Shërbimi i Kardiologjisë I

Rreth Nesh

Shërbimi i Kardiologjisë I dhe Kabineti i Hemodinamikës kryen diagnostikimin dhe trajtimin mjekësor në të gjitha  sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut, si sëmundja e arterieve koronare, insuficienca akute dhe kronike e zemrës, çrregullimet e ritmit të zemrës, sëmundjet akute dhe kronike të muskulit të zemrës,  sëmundjet e lindura të zemrës, sëmundjet e valvulave të zemrës, hipertensionin arterial si dhe  sëmundjet e cipave të zemrës (pericarditet).

Në këtë shërbim kryhen çdo ditë ekzaminimet klinike si dhe testet rutinë laboratorike të  nevojshme,  në vartësi të diagnosës, së të  sëmurëve të shtruar  në spital. Gjithashtu realizohen, sipas  nëvojes se të  sëmureve, të gjitha ekzaminimet instrumentare kardiologjike si EKG, ekzaminimet radiologjike, Echo transtorakale dhe transezofageale e zemrës, Prova ushtrimore EKG-ike apo nukleare, Holter i ritmit të zemrës dhe presionit arterial, Angio-CT e arterieve koronare apo eneve të tjera të gjakut, Kateterizimi i djathtë dhe i majtë i zemrës, Koronarografia dhe Angioplastika koronare me stente (PCI), implementim i stenteve valvulare aortale (TAVI), implementim i Pacemakerave, vendosje e Defibrilatoreve të implantueshem individuale (ICD), vendosje e Pacemakerave Biventrikulare (CRT).

Shërbimi i I-re i Kardiologjisë përmban, përvec 2 Sallave të Hemodinamikës apo sallës së Angio-CT vaskulare, edhe disa kabinete të tjera si ai i Echokardiografisë, i Provës ushtrimore, i Holterave të ritmit apo presionit.  në sallat e Hemodinamikes,  nën vartesinë e këtij  shërbimi, kryhen edhe nderhyrjet invasive koronare, valvulare dhe të ritmit të zemrës të të  sëmureve që vijnë nga  Shërbimi 2 i Kardiologjisë dhe Reanimacionit të zemrës si dhe nga  Shërbimi i Kardiopediatrisë apo i Kardiokirurgjisë.

Krahas punës në shërbim, mjekët kryejnë edhe konsulta dhe ekzaminime të specializuara ambulatore për rastet e ndërlikuara që vijnë nga i gjithë vendi. Mesatarisht kryhen çdo ditë rreth 15-20 konsulta ambulatore, mbi 10 echo të zemrës, rreth 10 prova ushtrimore si dhe Holter të ritmit apo presionit. Mjekët e shërbimit mbajnë lidhje të ngushta me mjekët e spitaleve të rretheve të vendit, duke konsultuar shpesh situata klinike të nderlikuara e delikate apo duke ndihmuar në ngritjen apo permiresimin e shërbimeve të kardiologjisë  në këto rrethe.

Stafi mjekësor i shërbimit angazhohet dhe merr pjesë aktive edhe në aktivitete shkencore si brenda dhe jashtë vendit, duke realizuar çdo vit një numër artikujsh apo referimesh të botuara  në revistat kombëtare apo ndërkombëtare kardiologjike. Puna e këtij shërbimi realizohet edhe  në një bashkëpunim të ngushtë me  Shërbimin e II-të dhe Reanimacionin e Kardiologjisë, me Shoqatën Shqiptare të Kardiologjise, si dhe me  Shërbimin e Kardiokirurgjisë, Kardiopediatrisë, Kirurgjisë vaskulare apo Shërbimet e tjera të QSU “Nënë Tereza”.

Ndër themeluesit e këtij  shërbimi kanë qënë Prof. Nikollë Shurbani, Prof. Ylli Popa, etj. dhe prej mbi 30 vjetesh ky Shërbim drejtohet nga Prof. Artan Goda MD FESC.

