Rreth Nesh
Shërbimi i Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Digjestive III është një ndër shërbimet kirurgjikale historike të Mjekësisë Shqiptare, të Fakultetit të Mjekësisë dhe të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.Ky shërbim përbëhet nga një trupë mjekësh të përkushtuar, të cilët punojnë me pasion në fushën e kirurgjisë digjestive duke ofruar trajtim të sigurt, etik dhe racional bazuar në prova dhe parime të shëndosha shkencore. Stafi i shërbimit përkujdeset çdo ditë për të siguruar shërbim cilësor dhe të personalizuar duke i kushtuar rëndësi të veçantë krijimit të një mjedisi të ngrohtë dhe miqësor që i shërben lehtësimit të stresit që sjell operacioni për vet pacientin dhe familjarët e tij
Ndër objektivat kryesore të shërbimit janë:
Aplikimi i teknikave të reja kirurgjikale si në kirurgjinë e hapur ashtu edhe në atë endokopike, laparaskopike.
Tre fushat kryesore ku fokusohet aktiviteti janë:
1.Diagnostikimi dhe trajtimi patologjive kirurgjikale
2.Proceset e transferimit të dijeve dhe formimit profesional e të vazhdueshëm
3.Kërkimi shkencor dhe aplikimi i teknikave bashkëkohore
Rritja e gamës së interventeve kirurgjikale dhe aplikimi i metodave kirurgjikale me të përparuara përbën një ndër qëllimet bazë, aktualisht në shërbim realizohen të gjitha llojet e interventeve që realizohen edhe në klinikat simotra europiane, që nga kirurgjia e ezofagut dhe stomakut, ajo hepato-pankreatike, kirurgjia endokrine, ku vlen të përmendet trajtimi i suksesshëm kirurgjikal i tumoreve të mbiveshkores dhe atyre retroperitoneale, si dhe kirurgjia intestinale e proktologjike.
Në shërbim trajtohen në mënyrë profesionale një gamë e gjerë patologjish kanceroze me rezultate të afërta e të largëta të krahasueshme me ato europiane.
Kirurgjia mini invazive zë një peshë të rëndësishme në këtë shërbim. Mbi 80% e kolecystectomive realizohen me rrugë Laparoscopike. Ka nisur gjithashtu kirurgjia mini invazive për ezofagun, colonin dhe herniet. ERCP është gjithashtu një zhvillim thelbësor në trajtimin e pengesave të rrugëve biliare.
Të gjithë kirurgët e këtij shërbimi, krahas formimit në vend, kanë vazhduar formimin e tyre të mëtejshëm në spitale dhe shërbime të rëndësishme europiane, si në Itali e Gjermani, por edhe në SHBA.
Formimi i vazhdueshëm përbën një nga bazat për të përparuar më tej në rrugën e vështirë të kirurgjisë ndaj është përmirësuar procesi i mësimdhënies dhe formimit të studentëve të cikleve të ndryshme.
Në qendër të gjithë punës të këtij shërbimi janë pacientët. Vizioni i këtij shërbimi është dhe mbetet përkujdesja maksimale për çdo pacient.
Numrin më të madh të ndërhyrjeve kirurgjikale e mbajnë ndërhyrjet laparaskopike hepato-biliare, realizuar nga një pjesa më e madhe e mjekëve të klinikës. Trajtimi i pankreatitit akut ka pësuar evolucion të dukshëm të pranueshëm dhe të përqafuar. Futja e ERCP në pankreatitin biliar ka përmirësuar rezultatet e trajtimit të kësaj patologjie. Gama e ndërhyrjeve të kirurgjisë kolorektale përfshin realizimin e të gjitha llojeve të ndërhyrjeve kirurgjikale.
Mezorekectomia dhe kyrazhi ganglionar kanë përmirësuar ndjeshëm jetëgjatësinë dhe kanë ulur recidivat. Kombinimi i kimioterapisë dhe radioterapisë preoperatore ka çuar në realizimin e ndërhyrjeve kirurgjikale dhe në ato raste të vlerësuara si të pamundura.
Është shtuar në mënyrë të ndjeshme numri i rasteve me tumor të segmentit ezogastrik të tubit digjestiv. Mbizotërojnë ndërhyrjet radikale në kirurgjinë e ezofagut dhe stomakut, pa përjashtuar rastet paliative të përcaktuara nga stadi.
Shërbimet e Ofruara
Ndër procedurat kirurgjikale më të shpeshta që aplikohen janë:
- Kirurgjia Ezogastrike
- Kirurgjia hepato-biliare
- Kirurgjia Pankreatike
- Kirurgjia Endokrine.
- Kirurgjia Kolorektale
- Kabineti i Proktologjisë
- Kirurgjia e Urgjences
Për trajtimin e patologjive specifike në Shërbimin e Kirurgjisë së përgjithshme funksionojnë :
- Laparoskopia
- Endoskopia
Konsultat kirurgjikale
| Mjeket | Ditët | Orari | ||
| Ardit Kaçani / Gjergji Andrea (Megi) | E Hënë | – | ||
| Prof. Asc. Enton Bollano | – | |||
| Dr. Dritan Rehovica | E Martë | – | ||
| Dr. Arjan Saliaj | – | |||
| Prof. Asc. Enton Bollano | – | |||
| Dr. Devid Belalla | E Mërkurë | – | ||
| Dr. Shk. Dariel Thereska (Erinda) | – | |||
| Prof. Asc. Enton Bollano | – | |||
| Dr.Shk Gjergji Andrea / Ardit Kacani / Ervin Gjerazi (Dorilda) | E Enjte | – | ||
| Dr.Shk Endrit Shehu | – | |||
| Prof. Asc. Enton Bollano | – | |||
| Ibrahim Bruka / Arjan Saliaj / Ardit Kacani | E Premte | – | ||
| Dr.Shk Ervin Gjerazi | – | |||
| Prof. Asc. Enton Bollano | – | |||

