|
Programi i Transparencës QENDRA SPITALORE UNIVERSITARE “NËNË TEREZA” TIRANË |
| Rreth autoritetit |
Kuadri ligjor rregullator dhe integrimi evropian Tekstet e plota |
E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar |
| Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi Qsunt | Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të Qsunt | Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat |
| Shërbimet që ofrohen nga Qsunt | Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të Qsunt | Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve |
| Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve | Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga Qsunt | Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga Qëndra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” |
Struktura e QSU "Nënë Tereza" përbëhet nga gjithsej 3,221 punonjës, të shpërndarë sipas kategorive : 1. Administrata, e cila përfshin një total prej 346 punonjësish, të angazhuar në funksione drejtuese, administrative dhe mbështetëse të institucionit; 2. Polet e Administrimit të Integruar, të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të strukturës organizative me gjithsej 2,875 punonjës, të angazhuar drejtpërdrejt në ofrimin dhe mbështetjen e shërbimeve shëndetësore. Në mënyrë të detajuar, personeli në Polet e Administrimit të Integruar është si vijon: • Trupa mjekësore përbëhet nga 381 mjekë, të cilët kontribuojnë në ofrimin e shërbimeve diagnostikuese, terapeutike dhe akademike të mbështetur nga një kontingjent prej 400 mjekësh specializantë; • Personeli teknik i shkencave mjekësore përfaqëson kategorinë me numrin më të lartë të punonjësve, me gjithsej 1,469 punonjës. Në këtë kategori bëjnë pjesë infermierë, përfshirë personelin e Task Force dhe logopedistët, si dhe teknikë imazherie, fizioterapistë, laborantë etj; • Kategori të tjera të shërbimeve mbështetëse përbëhen nga 625 punonjës, të cilët kontribuojnë në garantimin e funksionimit të pandërprerë të shërbimeve të institucionit.
Vendimarrja e Bordit gjendet tek seksioni Kuadri ligjor Rregullator dhe Integrimi European
Qsunt nuk miraton rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit.
Shënim: Qsunt nuk ka iniciativë për propozimin e akteve ligjore.
Shënim: Qsunt nuk e ofron këtë shërbim.
Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim “AP”) publikon Programin e Transparencës (në vijim “PT”) sipas modelit të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). Informacioni në PT publikohet i përditësuar, në çdo rast që pëson ndryshime, duke shënuar edhe datën e përditësimit të fundit. Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik pa kërkesë. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të AP. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit, AP vlerëson nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim. Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP. Nëse AP nuk ka/zotëron informacione pjesë përbërëse të PT, atëherë bën shënimin përkatës (psh: nuk ka informacion, nuk ofron shërbimin, etj,)