Shërbimet e Ofruara

Testet dhe ekzaminimet joinvazive që kryhen për të  sëmuret  në Shërbimin e Kardiologji I:

  1. Analizat e ndryshme biokimike, citologjike, imunologjike, etj.
  2. EKG
  3. Ekzaminime konvencionale radiologjike të zemrës dhe organeve të tjera
  4. Ekokardiograma transtorakale
  5. Ekokardiograma transezofageale
  6. Prova ushtrimore EKG-ike apo nukleare
  7. Holter i ritmit të zemrës
  8. Holter i presionit arterial
  9. Angio-CT e arterieve koronare apo të enëve të tjera të gjakut

Procedurat diagnostike apo terapeutike që kryhen  në Repartin e Hemodinamikes:

  1. Kateterizimi i djathtë dhe i majtë i zemrës tek të rriturit
  2. Kateterizimi i djathtë dhe i majtë i zemrës tek fëmijët
  3. Angiografia e arterieve koronare (Koronarografia)
  4. Angiografia e arterieve periferike (renale, carotide, femorale, etj.)
  5. Angioplastika me stente e arterieve koronare (PCI)
  6. Implementimi i stenteve valvulare aortale (TAVI)
  7. Zgjerimet valvulare apo vaskulare (a. pulmonare, CoAo) me ballon tek fëmijët
  8. Implementimi i Pacemakerave provizore
  9. Implkementimi i Pacemakerave pemanente
  10. Implementimi i defibrilatorëve interne individuale (ICD)
  11. Implementimi i Pacemakerave biventrikulare (CRT)

Kabinetet që funksionojnë në  shërbimin e I-re të Kardiologjisë:

  1. Sallat e kateterizimit të zemrës dhe koronarografisë (2 salla)
  2. Kabineti i Angio-CT koronare dhe vazave të tjera periferike (carotide, renale, femorale, etj.)
  3. Kabineti i Echokardiografisë
  4. Kabineti i Provave ushtrimore (EKG, nukleare)
  5. Kabineti i Holterave të ritmit të zemrës dhe të presionit arterial
  6. Kabineti i ndjekjes së pacientëve portatorë të pacemakerave provizorë

Aktiviteti Ambulator

Konsultat ambulatore kryhen çdo ditë duke filluar në orën 10:00 pranë Qendrës së Konsultave Ambulatore, sipas ditëve mëposhtë.

Mjekët Ditët Ora
Prof. Mimoza Lezha E Hënë  –
Dr.Shk.Leonard Simoni E Martë  –
Dr.Shk. Albana Doko (Banushi) E Mërkurë  –
Dr.Shk.Ormir Shurdha/Dr. Vilma Paparisto E Enjte  –
Dr.Shk.Naltin Shuka E Premte  –

Konsulta Ekokardiografike:

Mjekët Ditët Ora
Dr.Shk.Albana Doko (Banushi) E Hënë
Dr. Benard Shehu E Martë
Dr. Daniela Teferici E Mërkurë
Dr.Shk.Majlinda Naska E Enjte
Dr.Ervina Shirka E Premte

Konsulta Cikloergometrike:

Mjekët Ditët Ora
Dr.Shk.Majlinda Naska E Hënë 10:00-14:00
Prof. Mimoza Lezha E Martë 10:00-14:00
Dr.Shk.Majlinda Naska E Mërkurë 10:00-14:00
Dr.Vilma Paparisto E Enjte 10:00-14:00
Prof. Mimoza Lezha E Premte 10:00-14:00

Konsulta Holter EKG ose HTA:

Mjekët Ditët Ora
Dr.Shk.Ormir Shurdha E Hënë 10:00-14:00
Dr.Ina Refatllari E Martë 10:00-14:00
Dr.Vilma Paparisto E Mërkurë 10:00-14:00
Dr.Vilma Paparisto E Enjte 10:00-14:00
Dr.Shk.Ormir Shurdha E Premte 10:00-14:00

Konsulta Angio-CT koronare apo vaskulare periferike:

Mjekët Ditët Ora
Dr. Vilma Paparisto E Hënë 10:00-14:00
Dr.Ervina Shirka E Martë 10:00-14:00
Dr.Ervina Shirka E Mërkurë 10:00-14:00
Dr.Hortencia Gjergo E Enjte 10:00-14:00
Dr.Hortencia Gjergo E Premte 10:00-14:00

 

Gjej shërbimin në hartë: