Rreth Nesh
Shërbimi Onkologjik është krijuar në Nëntor të vitit 1969 si Klinikë e Onkologjisë, me strukturën e një qendre gjithpërfshirëse, të luftës kundër kancerit. Aktualisht ai operon me një ekip multi-disiplinar, i cili merret me diagnostikime, trajtime, analizime, kërkime, raportime, etj, rreth patologjive malinje.
Për një cilësi sa më të mirë shërbimi, ky shërbim ka një bashkëpunim shumë të ngushtë me Shërbimin e Anatomisë Patologjike dhe Radiologjisë duke siguruar kështu një diagnozë, stadifikim dhe trajtim sa më të mirë të të gjithë pacientëve që vuajnë nga kjo sëmundje.
Për të gjithë stafin e Shërbimit Onkologjik, mjek, fizikant, infermier, laborant të të gjithë sektorëve, pacienti vjen i pari. Dhe është pikërisht kjo arsyeja që dhe sektori Psiko-Social në Onkologji tashmë ka marr një vend të veçantë dhe shumë të rëndësishëm, duke plotësuar kështu trajtimin shumë planësh të pacientëve tanë.
Risitë kanë ardhur dhe nga sistemi i referimit i cili ka përmirësuar punën e personelit mjekësor gjë që ka ndikuar direkt në cilësinë e shërbimit ndaj pacientëve të cilët presin më pak për kryerjen kryesisht të vizitave të para por pa neglizhuar edhe kontrollet periodike të pacientëve tashmë të diagnostikuar dhe trajtuar.
Parimet që udhëheqin praktikën mjekësore në Shërbimin Onkologjik kanë në qendër pacientin, dhe përfshijnë tre aspekte të gjera:
a) Kujdesin ndaj pacientit me patologji malinje
- Ofrimi i kujdesit të përshtatshëm, nga ana mjekësore dhe emocionale, dhe të individualizuar për çdo pacient.
- Ofrimi i kujdesit gjithëpërfshirës dhe të koordinuar në mjediset e Shërbimit dhe pranë vendbanimeve dhe banesës së pacientit, në bashkëpunim të ngushtë me Njesite Onkologjike ne rrethe, Shërbimin Onkologjik në Banesë (SOB) dhe organizata të tjera.
- Përfshirja në stafin tonë të mjekëve më të mirë dhe më të zotë.
- Njohja dhe mbështetja e rolit thelbësor që ka kërkimi shkencor në zhvillimet në fushën e kujdesit ndaj kësaj sëmundjeje.
b) Kultura
- Mundësimi i partneritetit kolegjial midis mjekëve.
- Respektimi individual dhe i vlerës së njohurive të grupit të profesionistëve që merren me kujdesin ndaj patologjive malinje.
- Të qënit të hapur për perspektiva të reja dhe të qënit të drejtë.
c) Menaxhimi profesional
- Promovimi i aksesit të përshtatshëm ndaj kujdesit që ofrohet në Spitalin Onkologjik.
- Lidership dhe udhëheqje në ofrimin e kujdesit efektiv dhe përmirësimi i të gjitha aspekteve të kujdesit ndaj sëmundjeve neoplazike.
- Shqyrtimi i mundësive për zgjerimin e shërbimeve që ofrohen për pacientin me patologji malinje.
- Të qënit konkurrues në të gjitha aspektet e kujdesit ndaj këtyre patologjive, në kontekstin kur ofrimi i kujdesit privat është një realitet i prekshëm edhe në vendin tonë.
Pacienti eshte në qendër të çdo shërbimi që ofrohet në Spitalin Onkologjik. Stafi i Spitali eshte i përkushtuar për të ofruar kujdesin mjekësor më të mirë të mundshëm dhe përpiqet për përmirësimin e vazhdueshëm të këtij kujdesi për çdo pacient, pavarësisht moshës, gjinisë, besimit fetar, paaftësisë, etnisë dhe orientimit seksual, duke bërë ç’është e mundur që kjo strukture të jetë i aksesueshëm dhe i përshtatur për nevojat e çdo pacienti të veçantë.
