Rreth Nesh
Kirurgjia Pediatrike ekziston si Shërbim për sëmundjet në moshën pediatrike që janë në shumicën më të madhe, sëmundje të lindura e që kanë të bëjnë me difekte të ndodhura që në krijimin dhe zhvillimin e fëmijëve në barkun e nënës. Koha e trajtimit të tyre varion sipas rastit, nga menjëherë mbas lindjes deri në mosha të ndryshme sipas rëndësisë dhe llojit të sëmundjes. Kirurgjia pediatrike në Shqipëri mbulon moshën nga 0-18 vjec. Në raste të veçanta, kur pacientë mbi 18 vjeç kanë mbartur sëmundje pediatrike qoftë për shkak të neglizhencës, qoftë për shkak të mosdiagnostikimit, ata gjithashtu bëhen subjekt trajtimi nga kirurgët pediatër. Në raste të tjera këta pacientë kalojnë në një fazë tranzicioni kur trajtimi i tyre zhvillohet nga një ekip i përbashkët kirurgësh pediatër dhe adultë, derisa kujdesi kalon nën përgjegjësinë e plotë të kirurgëve për të rritur.
Kirurgjia pediatrike është një degë horizontale, ka në përbërje të saj të gjitha nënspecialitetet ashtu si dhe te të rriturit. Sipas traditës së vendeve të vogla ku incidenca e anomalive është gjithshtu e vogel, kirurgjia pediatrike në vendin tonë është e organizuar si një shërbim i vetëm për disa specialitete, sëmundjet e të cilave kanë lidhje organike me njera tjetrën, siç janë kirurgjia digjestive pediatrike, urologjia pediatrike, kirurgjia torakale pediatrike dhe kirurgjia otorinilaringeale.
Ky shërbim është i vendosur në PAI e Spitalit Pediatrik ku përveç ambjenteve të dedikuara për të sëmuret kirurgjikalë, ka gjithashtu ndihmën e shërbimeve të tjera pediatrike ku menaxhimi i sëmundjeve kirugjikale bëhet në mënyrë të koordinuar dhe me trajtimin terapeutik pre dhe postoperator në shërbimet e tjera. Në këtë aspekt rolin më të rëndësishëm e zë Shërbimi i Kujdesit Intensiv në pediatri ku trajtohen të gjithë të sëmurët rëndë kirugjikalë si para dhe pas operacioneve.
Nënspecialitete të tjera si Kardiokirurgjia Pediatrike, Neurokirurgjia Pediatrike, Ortopedia Pediatrike, etj, duke qënë se janë degë shumë të veçanta nga ana anatomike dhe për shkak gjithashtu të incidencës së caktuar në vende të vogla si i yni, janë pjesë e specialiteve përkatese te kirurgjitë e të rriturve.
Shërbimi yne është një Shërbim unik, që shërben për të gjithë vendin. Megjithatë shumë intervente, sidomos ato të karakterit infektiv dhe të urgjencës kirugjikale kryhen dhe nga kirurgët e përgjithshëm te rretheve të cilët kanë kryer specializimin në kuadër të pregatitjes së tyre në kirurgjinë e përgjithshme.
Në ekipin e shrëbimi, sipas eksperiencave të klinikave më të zhvilluara, kemi një pediatër që është një ndihmë e madhe në trajtimin e të sëmureve pre dhe postoperatore dhe sidomos të sëmurëve me sëmundshmëri shoqëruese pediatrike ku trajtimi i tyre është përveçse kirurgjikal edhe konservativ.
Një rol shumë të rëndësishëm në ekipit tonë luajnë dhe anestezistët pediatrikë që janë pjesë e një shërbimi tjetër, të cilët janë anestezistë të specializuar për pacientët e vegjël, ku praktika dhe teoria janë gati gjithmonë me specifika të veçanta.
Shërbimet e Ofruara
Disa nga sëmundjet më të shpeshta të trajtuara në Shërbimin tone janë:
- Sëmundjet e veshkave
- Sëmundjet e rrugëve urinare
- Sëmundjet e organeve genitale
- Sëmundjet e organeve të sistemit tretës, si të ezofagut, stomakut, të zorreve, të mëlcisë, shpretkës etj.
- Sëmundjet e murit të barkut siç janë herniet e ndryshme
- Sëmundjet e testeve të pazbritura
- Sëmundjet e mushkërive
- Tumoret dhe masat te fëmijët, si ato malinje ashtu dhe ato beninje
- Sëmundjet e tiroideve
- Fistulat e lindura të qafës
- Sëmundjet e tonsileve dhe të adenoideve
- Sëmundjet infektive dhe ato të urgjencës të cilat siç thamë më sipër mund të trajtohen shpesh herë edhe nga kirurgët e përgjithshem, si apendisitet, torsionet e testeve, invaginacionet ( ngaterrimet e zorreve ) etj.
Në shërbimin tonë shumë sëmundje urologjike, torakale dhe abdominale kryhen me metoda mini-invazive me anë të endoscopisë, laparoscopisë dhe toracoscopisë.
Konsultat ambulatore
Kirurgji Ora 9:00 – 12:00 | |
Ditët | Mjekët |
E Hënë | Dr. Sajmir Heta |
E Martë | Dr.Adnan Demrozi |
E Mërkurë | Dr.Dritan Alushani |
E Enjte | Dr. Sokol Buba |
E Premte | Dr.Suela Cinari |
ORL Ora 10:00 – 13:00 | |
Ditët | Mjekët |
E Hënë | Dr. Edlira Beqiri |
E Martë | Dr. Juzela Shehu |
E Mërkurë | Dr. Edlira Beqiri |
E Enjte | Dr. Juzela Shehu |
E Premte | Dr. Edlira Beqiri |
Anestezi Ora 08:00 – 10:00 | |
Ditët | Mjekët |
E Hënë | Dr. A.Balliu.S Sila.I Nakuci |
E Martë | |
E Mërkurë | |
E Enjte | |
E Premte |
Stafi ynë
Ass. Prof. Dritan Alushani
Shef Shërbimi
Dr. Niko Kota
Ass. Prof. Sokol Buba
Dr.Shk. Saimir Heta
Dr. Adnan Demrozi
Otorinolaringologët
Dr. Edlira Beqiri
Dr. Juzela shehu
Pediatër