Shërbimi i Terapisë Intesive

Rreth Nesh

Shërbimi i Terapisë Intensive Pediatrike, është shërbim terciar universitar, i cili suporton fëmijë te moshës 0-14 vjeç, në gjëndje kritike, të cilëve u kërcënohet jeta. Ky shërbim ka karakter medikal (polivalent) si dhe kirurgjikal (kirurgji infantile, kardiokirurgji, neurokirurgji). Ai ka 15 shtretër, të cilët përbejnë 10% të numrit total të shtretërve të pediatrisë.

Shefe e Shërbimit te Terapise Intensive të Pediatrisë, që prej vitit 1993 është Prof. Sashenka Sallabanda. Ekipi i Terapisë Intensive Pediatrike (mjekë, infermierë) karakterizohet nga njohuri të plota mjekësore (të fituara brenda dhe jashtë vendit), gjykim të shpejtë si dhe ndërveprime efikase për të asistuar një fëmijë në gjëndje kritike. Personeli infermieror është plotësuar me shkollë të lartë duke sjellë permirësim cilësor për kujdesin e të sëmurve.

Dy mjekë të këtij shërbimi janë pedagogë të Fakultetit të Mjekësisë, dy prej tyre me një karrierë klinike dhe pedagogjike mbi 20 vjeçare.Një mjeke është pedagoge pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike,

Objektivi i këtij shërbim është të sigurojë standarte të larta kujdesi për pacientët në gjendje kritike,si dhe të jetë institucion reference për studime, punë kërkimore dhe konsulencë për shërbimet e tjera të spitalit pediatrik në QSUT si dhe për spitalet në rrethe. Funksionimi i tij është i lidhur ngushtë me përdorimin e aparaturave të reja bashkëkohore, të cilat kanë përmirësuar cilësinë e shërbimit ndaj pacientit. Në këtë shërbim pacientet hospitalizohen në bazë të kritereve të përcaktuara për terapinë intensive.

Rreth 10 punime dhe publikime në vit janë të botuara në revista mjekësore brenda dhe jashtë vendit ose të prezantuara në kongrese ndërkombëtare.Terapia Intensive Pediatrike synon ndërthurjen e zbatimit të udhëzuesve bashkëkohorë me punën kërkimore-studimore dhe diagnostikuese duke ndikuar kështu edhe në uljen e vdekshmërisë.

Shërbimet e Ofruara

Patologjitë që trajtohen në këtë shërbim:

Sëmundje respiratore me insuficiencë respiratore: 14.8%.
Sëmundje gastrointestinale: 8.4%
Patologji kirurgjikale 24.00%
Patologji infektive6.8%.
Patologji kardiake 7.6%.
Patologji neurologjike20.00%.
Trauma 2.00%.
Të tjera12.8%.

Për diagnostikimin dhe monitorimin e patologjive specifike në Shërbimin e Terapise Intensive pediatrike funksionojnë :

  • Ventilatorë për frymëmarrje të drejtuar
  • Gaz-analizator

Gjej shërbimin në hartë: