i kompletuar në një rang me homologët e tij europianë dhe më gjerë.
Shërbimet e Ofruara
Patologjitë që trajtohen në këtë shërbim:
- Insuficienca renale kronike
 - Patologji glomerulare
 - Tubulopatitë
 - Sëmundjet cistike të veshkës
 - Anomali kongjenitale
 - Terapia renale zëvendësuese
 - Probleme të infeksioneve të rrugëve urinare dhe të veshkave
 
Për diagnostikimin, monitorimin, trajtimin e patologjive specifike në Shërbimin e Nefrologjisë së Pediatrisë funksionojnë:
- Pavijoni i Shërbimit të Nefrologjisë së Pediatrisë
 - Reparti e Hemodializës
 
Shërbimi ambulator:
Kabineti i konsultave ambulatore funksionon me mjekët e shërbimeve të klinikës në bazë të një plani ditor të paracaktuar dhe kryhen çdo ditë duke filluar në orën 10:00 pranë Kabinetit të Konsultave te spitalit pediatrik.
| Mjeku | Ditët | Orari | 
| D.Sh.M. Ornela Xhango | E Hënë- E Enjte | 10:00-13:00 | 
| Prof. Asc. Diamant Shtiza | E Martë-E Premte | 10:00-13:00 | 
| D.Sh.M. Ornela Xhango
 Prof. Asc. Diamant Shtiza  | 
E Merkure | 10:00-13:00 | 
Gjej shërbimin në hartë:

