Shërbimi i Psikiatrisë

Rreth Nesh

 

Përmes stafit të Shërbimit të Psikiatrisë, ofron një kujdes të plotë të vazhdueshëm, duke përfshirë shërbimin me shtretër për pacientët akutë, shërbime ditore në observim, ndërhyrje dhe trajtim të urgjencave dhe emergjencave psikiatrike, konsulta ambulatore dhe konsulta specialisti pranë shërbimeve të tjera të QSUNT për komorbiditete me sëmundje psikiatrike sipas rekomandimeve të mjekëve kurues.

Shërbimet e Ofruara

Shërbimet ofrohen përmes katër njësive tona kryesore: Urgjenca, Pranimi, Pavionet Subakute dhe Pavioni i Fëmijëve dhe Adoleshentëve.

Të gjitha njësitë janë hartuar në mënyrë që të ofrojnë një shërbim tërësor, multidisiplinar, profesional dhe kosto-efektiv, duke ju përgjigjur kështu nevojave të pacientëve, familjarëve dhe komunitetit.

Shërbimi i Psikiatrisë kujdeset në mënyrë tërësore për shëndetin mendor të pacientëve të të gjitha moshave.

Ne ofrojmë kujdes ambulator për çrregullimet psikiatrike, me fokus të veçantë në:

  • vlerësim psikiatrik
  • trajtim psikofarmakologjik
  • çrregullime të lidhura me diagnoza të tjera mjekësore
  • çrregullime neuropsikiatrike
  • psikiatri geriatrike

Specialistët tanë janë të përkushtuar që të ofrojnë një kujdes sa më profesional, duke i ardhur në ndihmë pacientëve me probleme akute ose kronike të shëndetit mendor, dhe duke vendosur njëkohësisht standardin më të lartë të shërbimit në rang kombëtar.

Shërbimi ambulator

Grafiku i Konsultave e Hënë – e Premte, Ora 08:00 – 12:00

Mjekët Ditët
Anila Hashorva E Hënë
Anita Pilika
Irena Jorgji
Vuksan Kola E Martë
Pasho Maksuti
Fatbardha Myslymi
Valbona Alikaj
Valmira Skendi
Fatime Elezi E Mërkurë
Anila Harshova
Lefter Sinani
Valbona Alikaj
Valmira Skendi
Dr. Pasho Maksuti E Enjte
Dr. Ardian Braho
Irena Jorgji
Valbona Alikaj
Valmira Skendi
Lefter Sinani E Premte
Anita Pilika
Fatbardha Myslymi

Gjej shërbimin në hartë: