Sqarim per opinionin publik nga Shërbimi i Nefrologjisë

Pas lajmeve të publikuara në mediat audiovizive, Shërbimi i Nefrologjisë ka dërguar një informacion lidhur me funksionim e këtij shërbimi dhe rolin që ai ka në fushën e transplanteve.
Më poshtë gjeni informacionin e përcjellë nga shërbimi i Nefrologjisë:

Shërbimi i Nefrologji-Dializë-Transplant, QSUNT përmbush në mënyrë të plotë dhe të vazhdueshme detyrimet e tij profesionale në këtë proces, ndërsa vendi i realizimit të ndërhyrjes kirurgjikale lidhet me faktorë organizativë, strukturorë dhe të burimeve njerëzore, të cilët nuk janë në kompetencë apo përgjegjësi të Shërbimit të Nefrologjisë.
Transplanti i parë i veshkës në QSUNT u realizua në vitin 2009 nga një ekip i përbashkët Shqiptaro-Italian, i mbështetur nga investime në trajnimin e stafit dhe ngritjen e kapaciteteve diagnostike, përfshirë laboratorin imunologjik. Mungesa e vazhdimësisë së ndërhyrjes kirurgjikale në QSUNT për arsye organizative nuk ka cenuar dhe nuk e ka ndërprerë rolin e Shërbimit të Nefrologji-Dializë-Transplant në fazat para dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale të transplantit të veshkës.
Në çdo rast, transplanti i veshkës mbetet shërbim falas për pacientët që kanë nevojë për të, i financuar nga Buxheti i Shtetit dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, në përputhje me VKM nr. 308, datë 21.05.2014, e ndryshuar dhe përditësuar me VKM nr. 516, datë 01.08.2024.
Ky qëndrim i stafit të Shërbimit të Nefrologji-Dializë-Transplant, QSUNT është në përputhje me transparencën institucionale dhe garanton vazhdimësinë, cilësinë dhe sigurinë e kujdesit shëndetësor ndaj pacientëve kandidatë për transplant të veshkës.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin,
Stafi i Shërbimit të Nefrologji-Dializë-Transplant, QSUNT

Prof. Alma Idrizi
Prof. As. Merita Rroji
Dr. Shk. Nevi Pasko
Dr. Shk. Saimir Seferi
Prof. As. Nereida Spahia
Dr. Shk. Suela Mumajesi
Prof. As. Erjola Bollëku
Dr. Vilma Çadri
Dr. Matilda Imeraj
Prof. As. Albana Gjyzari
Prof. As. Muharrem Duli
Dr. Amantia Imeraj
Prof. As. Ariana Strakosha