Shërbimi Onkologjik ka në përbërje të tij 4 Njësi mjekësore kryesore :
- Njesinë e Gjinekologjisë Onkologjike
- Njësinë e Kirurgjisë Onkologjike
- Njësinë e Kimioterapisë
- Njësinë e Radioterapisë
Gjithashtu në Shërbimin Onkologjik në ndihmë të përcaktimit sa më të saktë të diagnozës, kryhen një sërë ekzaminimesh si:
- ECHO
- Mamografi
- CT
- Biopsi / Tru Cut/ Citologji
Njësia e Gjinekologjisë – Onkologjike
Njësia e Gjinekologjisë – Onkologjike është qëndër unike e shërbimit spitalor publik. Kjo strukturë është e atashuar pranë Shërbimit Onkologjik dhe ofron trajtim të specializuar për patologjinë malinje të organeve genitale femerore. Në këtë njësi trajtohen të gjitha sëmundjet genekologjike duke ju ofruar pacientëve standarte bashkëkohor të krahasuara edhe me qëndrat onkologjike europiane të këtyre lloj trajtimeve. Puna e kësaj njësie mbështetet në eksperiencën dhe përkushtimin e të gjithë stafit përbërës të saj duke pasur si qëllim zgjatjen dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës së pacienteve.
Gjithashtu kjo njësi punon fort, në bashkëpunim me njësitë e tjera kryesisht kimioterapinë dhe radioterapinë për zbatimin me rigorizitet të protokolleve të trajtimit të patologjive malinje. Përveç kësaj duhet përmendur dhe bashkëpunimi i ngushtë me shërbimin e anestezi- reanimacionit duke ulur ndejshëm komplikacionet gjatë dhe post operatore.
Ekipi i Gjinekologjise Onkologjike ka nje bashkëpunim shumë të ngushtë me ekipin kirurgjikal të Shërbimit Onkologjik duke realizuar së bashku ndërhyrje kirurgjikale të kombinuara
Tipet bazë të nderhyrjeve kirurgjikale gjinekologjike :
- Trajtimi i tumoreve të organeve të jashtme genitale (Leucoplacia, Ca Vulve),
– Vulvektomi totale e thjeshtë
– Vulvektomi totale me linfadenektomi inguinale bilaterale
- Trajtimi i tumoreve të vaginës dhe qafës së mitrës.
-Tumorectomi të vaginës (primare ose metastaza)
-Amputacione dhe konizime të qafës së mitrës
-Hysterektomi totale e zgjeruar me ose pa adnekse a modo WERTHEIM me linfadenectomi pelvike bilaterale dhe paraaortale
- Trajtimi i tumoreve të mitrës.
-Hysterektomi totale me adnexse plus linfadnektomi pelvike dhe paraaortale
(në raste të veçanta të lidhura me gjëndjen e përgjithshme të pacientës realizohen dhe hysterectomi vaginale)
- Trajtimi i tumoreve të ovareve dhe tubave (tumour primare dhe metastatike).
-Hysterektomi totale dhe tuadnexectomi bilaterale, linfadnektomi pelvike dhe paraaortale, omentectomia totale, apendectomia tipica.
- Trajtimi i tumoreve placentare.
-Hysterectomi totale dhe adnexectomi bilateral.
Shërbimet e Ofruara
Shërbimi ambulator
Konsultat ambulatore të Njesisë së Gjinekologjisë kryhen në kabinetin e vizitave ambulatore të Gjinekologjisë (Kati i parë i Shërbimit Onkologjik). Konsulatat / vizitat kryhen nga mjeket konsulentë sipas ditëve dhe orareve të përcaktuara si më poshtë:
Mjeku | Ditët | Orari | |
Dr. Silvana Çeliku | E Hënë | 08:30-12:00 | |
Dr. Euglent Hoxha | 11:30-13:30 | ||
Dr. Euglent Hoxha | E Martë | 08:30-12:00 | |
Dr. Urana Prendi | E Mërkurë | 08:30-12:00 | |
Dr. Euglent Hoxha | E Enjte | 08:30-12:00 | |
Dr. Silvana Çeliku | E Premte | 08:30-12:00 | |
Dr. Euglent Hoxha | 08:30-12:00 |
Njësia e Kirurgjisë Onkologjike dhe Terapise Intensive
