Rreth Nesh
Shërbimi i pneumologjisë pediatrike u themelua në vitin 1975 me 55 shtretër dhe shef pavijoni Dr. Sami Lilamani, puna vazhdoi me krijimin e specialitetit të alergologjisë pediatrike në vitin 1978 në pavijonin e dytë me 45 shtretër dhe shefe Dr. Engjëllushe Mezini. Në vitin 1985 u bashkuan të dy pavijonet dhe u krijua pneumo-alergologjia pediatrike, shefe shërbimi u vendos Dr.Teuta Jovani.
Sot, ky shërbim ka 35 shtretër, staf të përbërë prej dy mjekësh pedagogë të Fakultetit të Mjekësisë, katër mjekë ordinatorë dhe drejtohet nga Prof. Luljeta Serbo-Kota (prej vitit 1998).
Në shërbim trajtohen të sëmurë me sëmundje akute dhe kronike bronkopulmonare si: bronkiolite, pneumoni, empiema; sëmundje kronike si: astma bronkiale, fibrozë cistike e pankreasit, tuberkuloz, bronkoektazi, anomali kongjenitale.
Ky shërbim shërben si qendra e vetme referente për të gjithë vendin dhe kryhen konsulta të specializuara në një numër mesatar prej 2500 në vit.
Shërbimi ofron gjithashtu ekzaminime ndihmëse si spirometri, fibrobronkoskopi, prick test.
Pranë shërbimit funksionon shkolla pasuniversitare që specializon mjekë pneumopediatër për të gjithë vendin dhe kryhen kualifikimin tekniko-shkencor të mjekëve
Gjatë një viti realizohet një numër i madh shtrimesh, mesatarisht 1600-1900, me xhiro shtrati 90-115%, dhe ditë qëndrimi mesatar 7.2.
Në vitet 1992-2001 shërbimi ka realizuar programin kombëtar për diagnostikim dhe trajtim të infeksioneve akute të traktit respirator mbështetur nga UNICEF.
Shërbimet e Ofruara
- Astma bronkiale
- Fibroze cistike e pankreasit
- Tuberkuloz
- Bronkoektazi
- Anomali kongjenitale
- Bronkiolite
- Probleme pulmonare akute
- Empiema
- Bronkopneumoni
Për diagnostikimin dhe monitorimin e patologjive specifike në Shërbimin e Pneumoalergologjisë së Pediatrisë funksionojnë ekzaminimet ndihmëse të mëposhtme:
- Spirometri
- Fibrobronkoskopi
- Prick test
Shërbimi ambulator
Kabineti i konsultave ambulatore funksionon me mjekët e shërbimeve të klinikës në bazë të një plani ditor të paracaktuar dhe kryhen çdo ditë duke filluar në orën 10:00 pranë Kabinetit të Konsultave te spitalit pediatrik.
Mjeku | Ditët | Ora |
Dr.Luljeta Kota Serbo | E Hënë- Mërkurë | 10:00-13:00 |
Dr.Luljeta Mati | E Hënë-Mërkurë-Premte | 10:00-13:00 |
Dr.Evda Veveçka | E Martë-Enjte | 10:00-13:00 |
Dr.Sonila Boriçi | E Martë | 10:00-13:00 |
Dr.Melpomeni Bizhga | E Enjte | 10:00-13:00 |
Dr.Irena Kasmi | E Premte | 10:00-13:00 |
Gjej shërbimin në hartë:
Stafi yne
Shërbimi i Pneumo-Alergologjisë Pediatrike
Prof. Dr. Luljeta Serbo (Kota)
Shef Shërbimi i Pneumo-Alergologjisë Pediatrike
Prof. Evda Vevecka
Dr. Irena Kasmi (Bujari)
Dr. Luljeta Mati (Myftari)
D.Sh.M Melpomeni Bizhga (Kromidha)
Dr. Sonila Borici