Shërbimi i Neurokirurgjisë

Ky shërbim kirurgjikal ofron konsulta dhe hospitalizim për pacientët me sëmundje kirurgjikale të sistemit nervor qendror dhe periferik.
Pjesë integrale dhe me rëndësi të këtij shërbimi janë punkti i kimioterapisë, unik i llojit të tij për Shqipërinë dhe struktura e radioterapisë me akselerator linear ku ofrohen trajtime të specializuara dhe bashkëkohore kimioterapeutike dhe radioterapeutike për tumoret e trurit dhe tumoret e sistemit nervor.
Ndër figurat e rëndësishme të mjekësisë Shqiptare të cilët kanë punuar dhe kanë dhënë kontribut pranë këtij shërbimi kanë qenë Prof. Arian Xhumari, Prof. Adrian Osmanlliu etj.
Stafi mjekësor
Ekipi Kirurgjikal
| Prof. Mentor Petrela PETRELA, PU-PH Paris | Neurokirurgji e përgjithshme, kollonë, patologji e bazës kraniale, vaskulare | 
| Dr.Sh.M. Arsen Seferi | Neurokirurgji e përgjithshme, kollonë, fiksime, epilepsi, vaskulare | 
| Dr.Sh.M. Artur Xhumari | Neurokirurgji e përgjithshme, neuropediatri, neuroendoskopi, radiokirurgji | 
| Dr.Sh.M. Ridvan Alimehmeti | Neurokirurgji e përgjithshme, nervat periferikë, funksional, stereotaksi, dhimbje | 
| Dr. Artid Lame | Neurokirurgji e përgjithshme, kollonë, stabilizime | 
Ekipi Neuroanestezise
| Dr.Sh.M. Kliti Plika | Neuroanestezi-reanimacion adult | 
| Dr. Mit’hat Demneri | Neuroanestezi-reanimacion adult/pediatrik | 
| Dr. Myfit Saraçi | Neuroanestezi-reanimacion adult | 
| Dr. Mishel Qirinxhi | Neuroanestezi-reanimacion | 
| Dr. Toma Kalefi | Neuroanestezi-reanimacion | 
Teknologjia dhe infrastruktura
|  | Kati i parë: | Sekretariati, zyrat e mjekëve, salla e tretë e bllokut operator “Lehman”, kabineti i neuroimazherisë (CT dhe MRI), radioterapia. | 
| Kati i dytë: | Reanimacioni “Prof. Arian Xhumari” (6 shtretër kujdesi intensiv dhe 4 shtretër kujdesi i shkurtër postoperator), salla e parë dhe e dytë e bllokut operator “Lehman”, zyrat e mjekëve. | |
| Kati i tretë: | Salla Adrian, 16 shtretër hospitalizimi (dhoma me dy shtretër e një tualet), zyrat e mjekëve. | |
| Kati i katërt: | Salla Houdart, 16 shtretër hospitalizimi (dhoma me dy shtretër e një tualet), zyrat e mjekëve. | 
Blloku i operacioneve “Lehman” përbëhet nga tre salla operacioni me fluks ajri laminar e standart ISO 200019. Këto salla janë të pajisura me:
- 2 mikroskopë operatorë;p
- neuronavigator i integruar me mikroskopin dhe skopine intraoperatore;
- bisturi me ultratinguj;
- neuroendoskopi;
- kaskë stereotaksie;
- 2 skopi intraoperatore;
- neurofiziologji intraoperatore Surpass;
- echodoppler transkranial;
- osteosintezë vertebrale;
- extempora-kriomikrotom.
Reanimacioni (ICU)
Salla e zgjimit është e pajisur me 4 shtretër reanimacioni të cilat ofrojnë mundësinë e peshimit të pacientit dhe pozicionimin sipas nevojave të pacientit në mënyrë elektromekanike. Shtretërit janë të lëvizshëm, të pajisur me rrota dhe me frena. Secili shtrat është i pajisur me dyshekun përkatës të veshur nga një shtresë mbrojtëse ndaj lagështisë dhe papastërtive që mund të lahet duke siguruar higjienën e dyshekëve.
Pranë çdo shtrati gjendet respiratori dhe një monitor që siguron monitorimin e PA, Fk, EKG, EEG, PVC, Sp O2, FR, T°, ART, ICP, pt CO2, PiCCo, BIS, fi O2, NMT, etj.
Salla e zgjimit është e pajisur me perfuzorë dhe shiringa elektrike portative që bëjnë të mundur dhënien e likideve dhe barnave I.V. me infuzione të vazhdueshme duke realizuar dhe llogaritjen e shpejtësisë së dhënies së perfuzionit nga vetë aparati në mënyrë elektronike.
Reanimacioni përbëhet nga 6 dhoma të sëmurësh. Çdo dhomë është e pajisur me nga një shtrat reanimacioni dhe respiratorë që ofrojnë të gjitha regjimet respiratore për të rriturit dhe fëmijët si dhe regjimin e veçantë për NIV; një monitor, hemopode të cilat ofrojnë matjen e ICP, PVC, ART, PiCCO.; një POD, ptCO2 i cili bën të mundur monitorimin CO2 të ekspiruar.; një burim oksigjeni të lirë, respirator dhe shiringë elektrike. Gjithashtu reanimacioni është i pajisur me një astrupogram që bën të mundur matjen e gazeve në gjakun arterial në cast kur paraqitet e nevojshme.
Eksplorimet:
- Rezonanca Magnetike (MRI);
- Skaner (CT);
- Elektromiografi (EMG) dhe Elektroencefalografi (EEG);
- Arteriografi e Mieloradikulografi;
- Doppler transkranial;
- Doppler kardiak transtorakal e transezofageal.
Trajtime te integruara:
- DSA embolizim endovaskular;
- Akselerator linear për radioterapi konvencionale dhe radiokirurgji.