Kjo njesi eshte nje pike referimi per gjithe vendin ne sektorin publik ne aktivitetin professional qe ajo ofron, per patologji te caktuara ne lidhje me gjirin, melanomat, indet e buta dhe sistemin limfatik, gjithashtu kryhen edhe kirurgji te traktit digjesiv, sistemit kockor, palliative etj. Njesia e Kirurgjise Onkologjike dhe Terapi Intensive realizon 3 aktivitete baze: Vizita ne Punktin e Kirurgjise; Aktiviteti mjekesor ne Repartin e Kirugjise ku realizohen shtrimet e pacienteve dhe ndjekja e tyre; Ativiteti ne Bllokun Operator, ku kryhen kirurgjite dhe ndjekja e menjehershme postoperatore. Gjate trajtimit te pacientit ne repartin e kirurgjise vec trajtimit mjekesor per rikuperimin fizik dhe funksional sa me te shpejte, i kushtohet nje vemendje te vecante dhe anes psiko-emocionale te pacientit nga psikologet dhe punonjesit social. Ne kete Njesi vlen te permendet qe kryesisht ne fushen e patologjive te gjirit e melanomave, vec kirurgjive standarte jane realizuar dhe tipet e kirurgjive innovative qe aplikohen ne qendrat e tjera referente onkologjike internacionale ku mund te permenden rikonstruksionet me perdorim proteze dhe meshe biologjike dhe linfonoduli sentinel. Bashkepunim profesional dhe edukativ me qendra te tjera onkologjike internacionale ne kuader te ngritjes profesionale (specializime) te punimeve mjekesore (studime te ndryshme) teknikave kirurgjikale, etj duke ofruar per pacientet tane trajtimin e nevojshem dhe me bashkekohorin. Njesia e Kirurgji Onkologjike dhe Terapi Intensive eshte e organizuar ne: Punkti i Kirurgjise Reparti i Kirurgjise Blloku Operator
Punkti i gjinekologjisë | Ditët | Orari | |
Dr. Ibrahim Avdi | E Hënë | 10:00-14:00 | |
D.SH Artan Bodeci | E Martë | 10:00-14:00 | |
Dr. Ilirjan Naqellari | E Mërkurë | 10.00 – 14.00 | |
Dr. Fatmir Tahiri | 12.00 – 14.00 | ||
Prof Ass Helidon Nina | E Enjte | 10.00 – 14.00 | |
Dr. Edmond Gashi | E Premte | 10.00 – 14.00 | |
Dr. Fatmir Tahiri | 12.00 – 14.00 |
Punkti i radioterapisë | Ditët | Orari | |
Prof.Ass. Agim Sallaku | E Hënë | 10:00-12:00 | |
Prof.Ass. Agim Sallaku | E Martë | 10:00-12:00 | |
Dr. Astrit Alimehmeti | E Mërkurë | 09:30-11:30 | |
D.Sh.M.Arianit Kokobobo | E Enjte | 10:00-12:00 | |
Dr. Orges Spahiu | E premte | 10:00-12:00 |
Punkti i kimioterapisë | |||
Shtrimet/Mjeku | Ditët | Orari | |
D.Sh.M. Dhurata Tarifa | E Hënë deri të Premte | 08:00-11:00 |
Konsultat/Mjeku | Ditët | Orari | |
D.Sh.M. Dhurata Tarifa | E Hënë deri të Premte | 11:30-13:00 |
Dokumentacionet | Ditët | Orari | |
D.Sh.M. Dhurata Tarifa | E Hënë deri të Premte | 13:00-14:00 |
Spitali Ditor/Mjeku | |||
Dr. Sabo Ademi | |||
Dr. Flutura Proko |
Gjej shërbimin në hartë:
Stafi ynë
Prof. Ass.Agim Sallaku
Shef Shërbimi Onkologjik
Dr. Agim Karaj
Dr. Alketa Pere
Dr. Anila Pema (Kristo)
Dr. Arjana Dubraku
D.Sh.M. Arjanit Kokobobo
Dr. Artan Bodeci
Dr. Astrit Alimehmeti
Dr. Bledi Kreko
D.Sh.M. Dhurata Tarifa
Dr. Edmond Gashi
Dr. Elvira Papa
Dr. Elvisa Kozma
Dr. Enes Hafizi
Dr. Enkelejda Cuedari (Toska)
Dr. Euglent Hoxha
Dr. Fatmir Tahiri
Dr. Ferdinant Jorgoni
Dr. Flutura Proko (Cakalli)
Dr. Gentiana Hysaj
D.Sh.M. Helidon Nina
Dr. Ibrahim Avdiu
Dr. Ilirjan Naqellari
Dr. Majlinda Buba
Dr. Orges Spahiu
Dr. Ortesa Dhima (Salianji)
Dr. Rodina Cela
Dr. Sabo Iljazi (Ademi)
D.Sh.M. Silvana Celiku
Dr. Urana Prendi